Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në votimet e 30 Qershorit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.
Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar.
Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit.
Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë.
Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit.
Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit, përfshirë edhe ecjen përpara me ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të drejtuar nga gjykatës të cilët e kanë kaluar vetingun.
Miratimi i reformave zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe për ngritjen e demokracisë së fortë që i shërben të gjithë shqiptarëve”, nënvizon Ambasada e SHBA. (TemA)
Tema ka ngel kec per shkrime , koti , lol!
Run Lulush Run…………….
Amerike moj Amerike pak tu duk qe e organizove 97 bashke me politikanet antishqiptar te te majtes.
Kur u kujtove qe do kete zgjedhje moj te rafte pika se mike te kemi po nga i re veç mbolle shkaterrimin
Kur i bere zgjedhjet vet ke pyete moj e shkrete;
Zot shtepie gjithkush ne vend te vet.
Turp per politikanet shqiptare qe luajten kete loje te pist eduke e çuar krizen ne vend deri ne kete shkalle.
Turp per Kryeministrin qe bene syte qorr e veshet shurdh e na mori ne qafe.
Si nuk mesove kurr nga historia moj e shkreta Shqiperi ngele gjithmone jetime e ne meshire te fatit
Po me e dhimbshme eshte kur bijte e tu te çuan deri ketu.
z.Mero!
Pas deklaratave te ambasadave amerikane dhe gjermane ,
Z.Azbi ka kete mallkim:
“Mos u zente kemba dhe,te gjithe atyreve qe do tentojne te pengojne zgjedhjet e 30-te Qershorit.
Dheu prush per te gjithe ata intelektuale,qe kane folur dhe te gjitheve atyreve qe flene gjume me sy hapur se do pengojne votimet a do flene me njeri tjetrin ne qelite lukzoze te Recit.”
aha ska komente ketu … i ka blloku Mero thua?