Shtyhet seanca, Saimir Tahiri: Të mos këtë asnjë vonesë, procesi duhet të ecë përpara. Ky është një gjyq politik

19 Qershor 2019, 10:58Kronika TEMA

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se procesi ndaj tij duhet që të ecë përpara dhe të mos ketë asnjë vonesë. 

Nga ambjentet e Krimeve të Rënda, teksa u shty seanca e parë ndaj tij, Tahiri tha se ky është një gjyq politik. 

“A ka mundësi që të bëjmë gjyqe çdo ditë. Kam dy vite që pres.

Të mos këtë asnjë vonesë, procesi duhet që të ecë përpara. Ky është një gjyq politik ”,tha Tahiri.

Ndërkohë seanca e radhës për ish ministrin u la në 3 korrik ora 09:00.

Gjatë seancës, Tahiri i kërkoi gjykatës që të mos shfrytëzojë afatet ligjore dhe të shtyjë për 2 javë seancën, pasi kërkon gjykim të panderprerë.

Pjesë nga komunikimi me gazetarët: 

Ju keni kërkuar gjykim të pandërprerë, ditë për ditë… 

Duhet të ndodhë me këdo që të mos ketë vonesa në asnjë proces gjyqësor. Këtë kërkova që procesi të shkojë përpara. 

Pranoni fajësinë duke kërkuar gjykim të shkurtuar? 

Të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë. Ju e dini, më vjen keq që jeni në kufijtë e abuzimit. 

Do të merrni pjesë si votues? 

S’ka pikë lidhje. 

Ku keni gabuar ju? 

Nuk është momenti të bëj politikë këtu. 

Ju jeni një nga ministrat më jetëgjatë 

Jam ministri më jetëgjatë dhe më i miri në historinë e pluralizmit. 

Ti flet më shumë se sa ai që duhet të përgjigjet. E kam boll një gjyq politik nuk kam nevojë të bëj politikë këtu jashtë. 

Mendova dhe mendoj se nuk ka nevojë të zvarritet ky gjyq. Kam arsye të besoj se ka shumë të cilët janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë kjo, unë të zvarritem në procese gjyqësore dhe nuk janë të interesuar për drejtësi. Unë jam i vetmi i interesuar për drejtësi. 

I kërkova gjykatës që mundësisht t’i bëj seancat ditë për ditë. Ka dy vjet që zvarritet kjo histori. 

Unë jam hetuar personalisht në Itali dhe prokuroria e antimafias në Itali dhe gjykatat e dhanë verdiktin e tyre dhe thanë që Saimir Tahiri nuk ka pikën e lidhjes me këtë histori. Ajo karroca është vetëm materialet e Italisë. 

(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje