VIDEO: Deklarata që frymëzoi agresorët që t'i vendosnin flakën shkollës në Shkodër, ja ç'thotë kryebashkiakja Voltana Ademi për sulmet me molotov

19 Qershor 2019, 09:29Kronika TEMA

Ditën e djeshme, disa agresorë i kanë vendosur flakën një prej shkollave të Shkodrës ku ishin vendosur materialet zgjedhore.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka përshëndetur aktin e aktivistëve të saj duke i inkurajuar për aksionin e radhës.

Duket se demokratët që kryen aktin, janë frymëzuar nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Më herët ajo ka bërë një deklaratë skandaloze ku nxit protestuesit të dhunojnë institucionet.

Edhe pse të gjitha agjencitë e diplomacisë ndërkombëtare apelojnë për protesta të paqta, numri një i demokratëve në Shkodër thotë se edhe ajo do të kishte dëshirë të sulmonte me molotov.

“Sigurisht që unë shkoj në Tiranë dhe shkoj biles dhe protestoj fort.

Po të kisha edhe unë molotov edhe unë do të gjuaja me molotov.

Pra, që do të thotë, unë nuk di të gjuaj me molotov, pavarësisht se në shkollë kena ba dhe ushtarake por na qëlloi që të ndryshonim sistemin, shyqyr Zotit, edhe nuk e kam pasur këtë mundësi.

Por, qejfi dhe ajo dëshira…kur je aty në protestë sigurisht do me dhënë gjithçka nga vetja.

Do të kisha edhe unë dëshirë të gjuaja me molotov”, shprehet Ademi.(TemA)

5 komente në “VIDEO: Deklarata që frymëzoi agresorët që t’i vendosnin flakën shkollës në Shkodër, ja ç’thotë kryebashkiakja Voltana Ademi për sulmet me molotov”

  1. liri says:

    si eshte e mundur qe nje person me pushtet qe paguhet nga taksat tona ben deklarata te tilla ? ne nje vend normal qytetaret e atij qyteti do te ishin sot duke protestuar per largimin e saj dhe ajo do te ishte larguar tek ne deklarata te tilla lufte nxitese kalojne pa u ndeshkuar. Dhe pretendojne pastaj te vijne ne pushtet keta njerez qe nuk njohin as ligjin dhe sillen si te forte dhe te paprekshem.

  2. ermiri says:

    Femer talebane s’kisha pare ndonjehere.

  3. j says:

    Të plastë molotovi në gojë.

  4. Endri says:

    Talebane, injorante, rruspi. Rraseni brenda kurven. Te zenshin mallkimet e Tanit qelbesire.

    NXIRRENI PD JASHT LIGJIT JU QIFSHA ROBT SE ATE PUNE KA BO SI PARTI GJITH JETES.

  5. FLUTURA says:

    Kur inati vesh mendjen, goja xhvesh karakterin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje