Lulzim Basha reagon për përgjimet e “Bild”: Gjynah që një votë kushton 4 mijë lekë, duhet të ishte më shumë

17 Qershor 2019, 21:38Politika TEMA

Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, pas publikimit të përgjimeve nga gazeta “Bild”.

Ai tha se është i keqardhur se sot shteti është një lukuni banditësh.

Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe.

Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë;

Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës. 

Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet tw ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne.

Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar. Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull.

Jam i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë.

Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë. 

Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci.

Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve: Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur. 

Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm –  ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë”, tha Basha.

12 komente në “Lulzim Basha reagon për përgjimet e “Bild”: Gjynah që një votë kushton 4 mijë lekë, duhet të ishte më shumë”

  1. Arjan says:

    O Lyl , ta kane prish pazarin kodosh, se ishe mesuar me nje thes miell , ti dhe fallxhorja …..

  2. Geri NYC says:

    Ik bej raportin ti o debil,leri pergjimet se ska gje,bej raportin e lutu se kete here ke Ameriken dhe asnje qe te mbron.

  3. Aspirantja says:

    pse paguan me shume ti Basha.
    me paguaj dhe mua se votoj une per ty. haha

  4. Qytetar says:

    Je shume i paturpshem !
    Vazhdon te blesh protestues,duke i sjell cdo jave ne Tirane,dhe tani ben viktimen !
    Race bastarde !

  5. SHKELZENI says:

    PO BERTET HAJDUTI KAPENI HAJDUTIN N’A KENAQE LULE N’A KENAQE SHKO PARAQITU NE PROKURORI

  6. Annoyed says:

    UUUUUUUU ca idioti …. a vete i shkruan ky keto fjalime?? Mor maskara, po kush ia coi Bildit ato pergjime te perkthyera sipas qejfit e interesit tat? Po ty te doli boja tani dhe neper bote me ate pergjigjen tjeter pacavure qe i dhe gjykates… hajde tani se dhe 3 dite kohe ke.tik tak tik tak Te shohim sa i trimeruar do jesh ne date 20 funderrine shtazore! ptuj

  7. Azio says:

    Leri keto perralla ,Lulzim.
    Cdo njer ne Shqiperi I afte per te gjykuar drejte e di se kush je ti,cfare halli ke,sa i ‘ndershem” dhe “paster”je.
    Por tani erdhi koha qe te shkosh sic thone,me nje kembe,duke kercyer,per te dhene llogari ,per pislleqet qe ke bere,sa qe kane mare ere pertej oqeanit,ne PROKURORI.
    Keshille per ty: Merr me vehte dhe nje pale te mbathura rezerve,se ka shume mundesi te permjerresh..

  8. shqip says:

    Hajde leri denglat , po shko perballu me drejtesine . Jo qe s’ka nevoje te harxhosh para per blerje votash , ju te pedes ne kete gjendje qe jeni katandisur ju mund edhe ai kantidati i Kelcyres . U bere si pllake gramafoni o idiot. Ke qe kur ke kapur pd qe perdore po te njejtat fjale . E kisha menduar qe pd te nxirrej jashte ligjit. Po duket se do dekompozohet vete .

  9. niki says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOO,ZOT ,CFARE POPULLI JEMI NE QE NUK PREKEMI NE NDERGJEGJEN TONE ,PER TE GJITHA KETO INFORMACIONE TE MANIPULUARA . JANE TE MBYLLURA NE SIRTAR PREJ KOHESH DHE NXIRREN NE KETO MOMENTE KU BASHA ME NDJEKSIT E TIJE TE KALOJNE KETO MOMENTE KAQ DELIKATE PER TA HUTUAR POPULLIN ME SHPIFJET,DUKE HEQUR APO SHTUAR NE PERKTHIMIN QE I KANE BERE MATERIALIT DUKE HUTUAR NJERZIT TE CILET NA KONSIDEROJNE DELE. NJEEEEEEEEEEEEE MANIFESTIM PAQESORRRRRRRRRRR NE TIRANE NE POPULLI NUK MUND TA ORGANIZOJME. VETEM KESHTU ME FORCEN E POPULLIT MUND TI MUNDESH ME NOKAUT HORRAT QE KANE DEMTUAR DHE PO VAZHDOJNE TE DEMTOJNE SHQIPERINE TONETEEEEEEEEEEE . FORCA SHQIPTARE TE NDERSHEM ESHTE MOMENTI YNE MOS TA LEME TE NA IK PREJ DUARSH!!!.

  10. Redi says:

    Nuk ke fajë që vota ka vajtur 4 mijë lek se kur ke qënë këtej nga njësia 7 i ke blerë me 100€.dhe shoferat i bëre shefa dhe drejtora.

  11. Po ti mor te q*fsha robt qe ke perdor te gjith prokurorine per interesa te bythes tende dhe i ke mbajtur peng prej 3 te gjitha keto materiale.
    Realisht per mua Rama po bente lojen qe nisi Ilir Meta bashke me ate plakun Berisha,,, ju e niset lojen e shitblerjes se votave. Mos na u hiq si Nene Tereza se te ka dal boja me kohe or pleher, or njeri pa dinjitet.
    Ik shko prrallis ndonje gje andej nga Hollanda qe ishalla mos te futet edhe kete vit Shqiperia ne negociata.

  12. FLUTURA says:

    Po ti je nje kukull ne duart e Saliut, Gruas, Kunatit, Ilirit dhe Monikes.
    Ka fatkeqesi me te madhe se kjo?!
    Ti je personi qe duhet te japesh llogari per gjithe zullumet, qe ke bere si pupac i Saliut, Gruas, Kunatit, Ilirit, Monikes.
    Ti duhet te largohesh urgjent nga politika, madje po ti falim edhe zullumet, sepse ne fund fare na duhen me mire Lidera qe gabojne vet, sesa pupacer si puna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje