Kush është gazetari A.Zh në përgjimet me Kastriot Ismailajn: Lekë ka boll ai shkërdhatë, po kur do takohemi tek për tek të dy?

21 Qershor 2019, 09:23Politika TEMA

Në përgjimet e zbardhura sot nga Shqiptarja.com të Kastriot Ismailaj për “dosjen 978”, në një nga bisedat e tij, ky i fundit flet edhe me gazetarin A.Zh.

Gazetari A.Zh, që gazeta i jep vetëm inicialet, me gjasë është Artur Zheji, pasi Ismailaj i premton që do ta ndihmojë për votat.

Kujtojmë që më 2009, Zheji kandidoi për LSI-në në Durrës për deputet, por nuk fitoi dot.

Dhe përgjimet janë bërë pikërisht më 2009.

Por ato u zhdukën, pasi Prokuroria drejtohej nga i besuari i Ilir Metës, Adriatik Llalla.

Kjo dosje, ndryshe nga ato të tanishmet që po trazojnë politikën, është mbyllur me vendim Prokurorie për të mos u hetuar kurrë.

Përgjimi i Ismailaj me gazetarin A.ZH

Gazetari A.Zh: O Joti!

Kastrioti: Po ku je, o deputet!? Se të mora atë ditë, po s’e ngrejte. Isha me Sevranin…

Gazetari A.Zh: … Të mora edhe unë mbrapsht, po s’e ngrite … dilte i padisponueshëm … Nga je ti?

Kastrioti: Unë në Tiranë jam se na erdhi edhe Sevrani dje nga Vjena me gjithë Nanon, janë bashkë

Gazetari A.Zh: Jo ore!

Kastrioti: E ore e! Kemi habere të reja. Po ça më tha mua ai, se nuk mora vesh nji gjë unë?

Gazetari A.Zh: He?

Kastrioti: Është ndërru zona jote, nga Tirana e Re, ke vajt te  … rruga e Fortuzit, ë?

Gazetari A.Zh: Jo, te rruga e Durrësit … nga 9-ta, te 5-a … Nga 5-a, tek 9-ta.

Kastrioti: … e ishte lagja 5 e vjetër.

Gazetari A.Zh: E, e, e

Kastrioti: Se, ndodhi rastësisht, më tako Tit Vargu.

Gazetari A.Zh: Po

Kastrioti: Edhe më thotë jam këtu anej, knej shefi?

Gazetari A.Zh: Ti ke ke 7-a?

Kastrioti: Jo, nuk është tek 7-a ai, vëlla … Këtu, këtu, mor, tek Samsungu. Nuk e di si i bjen si numër. Ku ka qenë Kol Nako … edhe kishte jo shefi pa shefi. I thashë unë: Ti do jeshë ajo nana jote ka qenë zysha e nanës teme … po unë do jem me deputetin tjetër … Një kena shefin dhe një kena vëllain e shefit.

Gazetari A.Zh: Sa i madh që je

Kastrioti: Po, për Zotin, Jo, tha, jo. Me më nimu për gjana, për vota, jo për lekë, më tha mu. Për lekë, e di unë që s’kërko ti, se ke fitu boll, i thashë unë.

Gazetari A.Zh: Lekë ka boll ai shkërdhatë.

Kastrioti: E e e

Gazetari A.Zh: … dua të them që … sot … të mbaroj emisionin dhe të takohemi mos pimë ndonjë kafe.

Kastrioti: … Aty tek vinoteka tek Tirana e Re e kemi lanë me shku deri tani. Nuk e di nëse ndryshon plani.

Gazetari A.Zh: Kam qef ta pi një kafe tek për tek me ty unë, mos sot, nesër.

Kastrioti: … Jo sot, jo sot … nesër do hiki deri në Ohër e do vij në darkë … se kam mision … vëlla. Se shtyva edhe Amerikën unë për datën 15. Dua të hiki në Amerikë unë më datën 14 dhe mund të hiki më 16.

Gazetari A.Zh: Mirë, shifemi sot, atëhere. Kur të mbaroj, do të të bëj telefon.

Kastrioti: Mirë, vëlla. Hajde…

21 komente në “Kush është gazetari A.Zh në përgjimet me Kastriot Ismailajn: Lekë ka boll ai shkërdhatë, po kur do takohemi tek për tek të dy?”

  1. NINA says:

    EPO JANE KETA FYTYRPALAR QE TANI PO JU BEJNE JEHON BABALEVE TE PD , ME PERGJIMET QE JU KAN BERE PS -stave.
    KETA SI ZHEJI.. NGAQE I KANE BER VETE ATO MASKARALLEQE BERATSIN KUNRA PS.. I VRAFTE ZOTI ZHEJIN ME BANDAT E MEDIAVE DHE KRIMINELET E SALISERBIT

    1. u dhime duke qesh says:

      Ju qorrofshin syte ? ? ?

  2. Biri I Sheqeres says:

    A+ZH = ARTUR ZHEJ KY ESHTE GAZEKARI.

  3. ik ere pirdhu says:

    Amon c’na thate!? Sikur se di gjithe bota se Zheji dhe gjithe zhejrat gazetaruce jane te manipuluar deri ne palce ?

  4. pepja says:

    A.ZH. ESHTE KOKRRA E LEGENITTE MATERNITETIT.

  5. Ola says:

    Keta te ndershmit e kombit qe na bejne moral nga mengjezi ne darke.Miqte dhe shoket I kane vene ne vende ku ishin mundesite per te vjedhur shtetin dhe me keto lek te mbushnin xhepat per interesat e tyre dhe per te vjedhur zgjedhjet.Sot Ismailaj eshte ne burg por miqte dhe shoket e tij na shesin moral se demek duan te shpetojne zgjedhjet nga bandat e krimit.Ne kete vend kulturen e vjedhjes se votes e futi PD e perfeksionoi LSI dhe tani duan tja lene dobicin PS.

  6. Joni says:

    Pidhrobshi qe ben thirrje per lufte nate per nate nga studiot televizive te trafikantit te droges Xhemal Pasmaciut.

  7. Mona doktoresha says:

    Ndryshe nga pergjimet e tjera, ku pergjithesisht jane socialistet mes tyre qe pyesin per situaten apo pergezojne njeri tjetrin, ky shpalos perfshirjen qe ka nje biznesmen i kriminalizuar si Imailaj ne mbeshtetjen per kandidate per deputete ne LSI

  8. Koba says:

    Jo Mo nuk eshte Turi i Zhejit Ky.Nuk kerkon Turi Lek se ka grumbullue Boll.

  9. Arbeni says:

    Pd-ja po na tregon duart e pastra por qe ne te vertete eshte nje parti e duarve te pista. Ne krye te KQZ per aq kohe sa ka qene ne pushtet ka patur gjithnje kryetare te perbetuar militante te tipit Gjata, Ristani. Ne presidence ka patur presidente militante si Nishani e Topi. Ne krye te prokurorive ka patur militante te Pd-se. Edhe kur dukej sikur keta prokurore benin oponentin e qeverise ishin nen kamuflazh. Cili nga keto instanca do te bente problem zgjedhjet skandaloze me nje mije shkelje te Berishes. Dhe sikur mos mjaftonin shkeljet ligjore ne zgjedhje procesi i numerimit vazhdonte tre muaj. Zgjedhjet ne qershor e rezultati ne shtator.

  10. Arbeni says:

    Pd-ja po na tregon duart e pastra por qe ne te vertete eshte nje parti e duarve te pista. Ne krye te KQZ per aq kohe sa ka qene ne pushtet ka patur gjithnje kryetare te perbetuar militante te tipit Gjata, Ristani. Ne presidence ka patur presidente militante si Nishani e Topi. Ne krye te prokurorive ka patur militante te Pd-se. Edhe kur dukej sikur keta prokurore benin oponentin e qeverise ishin nen kamuflazh. Cili nga keto instanca do te bente problem zgjedhjet skandaloze me nje mije shkelje te Berishes. Dhe sikur mos mjaftonin shkeljet ligjore ne zgjedhje procesi i numerimit vazhdonte tre muaj. Zgjedhjet ne qershor e rezultati ne shtator.

  11. mamija Like e Gjin Gjonit says:

    po Tit Vargu,mos eshte Tit Vasillaq Vasili?!!!

  12. BUJARI JU DEGJON says:

    Kush eshte gazetari A.Zh?
    Arturi i Zhyer eshte…
    Qe i kullon qelbesi nga faqet,goja,veshet dhe…
    … Na ben propagande rreth hygjenes e pastertise!!!…
    I dergon dhe letra moraliteti Kryeministrit ky Kryemut!!!…

  13. Tarasi says:

    Ai është sdo mend… Përse po çirret nëpër emisione që ti shpëtojë burgut… Te gjithe këta hajdutë po mundohen me çdo mënyrë që të parandalojnë reformën në drejtësi…

  14. USA says:

    Nqse ylli ndroqi nuk e heq artur gargarinin matrioshken rude me kontakte me sashenken derguara kapitene rude te moskate (rezidenca)ndroqi iku te joti per pune jave. Jane thella passmaci.

  15. Albana says:

    Jemi neveritur nga ajo qe po ndodh ne Shqiperi. Klasa politike totalisht e degraduar ka humbur te drejten morale per te qene e perfshire ne fatet e kombit. I kane bere nje dem te pallogaritshem Shqiperise dhe shqiptareve. Duhet te pastrohet totalisht sistemi nga keto individe, qe po perpiqen sot te krijojne destabilitet ne kurriz perseri te shqiptareve per te ruajtur lekuren e vet.Tashme eshte pergjegjesia e shqiptareve qe me neveri ti thone STOP.

  16. fariu says:

    Keta jane KAZANI (te gjithe A.Zh-te). Me gjithe qe nuk e kam shume qejf K/ministrin, prap se prap eshte me i miri. Kete do vertetoni ne vazhdim dhe ketu do jemi. Nje nga pjestaret me te medhenj te ketij KAZANI, i kaluar per perfitime nga sb tek im, eshte e dhe gazetari palaço, Llafazan e Kazanxhi, Ylli Rakipi. Keta tipa gazetaruçesh opinioniste dhe nje pjese palo keshilltaresh, po e bejne popullin mos dije nga tja mbaje. Keta tipa, mbasi tu behet VETINGU, nje dite do mbajne pergjegjsine morale dhe ligjore para Shqiperise dhe Popullit shqipetar.

  17. Kulufi says:

    Tit Vargu eshte ai doktori i leshit te k… t qe proteston njehere ne jave te dera e spitalit. Nuk eshte Tit Vasili por njesoj mut i LSI eshte.

  18. dibra says:

    Kastriot Ismailaj sekseri i Likes.

  19. POPULLI says:

    cfar bythqirash qe na kane fatet ne dore ….o popull…???????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje