Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se përgjimet që kanë dalë nga gazeta gjermane ‘Bild’ për dosjen 339 të grupit të Shijakut ku është kapur duke folur edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Dako dhe dosjen e Dibrës, të njohur si 184 janë një pjesë e vogël, pasi ka edhe shumë të tjera.
‘Ka dalë vetëm një pjesë e vogël e përgjimeve‘ tha ndër të tjera ai duke paralajmëruar të tjera, edhe pse opozita ka deklaruar se nuk ka dijeni nga kanë dalë.
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.
Ai ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është ‘për sy e faqe, janë përpjekje për t’u “hedhur hi syve” të qytetarëve’ deklaroi ai./l.m
Oooo pikaa kush kerkon voten e lire. O gazatare leshi para se te intervistoni kete birbo, kerkoni pak per te kaliardn e tij. Jo per gje po e keni te dokumentuar edhe ne TV SI VJEDH MANDATIN E TIRANES
LULJA E DI SE JA KA DHENE VEHTE PO TE PAKTEN TE N’A DEKLAROJE SHUMEN NE EURO QE I KA DHENE GAZETARIT se para ruse jane