Sami Repishti, një ndër veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptaro amerikan dhe ish-i dënuar politik, i tha me telefon Zërit të Amerikës se kriza e tanishme politike në Shqipëri ka natyrë artificiale. Ai tha në një intervistë se dhunës i duhet thënë jo, sepse ajo nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar. Zoti Repishti shprehu gjithashtu pikëpamjen se data e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit mund të ishte shtyrë. Me zotin Repishti bisedoi kolegu ynë Ilir Ikonomi:
Zëri i Amerikës: Dr. Repishti, si erdhi Shqipëria në këtë udhëkryq?
Dr. Sami Repishti: Kjo krizë ka karakter artificial. Për mendimin tim është rezultat i konfrontimeve të vazhdueshme ndërpartiake në betejën e tyre për pushtet. Në filozofinë politike shqiptare, pushtet do të thotë pushtet absolut, nuk ka gjë tjetër. Atëherë cila është dilema? Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe kërkon pushtetin që e humbi në vitin 1990. Partia Demokratike, që është viktimë e Partisë së Punës të Shqipërisë, kërkon pushtetin që i takon si kundërshtarë të komunizmit. Ky problem do të ishte zgjidhur me kohë, me zgjedhje të lira, por kjo nuk ngjau. Zgjedhjet u akuzuan si të vjedhura, vendi u zhyt në arbitraritet, në korrupsion, parlamenti u kthye në agjenci të ekzekutivit, gjykatat u korruptuan. Sot kemi Gjykatën Kushtetuese vetëm me një anëtar, kur duhet të ishin 11.
Zëri i Amerikës: Shumë njerëz janë të hutuar, nuk e dinë se si do të jetë e ardhmja, të tjerë e shohin zgjidhjen te dhuna. Çfarë mesazhi keni ju për këta njerëz?
Dr. Sami Repishti: Me thënë të drejtën edhe unë jam i hutuar. Nuk e kuptoj pse po krijohen këto situata. Por e para gjë që kam për të thënë është: Jo dhunë. Unë kam shumë frikë nga dhuna. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar. Pikë!
Zëri i Amerikës: Zoti Repishti, ç’mendoni për qëndrimet dhe komentet e ndërkombëtarëve lidhur me këtë krizë?
Dr. Sami Repishti: Janë shumë me rëndësi. Dhe kjo është një e metë e madhe që po përsëritet në Shqipëri. Është krijuar mentaliteti në kohën e komunizmit se ne nuk kemi nevojë për botën e jashtme se ne i bëjmë të gjitha. S’është e vërtetë! Përsa i përket ndërhyrjes së tashme të qeverisë amerikane, unë me keqardhje them, por nuk e aprovoj. Nuk besoj se është çështja aq e thjeshtë sa të merret një vendim që të mbahen votimet më 30 qershor sepse kështu ka thënë Kryeministri. Kërkesa për ndryshimin e datës së votimeve që ka bërë Presidenti i Republikës, për mendimin tim është logjike dhe nuk do t’i kushtonte asgjë Partisë Socialiste sikur ta ndryshonte këtë datë.
Bravo z. Repishti. Fjale te mencura. Ja thoni po kujt ja thoni. Do Zoti ju kane degjuar dhe i japin fund kesaj
farse.
Thote se kriza eshte artificiale, sepse si zakonisht as qe e ka idene se per çfare behet fjale.
Trangull berishist!
Nga Amerika ku të mbajnë me bukë duke parazituar prej 20 vjetësh, T’i nuk na pranoke qëndrimin e qeverisë amerikane mbi Shqipërinë!
Shokun tënd Fatos Lubonjën e vunë në krye të çdo finanziami amerikan duke i dhënë me qindra rroga dhe ofiqe, për t’a pasur sot që është majmur nga paratë, një armik histerik të betuar antiamerikan, që nga mediat tallava fabrikon përnatë retorikë talebane antiamerikane, nxit urrejtje dhe vëllavrasje dhe bën thirrje për destabilitet.
Hajvanë! Kështu si silleni po e ktheni Enver Hoxhën në një iluminist dhe po legjitimoni drejtësin e tij kriminale, që me sharlatanë si ju, se paska pasur edhe aq gabim.
Ky Repishti qenka me beterr se Like floriri, qenka dhe ky kunder Amerikes.
Po ta kishin pyetur per Saliun me siguri do thoshte : Rrnofte Berisha.
Varja..
E keni gabim zoti Repishti. Ne PD ka me shume komunist se ne PS, ke Sali Berishen sa per 1000 komunist.
dhe sa per 30 Qershorin nuk e ka kerkuar Kryeministri, por e ka decretuar Presidenti me qellim te keq ne afatet e fundit qe lejon Kushtetuta e Shqiperise.
Ky President i thencin qe nuk perfaqeson popullin se se ka zgjedhur Populli, nuk duhet te luar hiq e vere data zgjedhjesh 2 dite para votimeve kur cdo gje eshte shpenzuar per 30 Qershor.
Ju e dini qe gjithe shpenzimet dhe fondet per partite politike per zgjedhjet jane harxhuar, ku do te gjenden fonde shtese per nje dite tjeter sipas presidentit? populli fukara ska me te paguaj prape. A i paguani ju keto shpenzime?