Nga Skënder Minxhozi
Një zyrtar i partisë në pushtet merr në telefon një drejtor shkolle dhe i kërkon deklarim të hapur vote. Një tjetër zyrtar flet për grupe djemsh problematikë që duhet të rrinë diku në një cep gjatë procesit të votimit. Të tjerë krerë lokalë, kryetarë bashkish apo deputetë japin e marrin komplimenta shpesh banale, lenë takime e dreka sikur të jenë kushërinj a krushq prej s’dihet sa kohe.
Skena që shpaloset nga përgjimet audio që aktualisht i ridëgjojmë e i rilexojmë në gjermanisht, nga dosjet 339 dhe 184, veçse na e forcon pështirosjen e krupën për kodet e komunikimit e të veprimit që politika shqiptare aplikon në kohë fushatash zgjedhore. Na kujton dhjetra, qindra raste, kur qeverisjet dhe partitë e të gjitha ngjyrave, peshave dhe gjynaheve, kanë luajtur me votën duke e blerë, marrë me zor a grabitur në tavolinë.
A nuk u vodh mandati i bashkisë së Tiranës në sytë e të gjithëve në vitin 2011? A nuk u kthye KQZ në një strofull hileqarësh e dhunuesish të votave, ku e ku më keq se krerët lokalë e kandidatët e panjohur të provincës, që dëgjojmë sa në Durrës e në Dibër apo diku tjetër? A nuk kemi prekur ne si shoqëri tabanin e ulët të shkeljeve e tjetërsimit të vullnetit të popullit, sa herë që ka pasur zgjedhje? A nuk është paradoksale dhe njëkohësisht e dhimbshme, që të për të gjetur një proces zgjedhor normal në Shqipëri, të shkojmë pas deri në hapat e parë të pluralizmit shqiptar, në vitin 1991?!
S’ka si të mos habitesh me habinë e atyre që bëjnë sikur dëgjojnë për herë të parë një drejtor shkolle të marrë një urdhër që lidhet me një fushatë elektorale, nga një zyrtar a deputet i një partie. Nuk gjen dot asnjë justifikim që të mos votohet në 30 qershor “pas Bildit”, kur kemi votuar pas Gërdecit dhe pas 21 janarit!
S’ka si të mos mbetesh i zhgënjyer nga ky shpërthim i papritur etike e moraliteti i një sëre njerëzish, që e dinë fort mirë se çfarë zullumesh na kanë parë sytë e dëgjuar veshët në 30 vjet zgjedhje shqiptare. Kush ka jetuar në këtë vend qoftë edhe për pak vite, e di si buka që ha se zgjedhjet janë bërë tradicionalisht me të fortë të të gjitha llojeve, me sugjestionim e presion të shtetit mbi administratën dhe me premtime e oferta të pista partish për shtrime rrugësh, futje kolektive votuesisht në punë ose dikur edhe me viza greke ose italiane.
Trafikimi i votës është një sëmundje endemike e shoqërisë shqiptare. Përgjimet aktuale vetëm sa po i vendosin disa emra konkretë këtij fenomeni shumëvjeçar. Dhe e bëjnë këtë jo rrallë në mënyrë tendencioze dhe jashtë kontekstit.
Ka në qindra e qindra përgjime që ndodhen sot në Prokurori, një përzgjedhje selektive, të sforcuar e pa lidhje, siç qe p.sh biseda e kryeministrit Rama me një kandidat anonim në Maqellarë, e që papritur jetoi disa orë lavdie e fame të pakërkuar, kur e pa emrin në mediat më të mëdha të vendit.
Me shumë gjasë Edi Rama nuk bëri mirë që paditi gazetarin e “Bild” për botimin e përgjimeve. Politika e ka fituar rrallë betejën me median. Por edhe listimi i sforcuar i një politikani, për biseda që realisht nuk kanë asgjë brenda, në vend që të çojë ujë drejt tezës së implikimit të politikës në zgjedhje, bën efektin bumerang të përdorimit të të pavërtetave për të sulmuar një njeri me pushtet.
Mali i lartë i përgjimeve ka një rrugë të gjatë përpara. Të presim e të shohim çfarë do të ketë rezervuar fati për ata politikanë e zyrtarë që do të dalin në to. Për momentin po shohim shumë tym, por jo edhe po aq zjarr. E vetmja gjë normale që duhet të ndodhë këto orë të ethshme, kur një përgjim shpallet i fajshëm ende pa u dëgjuar deri në fund se çfarë përmban, është që drejtësia të ndërhyjë dhe të vendosë qartësi.
Të ndahet përgjegjësia etike e morale e komunikimit me kriminelë e horra, nga ajo politike e pastrimit të fushës nga ata që e meritojnë këtë gjë, duke lënë për në fund ata që duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Pa u kryer kjo krehje e ndershme dhe transparente e kolanës së gjatë të përgjimeve aktuale, brenda kësaj historie do të gjejnë strehë, justifikim ose edhe karburant dhe barut për topat, që të gjitha palët. Përgjimet duan transparencë, jo ribotim në gjuhë të huaj. Sepse ky quhet sugjestionim, jo bërje drejtësie.
Pse se dimë ne që ministrat punësojnë njerëz të militantëve pa plotësuar minimalisht kriteret e shpallura për tu futur në “konkurim”?
Me vjen keq qe e nxjer semundje shqiptare…
Albanistani me talebanet e varfer e ben ne menyren me vulgare si nje popull i eger qe eshte…
Por kjo eshte nhe semundje e vjeter qe ne lashtesi…
Lexoni ose shikoni si zgjidheshin papet e vatikanit qe nga familja me e korruptuar e Borxhajve(qe me ngjason me familen berisha e meta) shikoni per Medicet e Firences deri ne kohen e Linkolnit kur u hoq skllaveria ne amerike ,apo shikini se cbente Kenedi i vjeter per te zgjedhur djemt e tij ne krye edhe deri ne ditet tona me bushet e algor…
Kjo eshte semundja e karieristeve kapitaliste qe votat i blejne qe nga premtimet e kota,me hile edhe me pare….
Ky eshte kapitalizmi qe ne zgjodhem,por nga keta fukarenj qe shesin voten per nje thes miell ,asnje nuk eshte pasuruar,por vetem klasa politike si sali munika i ka konvertuar thaset me miell ne vila dhe miliona per familjet e veta…
Jam e bindur,deri me 30 qershor ketu do bubulloje e trumbetohet nje strategji e mirellogaritur qe synon te trondise besimin e sovranit tek ushtrimi I sovranitetit te vet.
Ky eshte I vetmi shteg qe ka mbetur per ushtrine shqup-se,lesh-e-liste ,gropen septike mediatike dhe tere te zenet ne konvulsionet e hesapeve qe kane me drejtesine e reformuar.Eshte nje beteje shume e forte,te cilen do t’a fitojne njerzit e pergjegjshem,puntore,e patriote,,,ata qe Jane perhere shumica e cod kombi.
Tung.
Ne fakt te gjitha keto diheshin dhe njiheshin. Por problemi qendron se nuk pritej qe edhe Rama te sillej njelloj si cubat e PD-se!
Ku e sheh njëllojshmërinë ti o @ katarakti, që ky nickname më kujton sëmundjen e syve që shkakton mosshikimin?! Thirri memorjes tënde qysh nga 1992 e këndej dhe nëse ajo të ka lënë, lexoje edhe njëherë me vëmendje shkrimin e Minxhozit. Po me vëmendje ama dhe jo me militantizëm apo mllef ndaj ndonjë aktori të caktuar politik.
Kjo eshte Shqiperia qe do Rilindja.Me hajdute,servile,mashtrues ordinere,trafikante,venes gjobash monstra te tilla si Edi me kompanine e e erjoneve,taulanteve,gramozeve eh sa shume jane saimireve e pa fund.Mos i justifikoni se e keqja eshte per te gjithe.
PO KE SHUME TE DREJTE KUR SHPREHESH QE PROKURORIA DUHET TE NDAJ……………………NGA HORRAT .POR CE DO QE NE PROKURORI MENDOJE QE KA ME SHUME HORRA SE POLITIKA SEPSE I BEJNE HYZMET LEKUT JO DREJTESIS.AQ E VERTETE PO BEHET KJO SA QE PO VIHET KREJTESISHTE NE DYSHIM REFORMA NE DREJTESI,MADJE KUR SHEHE SHUME VEPRIME TE GJYQESORIT E PROKURORIS NE DITET E SOTME TE BENE PA AS ME TE VOGLIN DYSHIM QE DHE REFORMA NE DREJTESI DO TE DESHTOJE DHE KJO DO ZGJIDHET ME NDONJE SKENDERBE SE PO THE E HOXHA BENE KRIM.SIC DUKET NUK BEJME DOTE PA U PERDOR HURI.FRIKEN NDAJE TIJE TA KETE JO VETEM POPULLI POR DHE DREJTESIA E SHIKON ME SA MENDJE TE FLETE PRESIDENTI QE ME 30 DO NXJERRE USHTRIN,PO A E DI Z. PRESIDENT SE KUR E PERDOR USHTRIN AI DHE CFARE TE DREJTASH E DETYRASH KA NDAJ USHTRIS.A E DI QE NE RREGULLORET USHTARAKE KA NJE LIGJE TE CAKTUAR KUR URDHERI DHENE NGA INSTAB=NCA E CAKTUAR E =SHTE NE KUNDERSHTIM ME INTERESAT E ATDHEUT DHE TE POPULLIT AI NUK ZBATOHET. HYSA
meqe ky na eshte ndryshe dhe po na e perserit vazhdimisht denimin per blerje e shitje vote, te liroje prokurorine, se nuk e ke bllokuar ti apo une, dhe te coje ne gjyq ceshtjen, qe te shohim sa do denohen keta qe ashiqare blene vota. me kete rast kuptojme edhe reformen ne drejtesi me rast konkret.
Shqiptaret e zakonshem Jane per republiken e cunave te mire e Jo te cunave problematike. A e kupton tani clloj republike ke mbeshtetur?
Publikojini gjuthe komentet dhe ne kohe, pasi ne situata te tilla kane me shume vlere komentet, opinionet pa dallim, se shkrimet e gjoja analisteve qe varen ne menyre te pavarur tek paraja dhe e paverteta.
te gjithe behen qorra dhe nuk shohin kush i berri keto pergjime,jane bere qellimisht apo dolen xaba kush ka qene kryeprokuror ne ate kohe kush ishin prokurore atehere, te gjitha jane te porositura, nga sala-meta,sepse nuk ka as per lsi-pd vetem per ps, shqiptare hapni syte se ujkun e keni perpara dhe nje here ju behet bari dhe nje here qen……