Opozita ia merr "dorën" mallkimeve, pas Neritan Cekës tani Petrit Vasili i LSI: Babloku dhe rilindja dhunon kishat për fushatë, mallkuar qofshin!!

23 Qershor 2019, 18:38Politika TEMA

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së ka shpërthyer në mallkime kundër kryeministrit Edi Rama, apo “Bablokut”, siç ai e etiketon, si dhe rilindjes.

Arsyeja është fakti se propogandën e tyre elektorale e kanë shtrirë edhe në ambientet fetare.

Qendrimin e vet Vasili e ka publikuar në një mesazh të postuar në faqen e vet në rrjetet sociale kur më parë një qendrim paralajmërues e ka artikuluar dhe Mitropolia e Shenjtë e Apolonisë së Fierit, pasi stacioni ERTV i Ramës kish transmetuar një intervistë me njerin nga kandidatët për kryebashkiak të realizuar në ambinet kishe.

Mesazhi i plotë i Petrit Vasilit:

Babloku dhe rilindja dhunon kishat per fushate,Mallkuar qofshin!!

Edi Rama dhunon kishat.

Rilindja ve dore edhe mbi kishat.

Maskarenjte e rilindjes bejne fushate brenda ne kishe.

Shikojini FOTOT se si ne Lekël, te Bashkise Tepelene, bejne fushate brenda ne kishe.

Flasin kusaret e rilindjes me kryqin e shenjteruar perballe!?

Mekat me te rende se ky nuk ka.

Ky kalon cdo kushtetute, eshte me i rendi dhe me i pafalshmi i te gjithe fajeve,pasi keta horra nuk kursejne as kishat ne histerine per te rrembyer pushtet.

Asnje shqiptar i ndershem mbeshtetes i cdo partie qofte nuk e fal kurre kete dhunim te shenjterise se besimit.

Ku dallojne keta nga Partia e Punes qe ju vuri kazmen kishave?

Jane te njejtet, me te njejten urrejtje per fene dhe besimin.

Vetem keta mund ta bejne.

Pushteti tyre eshte i nemur, eshte i mallkuar pasi eshte prodhim i te pa feve,qe fe kane krimin vjedhjen dhe grabitjen.

Refuzojeni ashper keta vandale te besimit,qe arriten kulmin e mekatit te tyre njerezor.

Eshte i bekuar dhe legjitim çdo qendrim,veprim apo aksion ndaj tyre.

Te gjithe bashke kunder atyre,qe nuk besojne tek atdheu,tek familja dhe tek zoti!!”-

2 komente në “Opozita ia merr “dorën” mallkimeve, pas Neritan Cekës tani Petrit Vasili i LSI: Babloku dhe rilindja dhunon kishat për fushatë, mallkuar qofshin!!”

  1. ana says:

    po pse ta ka refuzuar vizen Amerika o Titi?

  2. Kreshniku says:

    O Titishkollëshumi bollëk tani mos e dhi muhabetin , nuk je më politikan i madh. O Shkollëshum ka mundësi të na sqarosh pse nuk të japin vizë për në SHBA ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje