Analiza e vendimit të Kolegjit Zgjedhor: Presidenti nuk mund të anulojë dekretin e të shpallë datë të re

27 Qershor 2019, 17:39Politika TEMA

Përmes 32 faqeve të vendimit të tij, Kolegji Zgjedhor argumenton pavlefshmërinë e dekretit të presidentit për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Ky vendim është zbardhur në të njëjtën ditë kur presidenti caktoi datën e re të zgjedhjeve më 13 tetor 2019, por sipas kolegjit pasi presidenti nxjerr një dekret me datë zgjedhjesh as ka të drejtë ta anuloj atë as ka të drejtë të nxjerr një datë tjetër.

Në faqen 15 të këtij vendimi kolegji shprehet;

“Kolegji çmon të bazuar qëndrimin e KQZ-së ku shprehet në vendim se: “dekretimi duhet bërë duke respektuar periudhën zgjedhore (neni 8)”, dhe se dekretimi duhet bërë jo më vonë se 9 muaj … (neni 9)”.

Presidenti i Republikës ka kompetencë të kufizuar në kohë, dhe tej kësaj kohe, ai nuk ka më asnjë kompetencë për të vepruar në këtë drejtim. Pra, as mund të ndryshojë dhe as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve.

Të dyja këto parashikime të Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar në nxjerrjen e dekretit të dytë, për rrjedhojë, janë momente që e bëjnë dekretin e dytë të Presidentit të Republikës të jetë në shkelje të hapur dhe në mënyrë flagrante me dispozitat ligjore në kuptim të nenit 108, paragrafi 2, germa “a” të Kodit të Procedurave Administrative”.

Vetëm ligji mund ta lejojë që Presidenti të ndryshojë apo të shfuqizojë datën e zgjedhjeve, sikurse ka ndodhur në vitin 2007, kur Kuvendi u detyrua të ndryshojë Kodin Zgjedhor për të mundësuar këtë, sqaron kolegji në vendimin e tij. Më tej ata shtojnë se me veprimet që ka kryer presidenti për të anuluar datën e zgjedhjeve më 30 qershor ka marrë kompetencat e parlamentit.

“Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji Zgjedhor çmon se Presidenti i Republikës, nëpërmjet anulimit të datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019, në mungesë të kompetencës ligjore dhe tej afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, ka marrë kompetencat e një organi tjetër, konkretisht ka marrë kompetencat e Kuvendit të Shqipërisë”.

Në një tjetër argument kolegji thotë se me dekretin e anulimit presidenti i ka hequr të drejtën qytetarëve të zgjedhin. “Gjithashtu, Kolegji Zgjedhor çmon se anulimi i datës së zgjedhjeve në mungesë të kompetencës ligjore dhe në shkelje të afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor bën që në fakt, shtetasve shqiptarë me të drejtë vote t’iu mohohet një e drejtë kushtetuese e parashikuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë: e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës”.

Një tjetër argument ligjorë i përdorur nga kolegji zgjedhor është edhe afati i të zgjedhurve vendorë ku sipas tij është 4 vjeçar, e për analogji sjellin rastin e kryeprokurorit ku në mbarim të mandatit ai zëvendësohet. “Nëpërmjet anulimit të datës së zgjedhjeve bëhet edhe zgjatja e mandatit të organeve të qeverisjes vendore tej afatit ligjor, e një gjë e tillë është e papranueshme, pasi bie ndesh me nenin 1, pika 3 dhe nenin 2, pikat 1 e 2 të Kushtetutës.

Për arritjen e këtij përfundimi Kolegji Zgjedhor ka në konsideratë edhe rregullimet ligjore për marrëdhënie analoge në fushën e së drejtës publike. Kështu, sipas këtyre normave të së drejtës objektive, për një kategori funksionarësh të lartë (për shembull Prokurori i përgjithshëm, KLP dhe KLGJ, Kushtetuta dhe ligji respektiv parashikon afate kohore për fillimin e procedurave për zëvendësimin e tyre përpara përfundimit të mandatit, pikërisht për të respektuar këtë të fundit”.

5 komente në “Analiza e vendimit të Kolegjit Zgjedhor: Presidenti nuk mund të anulojë dekretin e të shpallë datë të re”

  1. Alban Dega says:

    Mos humbisni as energji me kete presihor . Eshte subjekt paresor i drejtesise se re

    KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH

    – Jo pushime verore Zoti Rama pa kurorezuar SPAK- BKH

    – Synimi kryesor i opozites eshte zhberja dhe minimi i Reformes ne Drejtesi !

    – Jo me gomarin e Nastradinit… Ndiz motoret e Benz Boingut

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vraponi burra nuk ka me prite !
    Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
    Te kryejme detyrat tona te shtepise!
    Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
    Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
    Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit !
    Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat
    Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
    Vraponi burra nuk ka me prite ! –
    Jo me gomarin e Nastradinit… Ndiz motoret e Benz Boingut
    Yes you can !

  2. Qytetari says:

    Cifti Meta dhe Kryemadhi, pervec se nuk kane sjelle asnje te mire , vecse te keqijat me mizore popullit shqiptar, tani jane edhe kunder amerikaneve dhe evropes.
    Jo jo kurre Berisha nuk ka shkuar deri ketu, deri ne keto poshtersira
    Rama, madje jo vetem , por edhe Basha te them , duhet ta izolojne sa me pare kete president qe nxjerr memo apo citate te skaduara kunder popullit shqiptar

  3. Erli says:

    Lexoje o flori…. Se nganjëherë nuk ka nevojë të jesh shumë jurist për të kuptuar se këshilltari juridik të ka këshilluar vetëm pasi I ke thene…… Zgjedhjet nuk mund të kryhen në 30 qershor, apo jo.

  4. kalec dega says:

    po po se ka byrazer Ramutin per krim minister

  5. J says:

    Ai ka hall se do hetohet dhe do dorzoi gjithshka ju thoni kushtetuta. Jeni ftof mythë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje