Güle-güle Erdogan: Pse humbja e tij, është një fitore për shqiptarët

24 Qershor 2019, 09:58Rajoni TEMA

Gazetarja e njohur Arbana Xharra, ka komentuar humbjen e partisë së Erdogan, në zgjedhjet për Bashkinë e Stambollit.

Sipas saj, humbja e Erdogan është një fitore për shqiptarët.

“Prej vitit 1990, AKP-partia e Erdoganit e ka pase pushtetin ne Stamboll.

Humbjen ne zgjedhjet lokale nuk e pranoi, kerkoi serish zgjedhje, por votuesit e Stambollit, qender kjo shume me rendesi per Erdoganin, i treguan per te dyten here, se ky eshte veten fillimi i renies se tij.

Erdogani humbi keqas ne Stamboll, e zbehja e fuqise se tij reflekton edhe ne vendin tone.

Prandaj ky eshte lajm i mire edhe per Kosoven dhe Shqiperine!

Pas renies se Erdoganit, kushdo qe vjen ne pushtet ne Turqi do te zbuloje edhe “kontratat” e tij me vendet si Kosova, Shqiperia, Serbia e Maqedonia etj.

Hulumtimi i kontratave milioneshe te aseteve shteterore qe i jane dhene kompanive te Erdoganit nga politikanet tane do te zbulohen, jo nga ne, por nga vet Turqia.

Keshtu qe kurdohere grupi matioz i politikes shqiptare qe shkaterroje asetet tona dhe procesin e privatizimit do te dal ne pah.

Prandaj humbja e Erdoganit eshte humbje edhe per politikanet shqiptare”, shkruan ajo.(TemA)

11 komente në “Güle-güle Erdogan: Pse humbja e tij, është një fitore për shqiptarët”

  1. SKENDERBEU says:

    Boboooo, nuk thu shyqyr se Rama kaloj ne ekzaltim nga takimet me Erdoganin, njelloj sic ekzaltohet kur takohej me B.Ulajn.
    Shqetesimi yne se si do shkoj halli i Air Albania ?

    1. ec aty says:

      Ne te theodhoriut vafte Erdokari e bashke me te edhe islamiku yne Berrish katunari ? ? ?

    2. VFLP says:

      Lamtumire (gule-gule) njehere e pergjithmone o Edoqen ?

  2. Beli says:

    Është naivitet të besosh që ndërrimi i pushteteve sjell me vete moralitetin dhe zbulimin e korrupsionit. Këto të fundit kanë të bëjnë me një pushtet juridik të pavarur që në Turqi nuk do shfaqet edhe për shumë kohë, përndryshe nuk do të ishin arrestuar e dënuar mijëra veta me akuza të rrejshme për grushtshtet dhe BE-ja do t’ia kishte hapur qëmoti dyert. Është afër mendjes që kryetari i ri i Stambollit do të bashkëpunojë ngushtë me Erdoganin. I vetmi efekt pozitiv në Kosovë mund të jetë ftohja e disa kokave të nxehta erdoganiste, salafiste e vehabiste, sepse islamizmi në pushtet nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendeve ku është në fuqi.

  3. Baliu says:

    Parimi i shipecave eshte: Gjithmone me te fortin (ma mire qeni i zotnise se qeni i skamnorit). Nese nje dite Erdogani nuk do te jet ai i forti, atehere shipecat behen me te fortin tjeter te radhes. Pra shipecat bazohen ne “parime” e jo ne persona, prandaj nuk do te ket humbje.

  4. Tanaj says:

    Ku eshte komenti im?

  5. the american says:

    haaaaaaa!
    güle-güle xharra!

  6. nikolin kurti says:

    BRRAVO ZJ ARBANA JE NJERI I MREKULLUSHEM DHE GAZETARE ME VLERA TE RRALLA MBARSI NE JETEN DHE FAMILJEN TANDE

  7. s.g. says:

    As që humben 5 sec. për të lexu Xharrat por shqiptarët sidomos të Turqisë dhe të Ballkanit përfitimet ma,të mëdha i kanë patur nga Turqia e kohës të qeverisë Erdogan si : ishte nga të parat shtete që e njohu pavarsinë e Kosovës bile shumë ma heret se qeveria Berisha (turpi i botës) ka dhënë ma së shumti donacione për trajtime shëndetësore kur dihet që që edhe turqit nuk janë të pasur ka sjellë shumë njohje ndërkombëtare për Kosovën dhe mbi të gjitha ka leju zyrtarisht për her të parë mësimin e shqipes në Turqi e sa i takon lidhjes deri diku me fenë kjo është edhe te shumica e partive në Europë

  8. Rita says:

    Per dike grushti i shtetit para dy vjetesh nuk ishte grusht shteti pse ,,,,,,deshtoi . Por faktikisht ndodhi ajo qe ndodhi e shkaktaret duhet te denohen sipas ligjit te shtetit turk . Se pse nuk i hapin deren per ne BE Turqise eshte tjeter llogari e arsye te shumta qe me shume kane te bejne me besimin musliman se sa me gjendjen eknomike e politike te Turqise . Mjerisht . shume kohe me pare behen perpjekje per percarjen e copetimin e Turqise se sa per pranimin e saj ne BE:Ata e kane te qarte kete plan prandaj dhe jane lidhur dhe me armikun shekullor Rusine . Ne se dje partia e Erdoganit pesoi humbje kjo s”do te thote se Turqia eshte drejt shkrirjes sic shkruan nje gazete e vendit fqinj ( Greqia ) por populli ben nje zgjedhje te re me shpresa per nje te ardhme dhe ma te mire ,!!!!! Gja qe duhet te urojme te gjithe per mbare vajtjen e shtetit turk !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje