Tirana Bank, në linjë me politikat e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, së Grupit Balfin dhe UNDP, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, prezantuan sot një partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Fushata tre mujore, e cila i vë qytetarët në krye të mbrojtjes së mjedisit, do të zbatohet nga të dyja palët. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth seriozitetit dhe urgjencës së rrezikut që vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe t’i bëjë thirrje publikut të gjerë për të vepruar në mbrojtje të natyrës, detit e lumenjve dhe për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike.
Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa u shpreh: “Partneritetin me UNDP Albania në këtë projekt e shohim si një vlerë të shtuar të fushatës sonë të përbashkët. Fushata jonë do të trajtojë dy çështje kyçe të mbrojtjes së mjedisit. Letra e ricikluar ndikon në ruajtjen e burimeve natyrore, redukton emetimet e gazrave serë, zvogëlon ndotjen. Riciklimi dhe përgjegjshmëria ndaj ndryshimeve klimatike janë të ndërlidhura, të dyja kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit “.
Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, u shpreh: “Partneritetet janë në qendër të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe axhendës së UNDP-së. Agjenda 2030 i angazhon të gjitha palët e interesuara dhe sidomos sektorin privat, që të punojnë së bashku për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, zhvillimin shoqëror dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që të gjithë janë të përfshirë. Në këtë drejtim, jemi të lumtur të bashkohemi me Tirana Bank për të rritur ndërgjegjësimin, përkrahjen dhe gjenerimin e veprimeve nga shoqëria në mbështetje të mjedisit “.
Fushata tre mujore “Të gjithë për Tokën” do të promovohet në media duke synuar të përçojë mesazhin e përgjegjshmërisë për të mbrojtur mjedisin.
Haha na shkrite. UNDP ka mbi 15 vjete qe merr para pa fund per projektet e mjedisit dhe nuk ben asgje. Le te shohi qeveria se sa donacione ka marr nga donatore te ndryshem por edhe nga parate e Qeverise dhe te shikohen dhe punet per mbrojtjen e mjedisit.
Tirren e tirren me vite prohekte qe nuk prodhojne asgje, zero pune qe ti mbeten Shqiperise.
Keto para transformohen ne rroga te majme per projektet per qerane e zyrave te UNDP po sigurisht per shpenzimr per telefonata dhe telefona celularedhe asgje per vendin. Kur rapirtohet thuhet Shqiperia ka marr, qe nga viti 1991 me miliona dollare investime. Projekte jo vetem ne fushen e mjedisit po per romet, per femijet e rruges, per zonat e mbrojtura, per ndryshimet klinatike, per bregun e detit, per policine per dreqin e te birin dhe ne fakt nuk behet asgje. Prodhohen disa rapirte te stisura dhe kaq.
QEVERIA DUGET TA SHOHI ME KUJDES FATUREN QE DEL NGA UNDP ALBANIA.
Hipokrizia nuk paska kufi!!Pronari i balfin qe ka dhe uzinen e ferrokromit,po mbyt dynjane nga tymi dhe meazallah se e ben nje filter!!Ketej jep para per mjedisin!Kesaj i thone te kesh dy bythe.Nje ta mbash e nje ta cash!