Rama ashpërson tonet nga Vlora: Ku është futur Luli? Gropa është gati, një nga një do përfundoni të gjithë aty

28 Qershor 2019, 21:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar kryetarëve të partive opozitare me tone të ashpra nga qyteti i Vlorës, ku po mban takimin e fundit elektoral në mbyllje të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Rama paralajmëroi edhe kryebashkiakët e djathtë, të mos zëvendësojnë bravat e dyerve të institucioneve për të bllokuar procesin e votimit, pasi siç tha ai, “do ndërrojnë rezidencë, dhe do përfundojnë te vendi”.

“Dhe këtu po ja përsëris, se di ku është futur, nuk po ndjehet Luli, ai thotë e kemi bërë ne, ai thotë e ka bërë partia.

Kështu do vejë puna do shisni njëri-tjetrin.

Gropa është gati, një nga një, aty do përfundoni të gjithë. Ne do ta kishim dëshiruar shumë një garë me ju, por ju i hytë luftës kundër Shqipërisë.

Ata kryebashkiakët ta dinë mirë, dhe ta lënë lojën e bravave, lumëmëdhenjtë.

Duan të ndalojnë Shqipërinë që të ketë një të nesërme duke ndruar brava.

Po ku ka bravë që e ndalon shqiptarin të hapë derën. Por nëse do të duhet që votuesit të hapin derën, duhet ta dijë mirë që do të ndërrojë edhe rezidencën, nga shtëpia te vendi.

I mori Luli dhe i bëri një tufë të papunësh, digjni mandatet se bota është me ne, edhe baba Xhikja po përgatit letrat e papunësisë, të gjithë në ndihmë ekonomike pas 30 qershorit”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje