Basha kërcënon gjyqtarët e prokurorët: Nuk ndalemi, ju premtoj se ju do ta shoqëroni Ramën para drejtësisë

16 Qershor 2019, 19:50Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për 4 nga 7 të arrestuarit në Librazhd, zyrtarë të PD, të cilët tentuan t’i bllokojnë rrugën Edi Ramës për mbajtjen e mitingut.

Kreu i selisë blu është shprehur se këto arrestime kanë për qëllim të trembin qytetarët, por se kjo nuk do t’i ndalë ata deri në fitore.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e radhës, ditën e premte, ndërsa u ka dhënë një mesazh prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit që dhanë masën për të arrestuarit.

“Dua t’ju drejtohet gjyqtarëve dhe policëve të Elbasanit, ju e dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia, se është kriminale që një prokuror  dhe një gjyqtar të braktisë ligjin dhe t’i shërbejë politikës dhe krimit.

Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, se do ta kaloni vetingun, ndërsa unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë.

As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojmë dhe as falim krimin dhe korrupsionin tuaj”, tha Basha.

“Edi Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, ai po kërkon të nxisë përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve”, deklaroi kreu i selisë blu.

Deklarata e plotë e Bashes:

Prokuroria dhe gjykata e Elbasanit vendosi sot, të mbajë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit zotin Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy qytetarë të tjerë zotin Dashamir Boja dhe zotin Bujar Kllojku.

Krimi i tyre është se kanë protestuar në buzë të rrugës ku kaloi Edi Rama.

Është vendim burracakësh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të Edi Ramës.

Është represion ndaj kundërshtarëve politikë i urdhëruar direkt nga Edi Rama.

Qëllimi është vetëm një: persekutimi dhe trembja e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën dhe përpjekjet kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës.

Duke shprehur solidaritetin tim për familjet e katër demokratëve të arrestuar që nuk do i kenë prindërit dhe bashkëshortët në shtëpi sot, dua ti drejtohem Edi Ramës dhe klanit të tij kriminal në qeveri:

Opozita nuk frikësohet.

Opozita nuk trembet.

Opozita nuk tërhiqet.

Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e bashkuar

do ta luftojmë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë.

Dua t’u drejtohem, gjithashtu, të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Elbasanit, të cilët sot vendosën të mbajnë të burgosur politikë njerëz të pafajshëm, ndërkohë që kanë vite që tolerojnë dhe mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit dhe të bandave të Elbasanit:

Ju e dini shumë mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia!

Ju e dini shumë mirë se është kriminale që një prokuror dhe gjyqtar të braktisë ligjin dhe interesin publik për t’i shërbyer politikës dhe krimit.

Ju e dini, edhe ne e dimë. Të gjithë njerëzit e dinë.

Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’jua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore.

Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do ta kaloni vetingun. Kurse unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën përpara drejtësisë.

Prokurori dhe gjykatësi i korruptuar është funksionari më i rrezikshëm në shoqëri. As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojnë dhe tolerojmë krimin dhe korrupsionin tuaj.

Tani e gjithë bota po zbulon më në fund Edi Ramën e vërtetë: një të inkriminuar pa ndjenja, i cili për para dhe karrike nuk ndalet para asgjëje.

Një megalloman diaabolik që nuk njeh as familje, as shoqëri, as popull, as atdhe.

Tani që e ka kuptuar se u zbulua, dhe se pushtetin nuk e mban dot më me blerje zgjedhjesh dhe propagandë, Edi Rama ka vendosur ta mbajë atë me dhunë.

Pasi asgjësoi gjykatat dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë, ai ka disa muaj që ushtron dhunë sistematike kundër opozitës dhe qytetarëve.

Mbi 500 qytetarë janë ndaluar gjatë 5 muajve të fundit.

Mbi 50 qytetarë janë arrestuar.

Me dhjetëra gazetarë janë dhunuar në krye të detyrës.

Me mijëra qytetarë janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe mjete të forta nga policia.

Por dhuna e tij dështoi.

Njerëzit nuk u frikësuan.

Protestat u bënë përherë e më të mëdha!

Në protestën e fundit ka patur qytetarë pa asnjë lidhje me partitë e opozitës aq sa nuk ka patur kurrë më parë.

Protestat tona tani janë protesta të mëdha popullore, protesta të njerëzve që nuk pajtohen më me krimin dhe korrupsionin që po shkatërron jetët e njerëzve.

Kjo e ka trembur dhe e ka futur në panik Edi Ramën. Prandaj, tani ai ka vendosur të zbatojë një plan të rrezikshëm, për nxitjen e ndarjeve dhe përplasjeve sociale në Shqipëri.

Edi Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, ai po kërkon të nxisë përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Për këtë qëllim, ai po përdor policinë, prokurorinë, gjykatat dhe mercenarët e tij në media, për të krijuar ngjarje që provokojnë, që ndezin emocionet, që nxisin revoltim dhe reagime publike.

Këtë qëllim kanë arrestimet e fundit të drejtuesve të PD.

Këtë qëllim kanë përplasjet e policisë me qytetarët protestues.

Këtë qëllim ka vazhdimi i një fushate të paligjshme.

Këtë qëllim ka retorika e djegies, përmbysjes dhe e dhunës.

Motoja e Edi Ramës tani është: Çdo gjë të sakrifikohet, çdo gjë të shkretohet vetëm që ai ai të ruajë karriken dhe milionat e tij. Është një plan i dëshpëruar që do sjellë fundin e tij, dhe ne nuk do lejojmë që fundi i Edi Ramës të arrihet me kosto për Shqipërinë.

Ndaj dua t’u bëj thirrje së pari të gjithë atyre që e ndjekin verbërisht nga pas në këtë aventurë, që të mos bëhen kurban i Edi Ramës.

U bëj thirrje veçanërisht punonjësve të institucioneve ligjzbatuese: refuzoni të bëheni vegla të verbra për të shkelur ligjin, për të dhunuar popullin dhe për të kryer krime në emër të Edi Ramës.

Ne nuk do të na thyeni dot,

Ne nuk do na lëvizni dot asnjë centimetër.

Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të jenë kurajozë dhe të bashkuar si deri më sot. Ne jemi të fortë. Ne jemi të vendosur. Ne kemi të drejtën me vete.

Do të protestojmë, do të qëndrojmë deri në fitore. Të bashkuar, nuk na ndal asgjë dhe i fusim frikën në palcë Edi Ramës dhe mercenarëve të tij.

Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen në protestën e të premtes së ardhshme.

Forca jonë është e pathyeshme sepse ne jemi shumica, sepse ne jemi e drejta, sepse ne jemi e vërteta.

Ne luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kurse ata janë zvarranikë që luftojnë për karriken që kanë marrë duke ju vjedhur votën, paratë, pronat dhe mundësitë.

Tani është koha t’i merrni ato mbrapsht.

Asnjë hap pas, deri në fitoren e afërt të betejës tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

15 komente në “Basha kërcënon gjyqtarët e prokurorët: Nuk ndalemi, ju premtoj se ju do ta shoqëroni Ramën para drejtësisë”

  1. Aleksander says:

    O Lulash po pse leh kot, ty nuk te voton njeri, ne demokrazi qeveris kush ka votat e Popullit, me 30 qeshor do votojm, ti nuk na ndalon , e kupto qe po leh kot.

  2. Shvejk says:

    O Luli me floket si Gjergj Dimitrovi, ta paska ndjere bytha e vogel ate qe do ndodhi neser ne prokurori. Po provon te kercenosh edhe nje here sot se mbase ta falin si atehere kur more raport mjeksor per grip. Ksaj rradhe e hengre o Lul, Sala te shiti, Meta po kerkon te te marri opoziten, Monika eshte semure me ato, Amerika kerkon koken tende. As Rama nuk te ben dot derman. Hike o Lul, u dogje shum shpejt. E keqja eshte se asnjeriu, as majtas e as djathtas nuk i plas per ty. As gruaja nuk do te te vizitoj ne burg, do besh takime speciale nje here ne muaj me Salianjin deri sa te gjeje dhe ai ndonje dashnor tjeter.

  3. John says:

    4-shja, Berisha, Meta, Kryemadhi e Basha duhen ruajtur mire dhe nuk duhet t’ju lejohet te arratisen. Ata duhet te pergjigjen para shqiptareve per krimet dhe vjedhjet masive. Nqse ata do luajne s8 Gruevsi atehere kjo eshte nje loje e re mbi shqiptaret dhe sakrificat e tyre.

  4. Vlesh says:

    Luli po sikur te nxjerrin Raporte mjeksore i arreston dot?

  5. Koba says:

    Leni Llafet.I ke mbushur Poturet.Po te afrohet Laku i Drejtesise .Nuk Ka ma te shpetosh per procedure.Ne Sume do ta hash Hunin.Hajde mos u merzit se do te kesh shoke shume :Like me Baxhellen.Sale kriminelin familisht e te tjera e te tjera.Jepi Mo te Lumte Vëra.

  6. SHKELZENI says:

    ZOGU NESER DO TI TAKOSHE NE BURGE MOS U MERZIT KETE JAVE JE BRENDA NE BIRRUCE MERI PORDHET ASKUSH NUK TA VARE ME

  7. Saliu says:

    Cfare fitore thote ky débile ky doli nga parlamenti ky iku si legen

  8. Tironsi says:

    O lulush po bertet qe ti nxjerresh friken vetes se ti e di mire qe burgu te pret

  9. Perendia te jep nje denim per vrasje - Degjenerim medor dhe vuajtje mendore - Do jetojme te shikojme says:

    Ata gjygjtare e prokurore do te fusin ty ne burg ore kopuk i Saliut. Prit, prit dhe me pakm qetesi dhe dashuri ti dhe mqte e tu do te futeni te gjithe brenda. I tromaksuri nga drejtesia uleret ti frikesoje dhe kercenoje gjykatesit. Hahaha eshte kenaqesi qe ta shikosh se si po degjeneron nga truri cdo dite. Do te perfundosh ne cmendine ore torrollak sepse te vrasesh njerez eshte mekati me i madh qe mund te beje nje njeri. Edhe nese nuk te eliminojne fizikisht do te vdesesh menderish pak e nga pakm qe te vuashb per ate qe ju bere atyre 4 demonstruesve ne Bulevard para kryeministrise.

  10. timo says:

    Lul, si politikan je një dështak eksepsional. Nuk ke sy për qabe. Aktorët që luajnë dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet pa u shquar ndërmjet të tjerëve marin mbi vete opinionin” të pa talentuar”prandaj je që je gjej ndonjë punë si kamarjer në Hollandë se për më” tepër po ndejte në Shqipëri ,mbas nja 4 a 5 muajve do të kesh ca detyrime të sikletëshme. Hik nga sytë këmbët sa s’është von. Ato anekdotat me burgosje të Edit apo prokurorëve e gjykatësve, tregoja klientëve të tu në kafene në Hollandë.

  11. Lul Bastardi says:

    Hahaha po ne nje brime i bie ky fyelli fyellit. Burgu po te pret ty bashke me Sahalen, Çismen dhe Kokelopen. Prandaj jeni bere akoma me te eger se kafshet e pyellit.

  12. Lulashi says:

    Vetem ne Shqiperi ndodh kjo

  13. TIRONCI says:

    I ndyre deri ne fund mbete Lulush, puna eshte se nje humnere e ke mbrapa nga Saliu qe te rri te koka me…. e se kundershton dot dhe humneren tjeter e ke perpara me drejtesine , keshtu qe se shpejti do te duhet te vendosesh nga do e thyesh qafen.

  14. Jimi says:

    Lule kete rradhe prite bileten per Hollande pa kthim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje