"Opozita është një lëvizje anti-amerikane, por SHBA iu tregoi "dhëmbët ndaj dhe 30 qershori nuk lëviz"

24 Qershor 2019, 22:21Politika TEMA

Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës, ku  ka komentuar aktualitetin politik në vend.

Ndër të tjera, Ngjela tha se data e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk lëviz, pasi një gjë të tillë e kërkojnë amerikanët, duke theksuar:

“E mbrojnë amerikanët. Nëse shkelet 30 qershori në Shqipëri, fiton anarkia. Këta janë aguridhë ndaj shtetit. Këtu është vend i tensionit të lartë për Uashingtonin.

Shteti është ky që është, ai që godet është opozita jashtë parlamentit, pra anti-shteti. Ata janë nonsens, nuk njohin ligjin”.

Në lidhje me opozitën, avokat Ngjela shtoi se SHBA i ka paralajmëruar edhe për dhunën, duke theksuar se, tashmë, opozita përfaqëson një lëvizje anti-amerikane.

Ai tha: “SHBA iu tha hapur: Nëse do vazhdoni me dhunë do ju konsiderojmë organizatë të dhunshme.  Janë dy statuse, e dhunshme dhe terroriste, që të dyja marrin “bllok” dhe nuk hyjnë dot në Perëndim.

Opozita është një lëvizje anti-amerikane. Prandaj them që 30 qershori nuk lëviz, se ndryshe në këtë vend fiton anarkizmi”.

Avokat Ngjela e sheh ndryshimin e datës 30 qershor edhe si një precedent të rrezikshëm. Ndër të tjera ai tha:

“Të dha një shtet, që ka qenë një nga padrejtësitë më të mëdha evropiane për sa i takon gjenocidit. Nuk ndërron data. Zgjedhjet i rrëzon populli. Pse do rrëzohet data? Pse ka ikë një parti? Nëse hapet ky precedent, atëherë s’do të këtë asnjëherë zgjedhje. Zgjedhjet zotëri janë populli “.

9 komente në ““Opozita është një lëvizje anti-amerikane, por SHBA iu tregoi “dhëmbët ndaj dhe 30 qershori nuk lëviz””

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    me kot kaq shume farmaka,avokado ka nevoi per izolim ne psikiatrio ,idete e tij ”gjeniale” jane per te cmendurit: americonet i duan shume sunitet……………madje ata nuk po flene dite e nate te shqetesuar per 30qershorin!

  2. h says:

    Zoti Ngjela është i vetmi komentator që ka vizjon perëndimor mbi funksionimin e shtetit
    sipas forrmës demokratike perëndimore.(Monteskje)
    Eshtë i distanciuar nga pozicionet e imponuara nga interesi i momentit dhe nuk shoh
    urrejtje në fjalët e tij. Nuk shan ose ofendon,nuk denigron apo akuzon pa fakte
    dhe nuk influencohet nga simpatitë apo antipatitë personale.
    Praktikisht e kundërta e gjithë kazanit dominues dhe të prapambetur.

  3. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Je ne rregull Spartak , po hajde e mushja mendje Lulit.
    E kam da mendjen , du me e marre une PD-ne.
    Nuk ecet ma kshu.
    Hajde , Joooooozzzzziiiiiiiiiiii, ti kapim prej zhelesh e tja marrim PD_ne.

  4. Gent says:

    Po si mund te jete kaq delirant edhe ne pleqeri…..
    I eshte fiksuar “shtrengimi i dhembeve” nga Amerika . Une habitem se kush eshte kureshtar te dije opinionin e Ngjeles per nje ceshtje?! Pergjigja eshte e njejte…..

  5. Artjon says:

    E degjova komentin e avokatit me you tube. Ballas me nje bufon, gazetarucin Adi Krasta, me nje megaloman, njeri me ide per vehten, qe ja ben vehtes me sy nga mengjesi ne darke.
    Idioti Krasta ( e meriton kete epitet) gjykon politiken amerikane, presidentin e USA dhe strukturat perfaqsuese te USA-s me Tirane.
    Harron se nuk vlen as sa nje insekt me kete rruzull me “mencurine” e Tij. Vendi yne duhet te ndihet I bekuar qe eshte be syrin e USA.
    I lumte avokatit per pergjigjet, se te gjesh gjuhen me idiotin duhet te KESH gjeni.
    Ju rekomandoj ta shihni e degjoni ne YouTube deri ku shkon idioti Krasta.

  6. Muhamed says:

    Bravo avokat Ngjela, po te dalin ato qe ke thene.Je parashikues i mire i politikes.

  7. USA says:

    Ky provokator vllaho-komunist.PD America e krijoi pavaresisht se rruges pati dhe probleme. Ky lufte kerkon dhe nuk e di ky qe zoti te sjell cfare ndjell.Me kujdes kur flet publikisht se je dhe burre i vjeter e ji me i arsyeshem se amerikanet nuk i udheheq e komandon ps apo rama.Nuk e hane sapunjn per djathe amerikanet, qofte dhe ato amerikano demokratet qe mbeshteskan hapur ps.Ata ne cdo rast mendojne shqiperine e jo partite sa here nderhyhet ketu, pavaresisht si shitet ketu politikisht.

  8. sheperologia says:

    Cna e prish mengjesin o Metro me kete. Dhe ti e di qe eshte kaush bosh.Ky thote 30 qershori nuk leviz! E ka fjalen per 30 qershorin kalendarik e jo 30 qershorin politik, po nuk di te shprehet i varfri provokator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje