Kryetari i Parisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.
Sipas Patozit deklarata e Bashës duhet të vinte pas asaj të presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ishte ai i vetmi i prekur më shumë nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor:
“Qendrimi i Bashës me duket jashte konteksti. Jam dakord me disa nga deklaratat e tij, por nuk e kuptoj pse i lidh me vendimin e Kolegjit.
Ajo që duhej evituar sot ishte se duhej prekur reagimin e zotit Meta, sepse une kam përshtypjen se ka një lloj konvergjimi mes aksionit të opozitës dhe vendimit të presidentit.
Dhe nese do të pranohej dekreti nga Kolegji Zgjedhor, nuk e zgjidhte problemin e zotit Basha, pasi ai nuk kërkon datë zgjedhjesh, por kërkon të ikë Edi Rama, të mos ketë zgjedhje fare.
Vendime të tilla unë nuk i dua, por kjo është drejtësia jonë dhe kjo është një drejtësi 5-0 që ka marrë dhe herë të tilla”, tha Patozi.
Basha kerkon pushtet ne tavoline kjo dihet,po do marri kete timin dhe ate te Edit