Mitingu i Ramës në Finiq jehonë në mediat greke: Është me prejardhje greke dhe se flet greqishten si gjuhë amtare

24 Qershor 2019, 15:44Politika TEMA

Mitingu i kryeministrit Edi Rama në zonën minoritate të Finiqit është komentuar gjerësisht nga mediat greke.

Duke u nisur nga fakti se përpos flamurit shqiptar, shpalosej edhe ai grek, Tribune.gr, shkon shumë larg kur e cilëson Ramën me origjinë greke.

Citimin e Ramës “30 Qershor” në gjuhën greke, për gazetën tregon se shefi i qeverisë shqiptare e ka atë si gjuhë amëtare.

“Tribune.gr, duke u bazuar në aktivitetit elektoral të KM në Finiq, raporton rreth “reagimeve të shkaktuara nga fakti se KM Edi Rama foli në greqisht në Finiq të Epirit të Veriut, ndërsa prapa tij qëndronte edhe flamuri grek”.

Portali shton gjithashtu se: “Edi Rama, me baba vlleh dhe nënë Himarjote, dihet se është me prejardhje greke dhe se flet greqisht si gjuhë amtare. Kjo natyrisht nuk do të thotë asgjë.

Dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nacionalisti “maqedonas i lashtë” Nikola Gruevski, është grek nga babai i tij dhe emri i tij grek është Nikolas Grouios. Vetë prejardhja greke nuk do të thotë gjë, nëse nuk shoqërohet me ndërgjegjen greke. Kjo është arsyeja pse ne themi se grek nuk lind vetëm, por edhe bëhesh”, shkruan gazeta.

Ndërkohë, minoriteti grek është njohur si i tillë që në vitin 1921 dhe sipas konventave përkatëse duhet të respektohet nga shteti shqiptar. (TemA)

13 komente në “Mitingu i Ramës në Finiq jehonë në mediat greke: Është me prejardhje greke dhe se flet greqishten si gjuhë amtare”

  1. undefined says:

    Hahahahahaha…o mjerim o mjerim…Zaev e shpreh publikusht qe eshte shqiptare por qe nuk e flet kete gjuhe si shume e shume shqiotare te sllavizuar…ngrihen psikopatet e Egjeut hibridet e Anadollit dhe pa piken e turpit ashtu sic e kane per tradite ..thone qe eshte”grek”…per Edi Ramen eshte e kote te flasesh….kush mendon se me keto psikopate mund te merresh vesh pa ju a shkerdhyer cfare ti mbaj pragu jevgjito-anadollak…ai eshte jasht cdo realiteti persa i perket marrdhenieve me keta mesjetare injorante qe na kane rene per hise ti kemi fqinj…

    1. vang says:

      Nuk thane per Zaevin qe eshte grek por per Gruevskin.

      1. ...... says:

        Edhe ai nuk eshte “grek” thjesht ne Maqedoni nuk flitet greqishtja por vetem shqip dhe sllavisht kjo edhe fshatrat kufitate me Greqine…..nuk ka si te flitet greqishtja kur procesi i saj gjeti zhvillim vetem ne Greqi dhe jo matane kufijve te saj …edhe ato qe e flasin ne Shqiperi e flasin si rrjedhoje e Kishes mirpo kete gje nuk kishin nevoja slkavet ata kishin Kishen e tyre…dhe sot tju thuash atyre se jane “greke” se ashtu ju pelqen disa idioteve ne Greqi eshte thjeshte…Cmenduri

  2. veprim i drejte says:

    Ka dicka , shqiptaret nuk kane qene asnjehere nacionalista, populli shqiptar kerkon marredhenie te mira me te gjithe fqinjet.
    Te flasesh gjuhe te huaja eshte pasqyrim kulture.
    Ne rastin konkret, gjuha greke, gjuhe e lashte , pra, akoma me shume kulture.

  3. Arifi says:

    Hahaaaaaa me lot kam qesh!! Paska dhe ne greqi aniliste si kta tanet??? Cudi!!!

  4. Sqepari says:

    Idem si me ate palloshin, babain, te Dasem greke

  5. Dash says:

    ??????…kane qene dhe jane jashte realitetit , gjynaf se i kane bere lavazh truri ati populli dhe ndonjehere dhe shume shqiptareve….

  6. * says:

    hahahahaaa.gjithcka per trilluesit greke eshte e tyre.Perderisa opozita shqiptare me flamurin dy krenare kercenon instituticjonet te vendit tone çdo dit,normale qe dikush tjeter do perfitoje te shfytezoje rastin .

  7. Daku says:

    Undefinet , e paske lexu me bythe artikullin. Aty nuk shkruhet per Zaevin fare . Flitet per ish kryeministrin e maqedonise nikola gruevski.

  8. ducati says:

    po ku eshte kjo jehone o te degjeneruar,une ne ate vend jetoj dhe i lexoj per dite.Dhe ti Mero me keto lloj lajmesh merre,ti je tre kate lart ketyre kazaneve te tjere,mos u merr cfate shkruan panorama ,tribuna e te tjere.Nje gje te dini mire Edi Rama gjitonet i ka bere te flasin me vete.Vetem per dinjitetin qe po i con shqiperise i heq kapelen.

  9. aleko says:

    Grekerve te rinj, prej 200 viteve u eshte bere nje lavazh I thelle truri dhe ska zot qe I sjelle ne normalitet..Eshte nje popull qe nuk ha pykas me te mire , vec te qendruarit direct balle per balle..Ska rruge tjeter me ta , kot lodhet diplomacia shqipetare me shpres se do zbuten nje dite..

  10. lani says:

    hahahaha…..na dhite se qeshuri o greke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje