Amir Rrahmani drejt Serie A

20 Qershor 2019, 21:00Sport TEMA

Gazetari italian Gianluca Di Marzio, i cili raporton të rejat më të fundit nga merkatoja verore e Serie A dhe jo vetëm, shkruan në rrjetet sociale se kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë lojtari më i ri i ekipit të sapongjitur në elitën e futbollit italian, Verona.

Mbrojtësi shtatlart në sezonin e fundit luajti për Dinamon e Zagrebit dhe kishte shprehur dëshirën për të provuar një aventurë të re.

Ditët e fundit ishte raportuar se Rrahmani ishte pranë nënshkrimit me Standard Liege, por transferimi nuk u realizua. Për kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës ishin interesuar edhe kampionët e Skocisë, Celtic.

1 komente në “Amir Rrahmani drejt Serie A”

  1. rrahmon birazer......... says:

    safi ”shqiptar”,Rrahmon Amirr…………madje ”autocthonus”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje