Kryeministri Edi Rama është ndalur në qarkun e Gjirokastrës ku nuk ka lënë pa ironizuar kreun e PD-së në atë zonë Dasho Aliko i cili tentoi t’i bllokojë rrugën.
Gjithashtu, në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka thënë se çdo mbështetje për PS-së do të kthehet në punë.
“Vetëm PS do ta shpëtonte, po e shpëton dhe do ta shpëtojë Gjirokastrën, Keqardhje për kundërshtarët tanë që nuk kanë program nuk kanë kandidatët, vetëm Dashos së Lazaratit me një 20 veta që janë aty te rruga.
Janë bërë si enveristët qorra e shurdh që mblidheshin në 91, kokëbosh dhe që nuk kuptonin që ishte përmbysur. Besoj që ka njerëz që e kujtojnë atë kohë kur u krijua PD e PS.
Ndërsa disa humbameno përpiqeshin ta frenonin ndryshimin. Aq do të fitojnë edhe këta.
Njësoj. Aq do të mbahen mend edhe këta. E katandisën PD dhe e lanë rrugëve në mënyrën më të padinjitetshme që mund të ekzistojë.
Duke u përpjekur të marrin peng zgjedhjet. Që kërcënon se do të marri peng zgjedhjet.
Një parti që u krijua nga ëndrrat dhe shpresat dhe po mbytet në filxhanin e fallxhores. Kemi keqardhje për ta.
Por ka ardhur koha që ata të treten rrugëve. Të mos u jepet asnjë mundësi e vetme për tu shpërblyer.
Më 30 qershor do tu japim përgjigjen.” ka thënë ndër të tjera Rama.(TemA)