I dyshuari pranon vrasjen e politikanit gjerman, Lübcke

26 Qershor 2019, 16:27Bota TEMA

Në rastin e vrasjes së politikanit gjerman të CDU-së, Walter Lübcke, i dyshuari për vrasjen, Stephan E., dënuar për vepra penale me sfond ekstremist të djathtë pranoi vrasjen, bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme.

Stephan E. është një njeri i dënuar për vepra penale me sfond ekstremist të djathtë dhe prej kohësh i dyshuar për vrasjen e politikanit, Walter Lübcke në fillimt të qershorit.

Komisioni për punët e brendshme i Bundestagut zhvilloi të mërkurën një takim jo publik për rastin e vrasjes së politikanit gjerman, Walter Lübcke. Tema kryesore ishte, nëse i dyshuari kishte lidhje me rrjetet ekstremiste të djathta. Bëhet e ditur, se Prokurori i Përgjithshëm, Peter Frank informoi mbi dëshminë e dhënë nga i dyshuari Stephan E.që ka pranuar vrasjen. Të dhënat i konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer.

Sipas të dhënave, Stephan E. ka pranuar vrasjen dhe ka thënë, se ka vepruar i vetëm. Motivi për vrasjen është ende i pasqaruar, por nuk janë përmbyllur hetimet për “një vrasje politike”. Presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, Haldewang ka thënë në komision, se autoritetet nuk e kishin nën vëzhgim intensiv Stephan E. që nga viti 2009. Kërkohet që kjo zyrë federale të pajiset më mirë në luftën kundër ekstremizmit të djathtë.

Politikani i CDU-së, Walter Lübcke u gjend i vrarë me një plumb në kokë në verandën e shtëpisë së tij në Kassel. Lübcke ishte kërcënuar disa herë për shkak të politikës së tij të hapur ndaj refugjatëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje