FOTOT/ Rama mbyll fushatën krah Lindës në Vlorë. Paralajmërimi për kryebashkiakët

28 Qershor 2019, 21:31Politika TEMA
FOTOT/ Rama mbyll fushatën krah Lindës në Vlorë.

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën në Vlorë, në mesin e 15 mijë militantëve dhe në krah të Lindës, bashkëshortes së tij e drejtuesve socialistë.

Çifti duken shumë të qeshur teksa flasin me njëri-tjetrit. Emocionet e kësaj mbrëmjet i kanë përfshirë që të dy.

Ndërkohë që Rama, nga Vlora ku po mbyll dhe fushatën elektorale, u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive të djathta që të mos pengojnë qytetarët të votojnë, pasi do të përballen me ligjin.

Ai u shpreh me ironi se po tentojnë që të ndërrojnë bravat e shkollave ku janë vendosur KZAZ, për të penguar që votuesit të shkojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim, ndërsa u bëri me dije se nëse do t’i pengojnë, “kush ka ndërruar bravat ta dije mire që do ndërrojë edhe rezidencën, nga shtëpia tek vend….”.

“Mbrëmë disa haxhiqamilistë në Vau i Dejës sulmuan shkollën, fiks si Haxhiu, dogjën palestrën e re të fëmijëve me materialet zgjedhore, dhe po mbrëmë doli Xhuljeta dhe akuzoi policinë dhe ka sulmuar policinë, dhe se qeveria po provokonte një konflikt që sipas tij e dua unë dhe jo ai.

Por mbasi ujqit u  bënë lepuj në prangat e drejtësisë, doli kreu i bashkisë i cili tha nuk e kam bërë unë por partia, po ia përsëris , Artist dil sqarojë këtë punë, ti thua e kemi bërë ne ai thotë e ka bërë partia, unë e di që e keni bërë bashkë, tani është koha të shisni njëri tjetrin, kshu do veje puna juaj që deshët të shisnit Shqipërinë.

Unë përsëri dua tu dal borxhit gjithë kryebashkiakëve që Luli i nxori pa punë, ne donim një garë me ju por ju nuk u paraqitet në fushën e betejës se i hytë luftës kundër Shqipërisë.

Ata ta dinë mirë, janë katandisur që shkojnë dhe ndërrojnë bravat e shkollave që të ndalojnë popullin të votojë, keni parë kshu ju?!

Po ku ka bravë që e ndalon shqiptarin të hapë derën.

Por nëse do duhet që votuesit të hapi derën, kush ka ndërruar bravat ta dije mire që do ndërrojë edhe rezidencën, nga shtëpia tek vend….”, u shpreh ai.

4 komente në “FOTOT/ Rama mbyll fushatën krah Lindës në Vlorë. Paralajmërimi për kryebashkiakët”

  1. Ilir says:

    Ec vella. Perpara.

  2. Edi says:

    Mjaft ke ka ne krah per te kuptuar se ci pret femijet tane; Gjiknurtin dhe Qendron,,
    Kjo, eshte e ardhmja e Rilindjes , tendera te trukuara e korrupsion.

  3. pih says:

    bravat i nderron partia me ne krye du gishtarin, por ai bredh me kale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje