Prapaskena: Reali ofroi 130 milionë euro për talentin europian, u refuzua

21 Qershor 2019, 18:13Sport TEMA

Joao Felix mund të ishte futbollist i Realit të Madridit.

Është kjo prapaskena e merkatos së kësaj vere, me gjigantin spanjoll që kishte shfaqur interes për portugezit dhe madje sipas “Marca” kishte dërguar edhe ofertë zyrtare në dyert e Benfikës.

Plot 130 milionë euro për një futbollist që shpërtheu vetëm në sezonin e fundit, ku të shumta ishin edhe limitet e treguara nga 19 vjeçari. Gjithsesi, edhe pse oferta është e lartë, “shqiponjat” nuk u bindën, duke mbajtur në “kafaz” talentin e tyre.

Kjo ka ngjallur interesin e shumë skuadrave, si Atletico Madrid, PSG dhe Manchester City.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje