Voltana nuk i dha leje, Rama paralajmëron përplasje në Shkodër: Mund të ketë plan për një 2 prill tjetër sot

20 Qershor 2019, 13:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Kuvend mos dhënien e lejes nga kryebashkiakja e Shkodrës për takimin që ky i fundit ka organizuar këtë pasdite në këtë qytet.

Teksa i është referuar situatës së rëndë, Rama ka kërkuar nga të vetët që të tregohet vetëpërmbajtje.

Ndërsa ka aluduar se plani i opozitës mund të jetë edhe përsëritja e 2 prillit 1992, e njohur si masakra e fundit e komunizimit, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë.

“Të jemi të vetëvendosur dhe të vetëpërmbajtur. Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot mbasdite.

Historia ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në kokën e atij që është lideri suprem i PD, dhe fatkeqësisht ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e Presidentit por e ka humbur të drejtën të qendrojë duke i hedhur benzinë zjarrit”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje