Nga Carlo Bolino
Duke pritur të IK RAMA, po ikën 30 qershori. Etapa e parë themelore e betejës totale të ndërmarrë nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha kundër qeverisë së Edi Ramës, tashmë humbi. Sidoqë të shkojnë punët të dielën, premtimi që në 30 qershor nuk do të kishte zgjedhje doli se ishte gënjeshtra e radhës, me të cilën për shumë muaj me radhë Basha mobilizoi militantët e tij. Zgjedhje do të ketë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian i kanë njohur tashmë. Një gjest besimi ekstrem, që erdhi vetëm si përgjigje ndaj ultimatumeve pa logjikë dhe mungesës së sensit të Shtetit, që ka treguar deri tani opozita e bashkuar, e cila ka injoruar të gjitha thirrjet për arsye që u bënë nga komuniteti ndërkombëtar. Sfida ndaj ambasadorëve e kancelarive të huaja nuk i ka sjellë kurrë fitore askujt në Shqipëri. Një gabim ky, që Berisha e pagoi shumë kohë më parë, mbi të cilin tani rrëshkiti edhe Lulzim Basha, ndjekur këmba-këmbës nga Ilir Meta, të dy të bindur se mund të injorojnë vullnetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, sikurse vetëm Enver Hoxha bëri para tyre.
Tani Basha mban me dëshpërim shpresat tek raporti i OSBE/ODIHR-it, duke ushqyer iluzionin se vëzhguesit ndërkombëtare do të mund të kritikojnë procedurat zgjedhore dhe t’i konsiderojnë si të pavlefshme zgjedhjet. Nuk ka dyshim se kjo është një sfidë e rëndësishme për Edi Ramën, i cili, me një rezultat ku nuk mund të humbasë asgjë, sidoqoftë duhet të fitojë standardet. Por sfida ka të bëjë edhe me Bashën, pasi gjykimi i vëzhguesve ndërkombëtarë do të lidhet edhe me sjelljen e opozitës dhe të militantëve të saj para, gjatë dhe pas ditës së votimeve, duke qenë tashmë e qartë, sikurse u ritheksua nga OSBE/ODIHR-i dhe SHBA, se nuk ka asnjë dallim mes atij që nxit dhunën, me atë që e ushtron atë. Pra, Basha duhet të shmangë rrezikun paradoksal se mund të pësojë një dënim të ri ndërkombëtar, edhe për ato që mund të ndodhin në zgjedhje ku nuk merr pjesë.
Pasi ka humbur betejën kryesore, tani për Bashën nis pas-30 qershori, dhe për të parashikohen probleme edhe më të rënda. Në fakt, lideri i PD-së nuk do të ketë të bëjë vetëm me realitetin e vështirë të një partie opozitare që nuk ka më asnjë zë në Kuvend, por do të përballet edhe me situatën, edhe më të vështirë, të një force politike, e cila nuk ka asnjë përfaqësim as edhe në një bashki të vetme të vendit dhe në asnjë prej qindra enteve publike të lidhura me bashkitë. Deri tani Partia Demokratike kishte konrollin e 15 bashkive, LSI te 7 dhe PDIU te 1 bashkie. Çdo bashki ka ne vartësi dhjetëra ndërmarrje dhe aktivitete te ndryshme (nga çerdhet e shkollat, deri te gjelbërimi, nga leje ndërtimi te policia bashkiake, nga menaxhimi i mbetjeve, deri te tenderët e ndryshëm, etj. etj.). Pra firmat private, miliona e miliona euro dhe dhjetëra mijëra militantë, që kanë jetuar në qarkun magjik të krijuar përreth kryetarëve të bashkive, tani do të rrezikohen të mbeten rrugëve. Ata burra dhe ato gra, të cilët kanë qenë një limfë e fuqishme për protestat në shesh muajt e fundit, tani ndoshta do të zgjidhnin të distancoheshin nga një parti, që nuk ka ditur të mbajë premtimet e saj. Në çdo rast të gjitha ëto burime do të kalojnë në varësi të 23 krybashkiakëve socialiste që kanë mundësi për të investuar në mbështetje të popullsisë edhe në ato që kanë qenë bastionet historike të opozitës, nga Shkodra në Berat, nga Kamza në Skrapar.
PD-ja (ashtu si dhe LSI-ja) janë vetëpërjashtuar përfundimisht nga të gjitha institucionet shtetërore, duke dënuar me këtë izolim edhe mbështetësit e tyre. Sinjalet e para të kritikave ndaj Bashës nga radhët e PD-së kanë filluar që tani (publikisht dhe jo publikisht), por rrezikojnë të bëhen shumë më të forta duke filluar nga dita e hënë, kur të gjithë do të zgjohen nga nata shumë e gjatë e 30 qershorit dhe do të kuptojnë përmasat e kataklizmës politike, që ka ndodhur në vend. Dhe do të jetë ky çasti, kur Lulzim Basha do të kuptojë se nuk ka përballë më vetëm qeverinë, me të cilën i ka prerë të gjitha urat, dhe as vetëm komunitetin ndërkombëtar, që pretendoi ta sfidojë dhe që kërcënon ta vendosë PD-në në black listë, por edhe një pjesë të mirë të ndjekësve të tij, të cilëve duhet t’u shpjegojë se për çfarë shërbyen sakrificat e bëra deri më sot, kur betejën e humbën dhe nuk u mbajt premtimi për të penguar zgjedhjet. Sakrifica mes të cilave përfshihet edhe një çarje brenda Partisë Demokratike që çoi në lindjen e Bindjes Demokratike dhe distancimin e figurave të rëndësishme si Rudina Hajdari, duke shënuar një krizë të rëndë të brendshme, gjë që kishte ndodhur vetëm pas revoltës së 1997.
Opozita ka të drejtë për shumë çështje të ngritura muajt e fundit. Qeveria ka qenë arrogante, korrupsioni nuk është luftuar siç duhet, reforma e drejtësisë është e ngadaltë, përgjimet zbulojnë kontakte shqetësuese mes politikës dhe kriminalitetit (por ky është një fenomen që ka të bëjë me gjithë politikën dhe një pjesë të mirë të shoqërisë, jo vetëm me Partinë Socialiste), sistemi elektoral ka nevojë për një reformë radikale, dhe mbase i gjithë sistemi i vendit ka nevojë për një reformë institucionale. Por asnjë prej këtyre arsyeve nuk mjafton të të japë fitoren, kur metoda e zgjedhur për të luftuar është e gabuar. Dhe, mbi të gjitha, kur betejën reformuese e drejtojnë të njëjtët lider politikë (Berisha, Basha, Meta), të cilët çdo herë që kanë qenë në pushtet i kanë bërë gjërat më keq akoma nga ato, çka i kontestojnë sot Edi Ramës. Në Partinë Demokratike ka figura të pastra, të cilat, edhe për shkak të faktit se nuk kanë qenë asnjëherë në qeveri, duhej të kishin të drejtën morale të flisnin, por zërat e tyre ende nuk janë dëgjuar sa duhet: ndoshta edhe ata mund të zgjedhin të rebelohen pas disfatës së fundit. Por nderkohë deri tani kemi dëgjuar vetëm zërin e Lulzim Bashës, që artikulon mendimin e Sali Berishës, të dy të shtrënguar t’i kërkojnë ndihmë Ilir Metës, i cili ka treguar, për fat të keq, se ka mbetur kreu i vjetër i partisë, pa u bërë asnjëherë kreu i ri i shtetit
Në qoftë se të dielën (siç urojnë të gjithë) nuk do të ketë dhunë, duke filluar nga dita e hënë ky është skenari demoralizues që e pret Lulzim Bashën. Ndërkohë që, në rast se të dielën do të ketë akte dhune, për Lulzim Bashën ajo që vjen më pas do të jetë edhe më e keqe akoma. (Shqiptarja.com)
Kush ash tu e krujt me portalin e nipashit tem ja shojt nanen. Para Xen e ti Qim pas tij jeni krenaria jeme. Bash krenari e Karagjigjave. Edvin drama tu rrush bash bolet nipashve te mi. Ec para Xen deri ne Belgrad te past gjyshi.
Opozita nderrmori nje hap idiotesk , nje hap unikal djegien e mandateve, pa pasur asnje strategji.
Berisha, Basha, Mehdihoxhet dhe ne vecanti cifti familja Meta e.Monika jane pergjegjesit kryesor te shkaterrimit te opozites shqiptare. Nuk ka me turp.
Është çështje kohe, por PD do të ringrihet, dhe kjo do të ndodhë qysh nga momenti që do t’i japë fund berishizmit dhe bashkë me të dhe gjithë enturazhit të Bashës në misionin e tij në shërbim të mentorit të tij, me emrin Sali, si e keqe e PD dhe e Shqipërisë në këto 30 vjet. PD ka qenë një destin historik dhe po ashtu ka patur një mision historik, ndërtimin e një shteti serioz demokratik të së drejtës, por që me Berishën në krye dje, dhe nëpër këmbë sot, dështoi në këtë mision në mënyrë dramatike për të, ndjeksit e saj dhe padyshim për pluralizmin real demokratik. Por tani është koha që mbasi të vetëpastrohet nga ata që e sollën në këtë pikë dhe të nisi një rrugë të re me një alternativë të djathtë europiane, bindëse në rradhë të parë, për elektoratin e saj të madh dhe pastaj më gjerë, duke synuar atë gri, intelektualët më në zë, por të sprovuar se nuk bëjnë aleancë me të keqen (që nuk e shesin shpirtin) dhe padyshim atdhetarë. Nëse PS dhe qeveria e saj, është sot kjo që është, më së shumti është sepse ka ditur të përfitojë nga dobësitë, fajet, korrupsionin dhe sidomos krimet e krizat që kanë ndodhur prej lidershipit të saj, si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Duke e parë rrugën e saj me kurajo në sy si një dështim, le t’i hapë rrugën një lidershipi të ri, jo domosdoshmërisht në moshë, por më tepër me ide dhe vizion të ri. Një parti e tillë është nevojë akute për Shqipërinë, por të nesërmen a afërt dhe të largët të saj.
???
Po nuk kemi thene se do munde Lulii Shba o shoku. Me zgjedhje normale mund Ps , kaq. Ti e ke lexuar ameriken pro rames e kunder bashes? E ke kuptuar gabim.Duhet ta dish qe kush demton nuk e do Shqiperine dhe kush nuk do Shqiperine , nuk do as Shba. Tashme amerikanet e dine sa shqipfolesit e duan shqiperine.Me gjithe deshiren e mire per just, por dhe ju jeni thjeshte njeri nga vecse shqipfoles , ku edhe shqipja jote te torturon kur te degjojme se ke nje jete ketu dhe nuk mesove kurre pak gramatike.
Gazetari shqiptar me i persosur.
Bravo. Analize serioze, logjike e qarte.
Leksion per Lubonja, Zheji,Bushati e compani…te cilet do te kene edhe keta fatin e Bashes.
Fillimi i fundit per plehrat e tranzicionit.
Analize fantastike! Pershendetje nga ShBA!
Persh. Z. Bolino ! Ju komplimentoj per shkrimin, si gjithnje, i qarte dhe i sakte, per ato qe thua dhe shkruan. Te ndjek vazhdimisht kur merr pjese ne studiot televizive. Edhe nje here Respekte. Me kete rast desha te te beja nje sugjerim apo lutje per gazetarin Babaramo, i cili nuk gjykoj idete dhe mendimet per te cilat e respektoj, pamvaresisht se per mua i ka me shume devijacione , jo se mbron linjen qe une jam kunder, por menyra se si i trajton problemet, me nje fare nevriklleku e humb te qenit nje gazetar i pranushem per TV. Tuaj. Desha ti sugjeronit edhe paraqitjen jo skenike qe per mua ka shume probleme.
Po ky ke do te mashtroj!!! Perplasja per votat edhte preteksi per te bllokuar parlamentin dhe mos kalimi i reformes ne gjygjsor. Kta tallinn menderen dhe fitijne kohe, krijojne nje amulli deri sa te ndodh dicka e reforma te ngordh vete, te pakten shpresojne.
Une them qe analistet ti importojme nga jashte.
Carlo eshte nje kenaqesi qe te kami.
Jemi te tejngopur me analistet avokate te djallit.
Mos u shqetesoni.Cdo e keqe e ka nje te mire.Qevrrisja e keqe e gangstere e njekrahineshe e shqiperise ben nje te mire: gjeneron opozite, opoziten qe eshte e ben me te mire e me te forte e te bashkuar dhe fundin e regjimeve perverse imediat. Kapet ne diber duke perdhunuar vote e popull e tepelenasit i bejne kenge!!! Ne jug nuk edhte ptoblrm te vjedhesh se sipas zakonit te tyre dhendri duhet te vjedhe nje bageti e ti jepet vajza. Cte thuash me shume.Por shba di si hedh ne plehra regjimet e korruptuara e arrogante.Mos u shqetesoni.Sa foli Palmer Trump firmosi ambasadoren e re.Demokracia shqiptare perjete do krte nevoje per vemendje amerikana
Ndoshta alla amerikance por dhe allashqiptarce.
O “Trumpo”! Ne se don te behesh shqiptar i mire dhe atdhetar hidhe poshte krahinizmin, mos fol me veri dhe me jug. Very dhe jug nje eshte Shqiperia. Per larot e Sales shkon perfekte kjo ndasi. Hajt u rritsh e u befsh mal, i larte si mali i Tomorrit o Trumpolino, “me fal: Tromp”, ose me sakte ti Fake (jo i vertete) Trump.
Bukur Carlo.
Babaramen çojeni zv/sekretar ose nen/kryekar te partia demokratike
Padyshim gazetari me i mire shqipfoles, Respekte!
Si gjithmone realist Z Bollino .. Duke qene nje profesionalist me experience keni bere nje parashikim te bazuar te ngjarjeve te cilat jane orientuar dukshem tani ne shina te caktuara qe cojne ne vende qe dihen …Paanshmeria juaj ju lejon qe analizat te jene teper te sakta e te vlefshme prandaj nder te tjera meritoni min mirenjohjen e nje populli te tere per kontributin tuaj ne problemet e zhvillimit te vendit . Po te ishin shumica e gazetareve si ju ATEHERE DO KISHTE NJE PRESION TE DUKSHEM NDAJ PSEUDO ANALISTEVE QE I FRYJNE ZJARRIT NE VEND QE TA FIKIN
Ju e meritoni respektin e shumices se shqiptareve,Karlo Bolino!
Ju vleresojme per qendrushmerine ne mendime e opinione lidhur me poliiken shqiptare.
Ju vleresojme per analizat dhe konkluzionet tuaja, si dhe parashikimet ,te cilat ndikojne dhe ndihmojne ne formimin e nevojshem tek njerzit
Faleminderit KARLO BOLINO!