Një burrë nga Salvadori dhe vajza e tij 23-muajshe u mbytën në një lum, ndërsa gruaja arriti të shpëtojë, teksa kjo familje ishte nisur për në SHBA.
Pasi kaloi lumin, ai la vajzën në bregun nga ana e SHBA dhe u nis të notonte përsëri drejt gruas por vajza u tremb dhe u hodh në lumë për ta ndjekur dhe i ati u kthye për të kapur vajzën por u mbytën, të dy kur dolën në breg.
Oscar Alberto Martinez Ramirez dhe vajza e tij Valeria u gjetën me fytyrë në ujë në cep të lumit në anën e Meksikës.
Siç shihet nga fotot krahu i vajzës ishte rreth qafës së babait të saj, duke treguar se ajo po mbahej tek 25-vjeçari në momentet e fundit.
Gruaja Tania Vanessa Avalos, 21-vjeçe, pa burrin dhe vajzën teksa mbyteshin, ndërsa kjo familje tentoi te kalojë kufirin ilegalisht duke notuar përgjatë lumit Matamoros, Meksikë. (TemA)
U preshin ne paqe.
Kjo bote ka vuajte pa fund prandaj shqiptaret duhet te jene te bashkuar.
Zoti i ndihmofte keta njerez.
Keqardhje. Shume e dhimbshme.
Bota eshte e pameshirshme. Nganjehere edhe fati…
U prehshin ne paqe.