Një bashkëpunim midis Kings College London dhe shkollave mjekësore të Harvardit dhe Stanfordit në SHBA, ka sjellë një studim, qëllimi i të cilit është të maten reagimet e mijëra njerëzve lidhur me ushqime të ndryshme dhe të zbulohet pse, kur është fjala për shëndetin, dietat e ndryshme u përshtaten njerëzve të ndryshëm.
Shpresa është se kur të jenë mbledhur të dhëna të mjaftueshme, hulumtuesit do të jenë në gjendje të parashikojnë zgjedhjet individuale të shëndetshme dhe jo të shëndetshme për secilin prej nesh.
Ushqimi i personalizuar është një zgjidhje e përkryer e shëndetit publik.
Shkencëtarët kanë luftuar për dekada të tëra për të zhvilluar dieta në bazë të gjenotipit, si një formë e sofistikuar e mjekësisë parandaluese.
Ideja është se ngrënia e ushqimeve optimale për fiziologjinë tuaj unike mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e veçanta, prej të cilave mund të jeni të prekshëm, nga llojet e kancerit deri tek diabeti.
Tim Spector, një gjenetist në King’s College në Londër, i cili në vitet e fundit ka qenë hulumtues kryesor në rolin e mikrobeve të zorrëve në shëndetësi, ka ardhur me parashikimin për të ndihmuar në arritjen e ëndrrës së kujdesit shëndetësor, duke u bërë parandalues, në vend që të përqendrohemi në trajtimin e sëmundjes si tani.
“Është një ndryshim i vërtetë se si njerëzit do të japin këshilla lidhur me ushqimet në të ardhmen”, thotë ai.
Si një gjenetist, Spector filloi me regjistrin e kërkimit Twins UK në Kings College në vitin 1992 dhe ka grumbulluar të dhëna për 13,000 binjakë.
Pothuajse 250 palë binjakë identikë kanë marrë pjesë në parashikim dhe, çuditërisht, ka pasur dallime të mëdha në përgjigjet e tyre ndaj ushqimeve.
“Është e qartë se përgjigja jonë ndaj ushqimit nuk është si shumë gjëra të tjera, si gjatësia, ose pesha apo diçka e tillë”, thotë Spector.
Kjo do të thotë që gjenetika nuk është faktori dominues në formësimin e përgjigjeve tona ushqimore, që është një lajm i mirë.
Ne jemi të mbërthyer me gjenet tona, ndërsa, thotë Spector, “nëse doni të modifikoni përgjigjet tuaja duke ndryshuar sjelljen tuaj, ju mund të bëni shumë për këtë”.
Për shembull, përmirësimi se sa mirë mund të përpunoni dhe të pastroni sheqerin në gjak, është i mundur duke “përzgjedhur ushqime që prodhojnë një sasi sheqeri më të vogël, duke ndryshuar kohën e ushqimit në përputhje me ritmin tuaj të qarkullimit, duke përmirësuar shumëllojshmërinë e mikrobeve të zorrëve”.
Mekanizma të tjerë të mundshëm nën hetim përfshijnë një gjumë më të mirë dhe duke shkuar në shtrat më herët.
E rëndësishme për të parashikuar me sukses është gjetja e një mënyre të përshtatshme për të përcaktuar se cilat ushqime ndihmojnë, ose të dëmtojnë.
Për t’ia arritur kësaj ekziston nevoja për gjurmë biologjike – ose biomarkues – për të bërë parashikime, të marra në mënyrë ideale nga një test i shpejtë i gjakut.
Kjo është arsyeja pse studiuesit po matin qindra metabolite në gjakun e pjesëmarrësve pas ngrënies – siç janë ketonet – si dhe shumëllojshmërinë e mikrobeve.
Ne të gjithë kemi deri në 2kg baktere, maja dhe mikroba të tjera që jetojnë në zorrët tona dhe shkenca në zhvillim po zbulon se mikrobiomat tona mund të jenë edhe më zbuluese në lidhje me punën e trupave tanë, sesa gjenet tona.
Njerëzit ndajnë më shumë se 99% të gjeneve tona, por vetëm 25% të mikrobeve.
Edhe binjakët identikë pjesë të studimit ndanin vetëm 37% të mikrobeve të tyre të zorrëve.
“Mikrobimi i zorrëve është i lidhur me shëndetin”, thotë Spector.
“Është e lidhur me peshën tuaj, prirjen tuaj ndaj diabetit, ajo kontrollon se si metabolizoni yndyrën …”
Ashtu si gjenetika, mikrobiomi është aq kompleks saqë përparimi në zbërthimin e mekanikës së tij është i ngadalshëm.
Tani për tani, kemi krijuar një ide, thotë ai, “por kur të marrim më shumë të dhëna nga njerëzit e tjerë, modelet tona do të përmirësohen dhe në gjashtë muaj, ose një vit, dëshirojmë të japim një formë të një aplikacioni që do t’iu japë ju një parashikim për atë pyetje që ju do të keni për disa ushqime”.
The Guardian-Përshati në shqip për TemA: Diona Çeço
小学生 ダッチワイフ あなたのラティーナのダッチワイフを整えるためのセクシーなアプローチ個人がダッチワイフを購入する本物の理由あなたが合理的なダッチワイフを持つことができるのになぜチートするのですか?男性のための大人のダッチワイフ–それらをオンラインで入手する方法は?
Po pse mos dëgjojmë moskovitet apo indianët apo kinezët por vetëm anglezët e amerikanët?
Sajesat e gënjeshtrat e tyre nuk kanë fund e si t’ja a marin paratë botës?
KETYRE SHKENCETAREVE ROBTE NE PIDH DHE E KAN PAK SHKENCETARET E KARIT TIM