FOTOT: Forbes zgjedh destinacionet turistike më fantastike të vitit

18 Qershor 2019, 17:15Lifestyle TEMA
FOTOT: Forbes zgjedh destinacionet turistike më fantastike të vitit

Portugalia është fituesja e turizmit për vitin 2019. Sipas revistës “Forbes”, Portugalia fiton çmimin e udhëtimeve për vit, duke u përzgjedhur si destinacioni më i mirë turistik në Europë. Njohur si çmimi “Oscar” i turizmit, për të tretin vit radhazi, Forbes ka përzgjedhur Portugalinë bazuar në disa kritere.

Qiejt blu, ujërat e kristaltë, klima sub-tropikale dhe peizazhi i thyer i Madeiras, pozicionuar në veri të Oqeanit Atlantik, është vit pas vit destinacion edhe më i preferuar prej 1.5 milionë vizitorësh çdo vit. Gjeoparku Arouca është një nga destinacionet e preferuara aventureske, me pyje e lumenj, në një natyrë të paprekur në sipërfaqe prej mijëra kilometrash, mbrojtur nga UNESCO.

Portugalia kryeson në 39 kategori, përfshirë këtu numrin e hoteleve luksoze që ofron, biznesin, dizajnin, ushqimin, infrastrukturën dhe jetën e natës. Pas Portugalisë, në 5 e destinacioneve të këtij viti, renditet Shën Pjetërburgu në Rusi, Madridi në Spanjë, Batumi i Gjeorgjisë si një miksim i shkëlqimit bashkëkohor me epokën e bukur si dhe Londra, e cila po ofron për turistët gjithnjë e më shumë.

Krijuar në vitin 1993, çmimi i udhëtimeve nëpër botë vlerëson qytetet apo shtetet lider sipas numrit të turistëve, linjave ajrore, hoteleve, resorteve, agjencive dhe mikpritjen përqark botës.

1 komente në “FOTOT: Forbes zgjedh destinacionet turistike më fantastike të vitit”

  1. Sportmeni says:

    Edhe ne kemi kavajen,fierin,kamzen,elbasanin,sukthin,..
    destinacjone turistike.
    Kemi edhe Alliasin me lumin me notue ,si dhe Lanen per me bo rafting.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje