Në prag të zgjedhjeve të kontenstuara vendore në Shqipëri, për të cilat qeveria njeh si datë 30 qershorin, ndërsa opozita nuk e njeh dhe në kushtet kur presidenti Ilir Meta ka shpallur një datë tjetër, 13 tetorin, një diplomat i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se pritshmëria e Uashingtonit është që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor dhe më pas mosmarrëveshjet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer bën thirrje për shmangien e dhunës më 30 qershor, duke shtuar se udhëheqësit e partive do të mbahen përgjegjës për dhunën e përkrahësve të tyre. Me zotin Palmer bisedoi shefi i Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho.
Zëri i Amerikës: Zoti Palmer, faleminderit për mundësinë për këtë intervistë. Le të fillojmë me lajmin e fundit. Presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore, 13 tetorin. Kryeministri Rama këmbëngul për 30 qershorin. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit, a duhet të shtyhen zgjedhjet?
Mathew Palmer: Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.
Zëri i Amerikës: Çfarë legjitimiteti do të kenë këto zgjedhje ndërsa në gjysmën e bashkive do të ketë vetëm një kandidat dhe votuesit nuk do të kenë alternativë për të zgjedhur?
Mathew Palmer: Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t’i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të shkojnë gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e paqësore.
Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar nga mundësia e dhunës më 30 qershor?
Mathew Palmer: Absolutisht. Dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Protestat paqësore janë pjesë e qeverisjes demokratike. Kjo është shumë normale. Ne e pamë më 21 qershor se opozita është plotësisht e aftë të paraqesë argumentet e veta në mënyrë paqësore, në një mënyrë që përputhet me praktikat demokratike. Ne duam të shohim që edhe në 30 qershor ngjarjet të zhvillohen pa dhunë. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë këtë të qartë përkrahësve të tyre.
Zëri i Amerikës: Më parë ju keni thënë se udhëheqësit e opozitës duhet të mbajnë përgjegjësi nëse ka dhunë, se ata do të jenë personat përgjegjës për të. Ka patur njoftime në shtyp për udhëheqësit e dy partive kryesore të opozitës, PD dhe LSI-së, se në qoftë se ka përpjekje me dhunë për të bllokuar zgjedhjet e së djelës, partitë e tyre do të rrezikonin të futeshin në listën e Shteteve të Bashkuara të organizatave që janë objekt sanksionesh nga Uashingtoni. A ekziston një rrezik i tillë për to?
Mathew Palmer: Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Por, po; absolutisht është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm. Po ashtu duam të dëgjojmë të njëjtën gjë nga qeveria. Është një gjë që e kemi theksuar vazhdimisht. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, nga udhëheqësit e tyre, nga ata të cilët i mbështesin dhe presin udhëzime, ta dëgjojnë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Është diçka që unë e kam theksuar disa herë dhe po e përsëris: dhuna është e papranueshme.
Zëri i Amerikës: Përpara se të shpallte datën e re, presidenti Meta u takua me përfaqësues të disa ambasadave të vendeve kryesore në Tiranë, por duket se ai nuk ftoi përfaqësues të ambasadës amerikane, ose ambasadës italiane. Në të kaluarën presidenti Meta ka bërë kritika relativisht të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar duke u shprehur se “nëse dikush kërkon zgjedhje një-partiake le të vejë në Korenë e Veriut” dhe se “ai ka anuluar zgjedhjet në Shqipëri dhe jo në Amerikë, apo ndonjë vend tjetër”. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Mathew Palmer: Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës, ashtu edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë.
Zëri i Amerikës: Zgjedhjet vendore janë vetëm shfaqja më e fundit e problemeve të thella politike të Shqipërisë. Çfarë do të ndodhë më 1 korrik? E kemi parë një situatë të tillë të përsëritet shpesh. Çfarë do të ndodhë pas 1 korrikut? Si mund të dalë Shqipëria nga ky batak?
Mathew Palmer: Janë disa gjëra që ne shpresojmë të ndodhin pas një korrikut. E para është dialogu mes qeverisë dhe udhëheqësve të partive të opozitës për reformën elektorale. Ka një projekt të reformës elektorale që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, dhe ne duam të shohim marrëveshje për procesin e ardhshëm të reformës elektorale, që të krijonte kushtet që zgjedhjet në të ardhmen të zhvillohen duke gëzuar mbështetje nga të gjithë, në mënyrë transparente dhe me llogaridhënie. Duam që gjithë partitë të ripohojnë mbështetjen për reformën në drejtësi, që është thelbësore për aspiratat evropiane të Shqipërisë; duam të shohim formimin e institucioneve të Shqipësirë, si Gjykata Kushtetuese, që do të lejonin një funksionim të qetë të procesve demokratike të Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?
Mathew Palmer: Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.
Zëri i Amerikës: Qeveria socialiste e kryeministrit Rama është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, nuk dua t’i përmend ato një nga një. A mban ai përgjegjësi për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot? Ai është në pushtet prej 6 vjetësh tashmë.
Mathew Palmer: Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në B.E., është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi.
Ku eshte Tit Vasili te na interpretoj pak kercnimin ndaj huligantve dhe keqbersve LSI-PD? Banda e hajdutve dhe vrasesve.
1 pyetje
Kur ne 31 bashki ka vetem 1 kandidat,
Pse njerezit duhet te shkojne te votojne?
Cfare ndryshon nese nuk shkojne te votojne?
Mjafton vetem fleta e votimit e kandidatit dhe eshte pune e mbaruar.
Pse nuk I emeron partia dhe ato 6 milione euro te kursehen??? I perdor timonieri te beje ndonje gje me vlere.
Bota e qyteteruar ( jo bagetia) kete punen kur ka vetem 1 kandidat e ka zgjidhur me kohe,zgjedhjet jane te vlefshme vetem nese marin pjese me shume se 50% e zgjedhesve, po shqiperia eshte vend karagjoz tallin trapin gjithe bota dhe bagetia ndihet e vleresuar sa me shume te tallin trapin.
Ahhh gazetare rrypa te zerit te amerikes qe nuk ndryshuat njehere dhe nuk mesuar cfare eshte gazetaria as ne maje te Washingtonit. Juve ju ka zgjedhur sherbetori I sales, Elez Biberaj me dore nje nga nje qe ti sherbeni partise ose kusherinjve te biberajt nga kuksi e tropoja.
1. Per cfare rregistrimesh me akuza serioze flet kur Akuzat jane fjali te izoluara nga 60 CD qe nuk I ka verifikuar jo me analizuar askush.
2. Per cfare skandalesh te qeverise flet ore cope mishi gazetar. Te gjitha raportet vjetore – Bertlesman transformation index report, freedom house report dhe raporti vjetor I BE-se tregojne permiresim ne thuajse te gjithe sektoret e analizuar. skandalet me te medha me te cilat po merremi Akoma I perkasin prape e prape partise tende. Psh, merr skandalin e llalles, prokurori I pergjithshem qe pastron leket -ai ishte I vendosur nga PD ne krye te prokurorise dhe keta jane pergjegjes no 1. merr rastin tjeter te 650.000 $ financime ruse per PD, ku eshte I perfshire direct kryetari I partise. Merre skandalin tjeter qe qeveria do te ndertoje rruge dhe te pastroje zonat nga ndertesa qe kane zaptuar token publike ose te te tjereve dhe PD proteston qe te mbroje token e zanun. -Turp per gazetaret qe kane te gjitha mundesite te jene te lire e te bejne gazetari por mbeten sherbetore dhe keqinformues te njeanshem politik.
Si ore s’ka asnje skandal te qeverise!? Ka Babale, Bildbale,Salihale, hale hale e keshtu me rradhe ? ? ? ?
Shqip dhe qarte. Ta degjojne mire Ata qe duhet ta degjojne.
Ta lumsha o USA,sus do rrine neser …
Pedeistet dhe leshelistet kane frik nga hija e tyre e jo me nga “xhandari i Botes”, dhjesin gjak duke filluar nga kopili,floriri ,dhenderri fallxhorja ,….
Po ai uturaku i LSI-se Tit Vasili , ku e kuptoi qe i derguari i larte i DASH, kritikoi Ramen ?? Dhe se perkrahu opoziten ? Dhe se shprehu qe zgjedhje nuk do kete ne 30 Qershor ?? Keshtu eshte kur ri tere diten duke lepire buthen e Monikes dhe te Ilir metes , ne mbremje kur ke mbaruar pune se lepiri nxjer suratin tend tere mut dhe flet percart per te corientuar masat , ku jane ata qe do rezonin Ramen ne fund te cdo jave ?? Cfare ?? Na mbaruan kercenimet dhe filloi shantazhi dhe lejmet fals ??
Na mbaroi dhuna , filluan kercenimet dhe shantazhi , mbaruan dhe ato dhe filloi shperndarja ne mase te fake news, si arma qe je kudo brenda , eshte njesoj sikur te godasesh tjetrin mbas shpine dhe me silencer ……
Akoma nuk e kuptojne qe u bene qesharak , te peshtire , pa piken e pergjegjesise se cfare flasin dhe se si i percjellin lajmet ne masa , a thuaj kur mendon se kush na ke qeverisur kaq kohe eshte per te vene ulurimen dhe te ikesh nga syte kembet dhe mos te kthesh koken pas kurre , na qeverisen kriminele , hajdute ordinere ne kuptimin e plote te fjeles ordinere , te pa bese , te paskrupull , tradhetare , dhe tani kerkojne dhe resta
Faleminderit Amerika, miqte e demokracise dhe te Ilirve.
Luli krijoi mbeshtetje popullore me protestat qe organizoi.Mirepo amerika ne parim ka frike lideret qe Kane mbeshtetje ne popull se kane frike se mos abuzojne me fuqine e behen veshtiresisht te heqshem nga usa.Ata I thone lulit lere popullin se nuk vendos populli e vota e tij, por ne te veme e te heqim.Palmer ende nuk beson ndoshta tek qetesia , inteligjenca dhe proamerikanizmi i popullit shqiptar ndaj ende hezitojne ti japin popullit shqiptar perfindimisht Voten e Lire dhe te Ndershme.E ka gabim.
Ben je perfekt I sakte.
heshtje elektorale ene per komentet PRA kena zgjedhje prej tamami