Militantët e PD-së i prenë rrugën, Rama: Një grusht njerëzish ulërasin pas kurrizit tim për të bërë zhurmë, zgjedhjet s'mund të negociohen

22 Qershor 2019, 20:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u ndal pasditen e sotme në rrethin e Sarandës ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale.

Para banorëve të qytetit bregdetar se brenda mandatit tjetër do të nisë puna për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi Rama thumbi protestuesit e PD të cilët janë mbledhur në anën tjetër të sheshit duke kërkuar largimin e tij.

“Ne jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar, për t’u parë dhe për t’i dhënë dorën njëri tjetrit.

Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë.

Janë mbledhur për të prishur këtë takim. Këtu ka shumë njerëz të rinj por ka edhe të tjerë që e kujtojnë regjimin komunist.

Ajo parti lindi nga shpresa për Shqipërinë si e gjithë Europa ndërsa sot po e ndan Shqipërinë nga Europa.

Tani unë nuk dua të flas shumë për Sarandën dhe Delvinën sepse thashë se kemi bërë jo pak gjëra dhe shumë të tjera mbeten për të bërë. Ju kam thënë na jepni votën në këto 4 vite të bëjmë më shumë se në vitet e tjera të marra së bashku“, tha Rama.

1 komente në “Militantët e PD-së i prenë rrugën, Rama: Një grusht njerëzish ulërasin pas kurrizit tim për të bërë zhurmë, zgjedhjet s’mund të negociohen”

  1. gloria says:

    PD dhe LSI jane kthyer ne funeral, sigurisht qe nuk eshte mire por kane bere vetvrasje……
    O militante shpellare kuptoheni…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje