Gjykata e shpall jokushtetues Ekipin Negociator për bisedime me Serbinë

27 Qershor 2019, 14:31Rajoni TEMA

Ekipi Negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë është shpallur jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjykata ka vendosur në favor të lëndës së parashtruar nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje me të cilën kontestohet jo kushtetues Ligji për Delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Në një komunikatë për media thuhet se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se “delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit”.

Gjykata ka konstatuar se “si i tillë, delegacioni shtetëror nuk mund të përfshihet në ndërveprimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, gjegjësisht strukturën e ndarjes së pushtetit, sikurse është e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”.

Më tej, Gjykata konstatoi se bartja e kompetencave të institucioneve kushtetuese tek “mekanizmi i posaçëm” i krijuar me Ligjin e kontestuar, është ndërhyrje në ushtrimin e kompetencave të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë dhe nuk është në pajtim me vlerat demokratike dhe të sundimit të ligjit, të përcaktuara me nenin 7 të Kushtetutës, sepse, siç thuhet, i mvesh delegacionit shtetëror funksione të cilat nuk përkojnë me dispozitat kushtetuese.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ekipin Negociator të Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti. Ky ekip, ishte paraparë të funksiononte mbi bazën e Ligjit për kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, por i cili ishte kontestuar nga LDK dhe Vetëvendosje, të cilat i ishin drejtuar Kushtetueses me kërkesën për interpretim.

2 komente në “Gjykata e shpall jokushtetues Ekipin Negociator për bisedime me Serbinë”

  1. Alban Dega says:

    VENDIM I DREJTE DHE I SAKTE PER TI DHEN FUND LUFTES SE CJEPEVE POLITIKE TE KOSOVES !

    Kosova nuk mund te kete 5 presidente!
    Kosova ka Presidentin e saj kushtetues Hashim Thacin !

  2. Alban Dega says:

    Shkurt e bukur

    NJE SHTEPI NUK MUND TE KETE PESE ZOTER !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje shtepi e vogel me hallé te medha nuk mund te kete pese zoter Shtepie! Rrenohet edhe me keq.
    Aq me pak nje shtet i vogel e me sfida pa fund e ujqer te terbuar perreth si Kosova nuk mund te kete 5 presidente!
    Kosova ka Presidentin e saj kushtetues Hashim Thacin !
    Vendim i Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves i jep fund Keshtu nje anomalie absurde antikushtetuese, nje cmendurie juridike e diplomatike, sic e kam shkruar qysh diten e pare qe u hodh kjo ide e cmendur cjepesh politike te saj.
    Vendim i drejte dhe i sakte per ti dhene fund luftes se cjeperve inatcore dhe mushqeve xanxare politike te Kosoves !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje