Kur aventura kthehet në tragjedi: Rrëzohet avioni me 11 prona

23 Qershor 2019, 09:36Bota TEMA

Një avion i vogël është rrëzuar në Havaji, duke shkaktuar të paktën 11 viktima.

Avioni po barte disa persona, që dëshironin të hidheshin me parashutë, por diçka nuk ka shkuar sipas parashikimeve dhe aventura është kthyer në tragjedi.

Avioni u rrëzua në afërsi të pistës Dillingham në afërsi të Mokuleai në Havaji. “Departamenti i Transportit në Havaji njoftoi se nga rrëzimi i avionit nuk ka asnjë të mbijetuar”, transmeton BBC.

“Deri më tani, sipas raportit të parë, dimë se 11 persona kanë qenë në bord. Nuk ka asnjë të mbijetuar”, tha shefi i zjarrfikësve, Manuel Neves, duke shtuar se familjarët e personave në bord kishin parë nga toka rrëzimin e avionit.

1 komente në “Kur aventura kthehet në tragjedi: Rrëzohet avioni me 11 prona”

  1. Nje qytetar says:

    Or, a mund te ma sqaroje dikush titullin e ketij shkrimi ; …. -.. 11 prona …. apo11 njerez ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje