Magna Carta ose “Karta e Madhe” mori miratimin e Mbretit Xhon, më 15 qershor 1215.
Është një nga dokumentet më të famshme në histori – pasi ndër të tjera, për herë të parë themeloi parimin se të gjithë, duke përfshirë mbretin, duhej t’i nënshtroheshin ligjit.
Një kopje e këtij dokumenti që i përket shekullit XVIII tregon se si ka qenë dorëshkrimi para se të dëmtohej nga një zjarr në vitin 1723.
Magna Carta u pranua nga Mbreti Xhon i Anglisë në afërsi të Uindsorit, më 15 qershor 1215.
E hartuar së pari nga kryepeshkopi i Canterbury-t për të bërë paqe mes mbretit të atëhershëm që nuk gëzonte ndonjë mbështetetje të madhe dhe një grupi baronësh rebelë, dokumenti premtonte mbrojtjen e të drejtave të kishës, mbrojtjen e baronëve nga burgosja e paligjshme, drejtësi të shpejtë dhe kufizime në pagesat feudale për kurorën, që do të zbatohej përmes një këshilli prej 25 baronësh. (TemA TV)