PD e ‘shet’ si këshilltar të Merkel, CDU: Nuk e njohim fare Martin Henzen

28 Qershor 2019, 18:45Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Tetë muaj më parë, Dr. Martin Henze do të zhvillonte një tryezë të rrumbullakët në Tiranë me Partinë Demokratike. Në krye të tryezës qëndronte mysafiri nga Berlini dhe kryetari Lulzim Basha. Ai u prezantua para publikut si Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU. Bëhet fjalë për partinë kryesore gjermane, Unionin Kristian Demokrat të Angela Merkel.

Zoti Henze do të bëhej i njohur sërish për publikun shqiptar vetëm tri ditë më parë. Duke komentuar situatën politike në Shqipëri, ai u shpreh se Edi Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar.

Ky postim, por dhe marrëdhënia e tij e ngushtë më Partinë Demokratike, do të mjaftonin që media pranë opozitës joparlamentare t’i bënin jehonë ‘lajmit të fortë’.

Por kush është Dr. Martin Henze? Përmes kërkimeve në gjuhët gjermane dhe angleze, JavaNews.al nuk gjeti asnjë rezultat në internet, ku ai të figuronte si anëtar i CDU, aq më tepër kryetar i ndonjë forumi zyrtar të partisë në fjalë apo këshilltar i tyre.

Nisur nga të dhënat e pakta, JavaNews.al komunikoi përmes postës elektronike me partinë CDU, e cila sot drejtohet nga zonja Annegret Kramp-Karrenbauer.

Përgjigja ishte shokuese!

Nën/zëdhënësi i CDU, zoti Bülend Ürük bëri kërkimet e nevojshme dhe u përgjigj për JavaNews.al se Dr. Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.

“I nderuar zotëri,

Ju falenderojmë për kërkesën tuaj. Zoti Martin Henze është i panjohur për CDU Gjermani.

Ai nuk është një këshilltar i CDU, aq më pak i Annegret Kramp-Karrenbauer, liderë e Unionit Kristian Demokrat, apo i Presidiumit, apo i Bordit Kombëtar Federal të CDU.

Ne nuk e njohim këtë person” – është përgjigja e CDU në Berlin ekskluzivisht për JavaNews.al

Për ta konfirmuar qartësinë e identitetit, zyrtari gjerman telefonoi pranë JavaNews.al duke kërkuar edhe njëherë emrin e saktë të zotit Henze.

Për t’i ardhur në ndihmë, redaksia jonë i dërgoi profilin e Twitter ku Henze ka bërë deklaratën si dhe disa shkrime me foton e tij, të publikuara në portalet shqiptare.

Përgjigja zyrtare e CDU ishte e njëjtë duke theksuar se ai mbetet i panjohur për ta.

Arsyet përse zoti Henze është paraqitur nga Partia Demokratike si këshilltar i Angela Merkel janë të qarta, por pozicioni i tij i rremë tashmë ka dalë në dritë pas kontakteve që JavaNews.al pati me zyrat e CDU.

25 komente në “PD e ‘shet’ si këshilltar të Merkel, CDU: Nuk e njohim fare Martin Henzen”

  1. Kozmos says:

    HA HA HA LANE KOKRREN E NAMIT . FYTYRA ESHTE BERE SHOLLE NGA GENJESHTRAT DHE MASHTRIMET .

    1. Ja kush eshte Martin Henze - Shikoni weblink me poshte says:

      Martin Henze eshte nje keshilltar i GlaxoSmithKline, nje kompani farmaceutike britanike. Titulli i punes eshte CEO (Chief Excecutive Officer), ose Shefi i Keshilltareve Strategjik Nderkombetar te GSK, ose Kompanise Britanike Farmaceutike. Pra, per fat te keq, te gjitha qe jane thene se eshte keshilltar ekonomik i Angela Merkel jane lajme fake (te genjeshterta). Ja linku ku mund te shikoni (edhe fotografine e tij) se cfare eshte ky i paguar nga shqupi apo Moska e Beogradi: https://www.wirtschaftsrat.de/wirtschaftsrat.nsf/id/89AFBD7384B7875CC1257D6C004AC035

    2. Ja kush eshte Martin Henze - Shikoni weblink me poshte says:

      Ky duhet cuar ne gjygj per mashtrim te opinioninit publik ne Shqiperi, nje vend kandidat i BE-se. Policia hapni process gjygjesor ndaj ketij mashtruesi te shkalles se larte, ne Gjermani dhe Shqiperi. Prokuroria po ashtu duhet te filloje hetimet per mashtrim te opinionit publik nga Lulzim Basha dhe Martin Henze. Mos e lini te kaloje me nje shaka z. Rama. Po ta kishit bere ju kete mashtrim publik do t’ju kishin cuar ne Kombet e Bashkuara shqupi tashme.

  2. Rakipi says:

    C’eshte keshtu o i Madhi Zot. C’jane keta njerez qe shiten e blihen per 5 leke. Si ka mundesi te vije tjetri dhe te prezantohet si keshilltari i Z. Merkel. E tmerrshme. Ky na u ngjit si m…. pas kepuce tamam si plaka shtrige Doric Pack ne kohen e Berishes dhe qe vazhdon edhe sot hera heres me ate gjuhen neperke duke vjelle vetem vrer.

  3. DinPaku says:

    Jo, eshte e pamundur te jete fallco dhe i sajuar ky Henze! Shikoni si i mban kufjet, syzet dhe shikoni, gjithashtu se me sa respekt te vertete e kqyr Luli! A mund te jete fallco identiteti i tij? Ne asnje menyre!

  4. Edi says:

    LULJA E KA PROFESSION GENJESHTREN

  5. Tarasi says:

    Çfarë ofendimi i bëhet popullit shqiptar nga keta politikanë bushtra….gjejnë lypësa rrugëve të europes edhe i paraqesin si ‘ këshilltarë’ të ndryshëm…. Pisllëk është koke e këmbë politika shqiptare…. Këta janë me te ndyre nga Enveri…. Kanë 30 vjet vetëm vjedhin e vrasin edhe skane pikë turpi…

  6. Martin Henze Keshilltar per Kompanine Farmaceutike Britanike GSK says:

    Martin Henze eshte Konsultues per Strategji Nderkombetare te GlycoSmithKline, nje kompani farmaceutike ne Britani. Nuk ka lidhje fare me politiken. Eshte i paguar nga shqupi. Eshte Chief Excecutive Officer (Shef Ekzekutiv) i kesaj kompanie keshilluese private per strategji nderkombetare te shendetit.

  7. Çimi says:

    Kishte të drejt Jozefina!!!!Nuk heq dorë ku budallai hollandez qe del në majë plehut dhe mendon si këndez??

    1. pana says:

      Mos e quj hollandez kete loqe se ky nuk ka asgje te perbashket me ate komb progresist, pacifist e demokrat deri ne kocke. Ky rrjebulla Saliut pervec se te vjedhi, vrasi kombin e vet e te mbushi tullen me boje nuk di gje tjeter.

  8. Eri says:

    Po normale se e shet e Fevzua si keshilltar i merkelit edhe e hedh ne portale ?.Mjafton te gapesh twitter e tij dhe e kupton qe ska lidhje me CDU.Ja shkruajta edhe Fezvos ne koment.

  9. ?? says:

    O çna boni me qesh,ky koqe-hollandezi.! ??

  10. Gg says:

    Po kete Sa e ke paguar? Apo cfare pyetje idiote thuj. Kushedi Sa I ke dhene ne dore nga. milionat qe u ke vjedhur shqiptareve…

  11. Qimiiiiiiii!!!!! says:

    LULUSHO !
    DHE KËT E BONE MO !?
    APO E KA BO QIMI ???????

  12. Alban.ny says:

    Nje Martin Henze është cifut rus, mos e keni fjalen per ate???

  13. Sqepari says:

    Keta karikatura te demokracise dhe pseudopatriote, kur futen serbin Falls ne KK te sigurise kombetare, pse te mos sjellin dhe mostra plagjaturash?

  14. Kozmai - boston says:

    Si duron ky popull dhe nuk ngrihet tju leroj nenat te gjithe ketyre bastardeve. Boll ju politikan By….ira se e shkaterruat fare kete popull dhe vend

  15. Ce says:

    A doni me për Belulin, kjo është fytyra e Pd leshelis e leshitdhise, keta jane mashtrues ordiner, e bëjnë kopilin ta lene në derë. A e pate mbrëmë dogjën shkollën naziskinet e Flamur Herman Geringut në Shkodër dhe në darkë Gazmend Henrih Himleri i Pd tha e ka bërë Edi rama, taman si akuzonte Hitleri Ernest Telman dhe Gjergj Dimitrovin për djegien e Raishtagun të cilën e dogji vete

  16. oxav says:

    Sa te paturpshem qe jane….
    Si tha Jozefina …qè Lulushin edhe kur e pyet per oren genjen

  17. ALBAN DEGA says:

    Vezhgim

    RRENAT E LULIT DHE VALIXHET E LIKES !?

    AKOMA SE PASKE NJOHUR LULASH SALADININ ZOTI RAMA !

    Me duket se as Like Kryedjallin !
    Pyete Jozin: “Lulezim Basha genhen edhe kur e pyet per oren”
    Kaq shpejt e harrove “Marinsin amerikan Brown “ Z. Kryeminister !?
    Po kjo nuk eshte kryesorja!
    A nuk e dini se ky Henze Askushi ishte personaliteti me i larte gjerman qe priti edhe Like Floririn ne turizmin e tij te fundit ne Gjermani.
    Ishte nje udhetim me valixhe goxha te renda !
    Nuk duhet cfare mishin brenda:
    – Verdhushka?
    – CD-te origjinale te pergjimeve te Adriatik Like Besim Xen Saleh Hajdarmatajt per Pieter Tiede Bildin ne rast te nje padie ligjore nga qeveria shqiptare!?
    – Apo te dyja duke shfrytezuar privilegjet presidenciale !
    Merrni información nga autoritetet perkatese gjermane dhe nga Rinasi per peshen e valixheve presidenciale …
    Djalli fshihet gjithnje ne detajet Zoti Kryeminister !
    E Meta nuk djall dosido!
    Eshte kryedjall!

  18. uskania says:

    Një Babale tjetër.

  19. Tironci says:

    pse genjen o gazetar a cfare dreqin je .
    nga keto genjeshtra nuk ben perpara Shqiperia.
    su ngopet duke genjyer si Ps, Pd Lsi e cdo parti tjeter.
    Sju vjen turp.Faqezinj. ju zente haku i popullit.
    ketu poshte keni informacionin

    Martin Henze
    Hauptgeschäftsführer
    GSK Strategy Consultants International
    “Für die Bundesrepublik Deutschland, aber auch für die nördlichen Bundesländer selbst, ist die Verkehrsinfrastruktur der zentrale Wirtschafts- und Gesellschaftsfaktor.
    Der internationale Wettbewerbsfähigkeit der großen Seehäfen ist entscheidend für das wirtschaftliche Ökosystem und Prosperität in den Regionen und in Deutschland. Allein die Tatsache, dass rd. 90 Prozent des gesamten Im- und Exports der Bundesrepublik über die Seehäfen abgewickelt werden, untermauert ihre Bedeutung. Dafür bedarf es jedoch eines umgehenden Ausbaus und einer Optimierung der bestehenden Verkehrssysteme Straße, Schiene und Wasserstraßen sowie deren Verzahnung. Grenzüberschreitende Verkehrsinfrastruktur – wie insbesondere eine feste Fehmarnbelt-Querung und die A 20 – fördern darüber hinaus die kulturelle, wirtschaftliche und politische Stabilität und Entwicklung der nordeuropäischen Staaten.”
    Kontakt
    Wirtschaftsrat der CDU e.V. –
    Landesverband Schleswig-Holstein
    Kleiner Kuhberg 2-6
    24103 Kiel

    Telefon: 04 31 / 67 20 75
    Telefax: 04 31 / 67 20 76

    [email protected]

    1. Qerimi says:

      Henzen e njeh vetem fshati i tij si wirtschaftsrat , kurse luli si ekspert per mjeksine haha. Me cdu ka lidhje vetem ndermjet fondacionit konrad Adenauer ai e ka sjelle dhe ne tirane si ekspert duke marre ca dieta. Kurse luli i dha emrin Keshilltar i Merkel.Martin eshte kokra e legenit qe as zyrat te rruga e ambasadave ne tirane nuk i pagoi

  20. Alban Dega says:

    Vezhgim

    RRENAT E LULIT DHE VALIXHET E LIKES !?

    AKOMA SE PASKE NJOHUR LULASH SALADININ ZOTI RAMA !

    Me duket se as Like Kryedjallin !
    Pyete Jozin !
    Kaq shpejt e harrove “Marinsin amerikan Brown “ Z. Kryeminister !?
    A nuk e di se ky Henze ishte personaliteti me i Larte qe prite edhe Like Floririn ne turizmin e tij te fundit ne Gjermani me valixhe goxha te renda nuk dihet me verdhushka apo CD-te e pergjimeve te Adriatik Like Besim Xen Saleh Hajdarmatajt, apo me te dyja duke shfrytezuar privilegjet presidenciale !
    Merrni información nga autoritetet perkatese gjermane dhe nga Rinasi per peshen e valixheve presidenciale …
    Djalli fshihet gjithnje ne detajet Zoti Kryeminister !
    E Meta nuk djall dosido!
    Eshte kryedjall!

  21. Edi says:

    KJO ESHTE ESTRADA ME E MADHE NE HISTORINE E PLURALIZMIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje