Vazhdojnë bisedimet: 10 milionë euro ndajnë Cancelon nga Manchester City

22 Qershor 2019, 10:11Sport TEMA

Vazhdojnë bisedimet mes Manchester City-t dhe Juventusit për transferimin e Joao Cancelos në ishull.

Klubi anglez është ndalur në kuotën e 50 milionë eurove pasi oferta e kampionëve të Anglisë nuk e kalon këtë shifër, megjithatë Juventusi për të lënë të lirë portugezin për të cilin shpenzoi 40 milionë euro një vit më parë, kërkon 60 milionë euro, 10 më shumë nga sa ofron City.

Gjithsesi dy klubet pritet të gjejnë një rrugë të mesme, me Citiziens që janë gati të përfshinë në marrëveshje një sërë bonusesh për të bindur drejtuesit e klubit bardhezi.

Vetë lojtari e ka arritur akordin me drejtuesit e City-t për një kontratë afatgjatë me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje