Rudina Hajdari: Pa pasur zgjedhje të lira e të ndershme e paqësore ne s'jemi asgjëkund, distancohuni nga politikanët që s’i shërbejnë vendit

28 Qershor 2019, 17:29Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari u ka bërë thirrje shqiptarëve të distancohen nga dhuna dhe nga loja e politikanëve që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve dhe vendit.

Ajo hodhi akuza të ashpra mbi mazhorancën dhe opozitën duke i kërkuar që të mos thellojnë krizën politike.

Nuk duhet injoruar fakti që jemi përpara një situate të tensionuar. Nga njëra anë kemi një opozitë joparlamentare me politika regresive dhe shkatërruese për popullin shqiptar , e cila gjithashtu po pengon rrugën e zhvillimit dhe hapjen e negociatave duke zhvilluar protesta të cilat kanë qenë të dhunshme dhe që kanë dëmtuar qytetarin e thjeshtë dhe imazhin e Shqipërisë në të gjithë botën.

Por nga ana tjetër nuk duhet injoruar fakti që qeveria ‘Rama’ ka dështuar këto 6 vite të rimëkëmbë ekonominë, të mbjellë shpresën për gjithë shqiptarët dhe të forcojë institucionet dhe shtetin e së drejtës, duke lënë Shqipërinë shumë mbrapa krahasuar me vendet e tjera të rajonit.. Korrupsioni i lartë i Shqipërisë është burimi i çdo të keqe në këtë vend, që nga zbrazja e Shqipërisë deri tek mosndëshkimi i atyre që janë mbi ligjin sot dhe nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi mbrohen nga drejtësia e kalbur.

Maxhoranca ka zvarritur zbatimin e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit ka mbetur vetëm në letër. Ky konstatim vërehet qartasi sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë. Është i qartë cili është mendimi i ndërkombëtarëve për korrupsionin në Shqipëri dhe për situatën politike në vend. Vendet e BE, duan të shohin fakte dhe rezultate konkrete të luftës ndaj korrupsionit dhe reformës në drejtësi. 

Pa pasur zgjedhje të lira e të ndershme e paqësore, ne nuk jemi asgjëkund. Ndryshimi i sistemit zgjedhor është nevojë imediate për popullin shqiptar. Duhet të implementojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Duhet të shikojmë me vëmendje nga vijnë burimet financiare të partive që duket sikur janë kthyer në korporata në shërbim të kryetarit. Mungesa e demokracisë brenda tyre ka sjellë përçarje tek elektorati. Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk duhet të dhunohet.

Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e çdo qytetari. Bëj thirrje për distancim nga nxitja e dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë. Nuk mund të shikojmë luftën mes politikanëve për interesat e tyre të ngushta të shkatërrojë Shqipërinë. Distancohuni nga dhuna e mos u bëni pjesë e lojës së atyre politikanëve që nuk ju shërbejnë ju dhe as vendit. Ka ardhur koha që ne vërtetë të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën gjithmonë e më shumë e të vazhdojmë rrugën tonë europiane”, nënvizon Hajdari. (TemA)

8 komente në “Rudina Hajdari: Pa pasur zgjedhje të lira e të ndershme e paqësore ne s’jemi asgjëkund, distancohuni nga politikanët që s’i shërbejnë vendit”

  1. Alpizo says:

    Bravo Rudina Hajdari ! Jeni politikanja qe i duhet Shqiperise dhe shqipetarve . Paç Zotin dhe Ameriken me veti !

  2. Ram Geci says:

    Mqs askush nuk kishte marre mundimin te dhiste me komentet e kesaj Hajdares thashe po e bej una meqe po rri kot duke younger fara.
    Kur nuk te ben derman as gari, dmth se zoti te ka lon vetem qe te tallet dynjaja me te. Meshirojeni

  3. rudina pse moj vajze keshtu says:

    Rudina po flet si per pasneser!

  4. ZHEJI koke pa lari says:

    E FORTE RAMA KA DESHTUAR LULI KA DESHTUAR
    DHE HAJDARI KA TRIUMFUAR (u be deputet nga mbiemri si ne kohen e ppsh)
    ZONJA HAJDARE NESE KA DESHTUAR POZITA KA FITUAR OPOZITA NUK DI AS ME ELEMENTAREN 1 + 1 = 2

  5. lisi says:

    Rud te keqen bej ndonje pune tjeter se per koken e tit vasillaqit nuk je per kete pune,te mori berisha per te mbuluar banditzmin qe i beri babait tend dhe e hodhi si qen ne arkivol ne 98 dhe ju turr per te zene karrike, po fatmrs si po i shkojne punet me vetingun, apo si te dalin, ti me pd e re [email protected] me te vjtren pastaj 2 djem fatmen e mbajne ne maje te [email protected] nese o keq per leka

  6. Alpizo says:

    Bravo Rudina Hajdari ! Ju jeni politikanja qe i duhet Shqiperise dhe shqipetarve ! Paç Zotin dhe Ameriken me veti !

  7. Alpizo says:

    Ram Geci,Zheji e Lisi flasin si pervers ! Perjashtojni e abandononi te tre . Jane te çmendur !!!

  8. alpizo says:

    Ram Geci,Zheji e Lisi jane pervers e kaluar perverseve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje