Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka shprehur shqetësimin, siç është shprehur, “për shkak të presioneve të Prishtinës ndaj serbëve në veri të Kosovës”, raporton Telegrafi serb.
Gjuriç shprehu shqetësim sot lidhur me presionin shtesë të Prishtinës ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe theksoi se shqiptarët në ditët e fundit kanë shkurtuar kanalet e furnizimit të produkteve ushqimore bazë nga Serbia qendrore.
Sipas tij, “shqiptarët gjatë ditëve të fundit kanë mbyllur kanalet e furnizimit me artikuj themelorë jetësorë nga Serbia qëndrore”.
Gjuriç, ka thënë se “ka nisur të shfaqen mungesa artikujsh në komunat në veri të Kosovës”, dhe ka shtuar se “Serbia do të gjejë mënyrë për të dërguar mallra për popullin e saj në jug të Krahinës”, siç e quan ai Republikën e Kosovës.
Ai u shpreh se “Prishtina këtë veprim të vetin e mbështet në Marrëveshjen e nënshkruar më 23 shkurt të vitit 2012, nga Borko Stefanoviqi, sipas të cilës është vendosur policia kufitare në pikëkalimet (kufitare) në Jarinje dhe Bërnjak”.
“Kjo polici kufitare tani rrëmben kamionë e kombi me mallra, ndërsa në Mitrovicë ka mungesë mallrash. Ne do të gjejmë zgjidhje për të dërguar gjithë çfarë duhet për popullin tonë në Kosovë e Metohi, serbët s’kanë pse të mërziten”, është shprehur Gjuriq.
Gjuriç ka shtuar se në bazë të Planit kornizë të presidentit, Serbia është duke realizuar 140 projekte për të ndihmuar serbët në Kosovë dhe se ka përfunduar njëri nga projektet strategjike – ujësjellësi rajonal për veriun e Kosovës, i cili do të lëshohet në punë më 28 qershor, për Vidovdan (që shënon Luftën e Kosovës të 1389 -v.j).
Po ashtu ka thënë se më 12 korrik do të inaugurohet edhe objekti i ri i banjës në Banjskë, i cili përveç hapësirave shëruese, do të ketë edhe basene të hapëta e të mbyllura.
Medat serbe pretendojnë se rreth 400 tregtarë privatë, pronarë të shitoreve me artikuj ushqimorë, po planifikojnë t’i mbyllin objektet e tyre, sepse raftet i kanë të zbrazëta, dhe tashmë disa ditë nuk iu vjen qumështi dhe prodhimet e qumështit, si dhe vaji, sheqeri dhe kripa.
Para tri ditësh kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se Beogradi po planifikon tërheqjen e mallrave në mënyrë që të shkaktojë katastrofë humanitare.
Ky inskenim nga shteti i Serbisë në Veri vjen pas vendosjes së taksës dhe me pretekstin se në Veri të Mitrovicës nuk po kanë furnizim me ushqim dhe janë harxhuar gati se të gjitha produktet.
Po të ishte e vërtetë ndoshta do pastrohej ajo zonë nga hienat serbe.
Me mire ska ku te behet kerkojne te behen zot ne shtepine e tjetrit ta njohin pastaj te ulen dhe te bisedojne se jane harbut kane bere gjenocid ne kosove jane ne token e tyre