Sulmi ndaj KZAZ-së, Sandër Lleshaj merr vendimin: Shkarkohet kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës

28 Qershor 2019, 12:40Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë ku KZAZ 6 në Bushat u dodh bashkë me materialet zgjedhore.

Sulmi me molotov i mbrëmjes së datës 27.06.2019 kundër një shkolle në Bushat të Vaut të Dejës, e cila shërben edhe si KZAZ nr. 6, befasoi disa që patën njëfarë iluzioni për reflektim të opozitës, pas protestës së vetme paqësore të saj, më datën 21.06.2019. Por nuk ka befasuar shumicën e shqiptarëve dhe aq më pak Qeverinë apo dhe mua personalisht, sepse ‘ndërrimi i qimes nuk ndërron zakonin, i cili del bashkë me shpirtin’, thotë populli.

Zjarri i mbrëmshëm, djegia e materialeve zgjedhore dhe plagosja e tre punonjësve të Policisë së Shtetit, nga një grup sulmi, i përbërë kryesisht nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës është një shprehje shembullore e paramilitarizimit të një partie, që ka humbur jo vetëm arsyen, por tashme edhe pseudo-kauzën e saj.

Aq sa i ulët ishte sulmi ndaj shkollës, ku është vendosur KZAZ, po aq e neveritshme ishte tentativa e drejtuesve të opozitës për të larë duart nga aksioni kriminal i militantëve të tyre, duke u përpjekur si gjithmonë, që nga nxitës të agresionit të kthehen në viktima të tij!

Në mënyrë sa të paturpshme aq edhe qesharake, ata akuzuan Policinë se paska sulmuar dhe plagosur veten, nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit. Pra, sipas këtyre ‘haxhiqamilistëve’ të rikthyer në skenë pas 100 vitesh, punonjësit e bashkisë së Vaut të Dejës dhe familjarët e kryetarit të saj, paskan zbatuar urdhrat tona për dhunë.

Përpjekja e opozitës për të larë duart përpara qytetarëve shqiptarë dhe përpara partnerëve strategjikë të Shqipërisë, të cilët janë investuar për stabilitetin dhe demokracinë e vendit, tregon qartë se në çfarë gjendje të rënduar mendore dhe në çfarë katandisje të ulët morale janë sot drejtuesit e revolucionit imagjinar për pengmarrjen e zgjedhjeve.

Sjellja kriminale e përfaqësuesve të opozitës në Bushat, të Vaut të Dejës, dogji jo vetëm një pjesë të materialeve zgjedhore, që do të zëvendësohen në kohë, por edhe orvatjen cinike dhe hipokrite të drejtuesve të saj, për të luajtur me standarde të dyfishta në komunikimin publik dhe atë ndërkombëtar.

Sidoqoftë, incidenti i mbrëmshëm nuk mund dhe nuk do të cenojë aspak integritetin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet do të mbahen në të gjithë vendin, në pajtim të plotë me Kushtetutën, me Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin e vendit, si edhe me mbështetjen e vendosur të partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit, të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr. 6, të realizuar nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm.

Të njëjtin fat do të ketë cilido, që autoritetin e Kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet, duke i kthyer apo lejuar punonjësit e Bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare.

Me ketë rast, shpreh mirënjohjen e thellë për angazhimin profesional të Policisë së Shtetit dhe garantoj qytetarët se askush nuk do të lejohet të krijojë pasiguri dhe destabilitet në vend, për qëllime të mbrapshta partiake.

Në të njëjtën kohë, ftoj qytetarët që të distancohen nga thirrjet politike për të marrë pjesë në veprimtari antiligjore, pasi pasojat janë shumë të rënda dhe jo rrallë herë persona të painformuar, apo të vënë nën preson nga kryetarë të caktuar bashkish, kanë rënë viktimë e këtyre angazhimeve.

Së fundmi, u bëj thirrje gjithë drejtuesve të bashkive, që të marrin masa për të ushtruar me përgjegjësi të lartë shtetërore detyrën e tyre, për të garantuar kushtet optimale për qytetarët e tyre që të mund të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.

Të mos merren me veprimtari penguese dhe me bravat e dyerve të shkollave të përcaktuara tashmë si Qendra Votimi, sepse kështu bëhen jo vetëm qesharakë, por edhe subjekt i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

30 qershori është data e zgjedhjeve dhe zgjedhjet janë të popullit shqiptar, as të partive, as të bashkive!” tha Lleshaj.  (TemA)

8 komente në “Sulmi ndaj KZAZ-së, Sandër Lleshaj merr vendimin: Shkarkohet kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës”

  1. Torino says:

    Shkurt!Sakte e pa gabime.Ky quhet SHTET!

  2. Amy says:

    te lumte Lleshaj, coji para drejtesise keta kriminele shkaterrues, ta shikojne se sa ju vlen lekura pas hekurave.

  3. Nje Qytetar qe i dhimset populli i vet po jo atllaret e politikes idiote infantile says:

    I ziu Haxhi Qamil, ç’po heq prej Rilindjes mbas gati 100 vjetesh qe ka vdekur. As vete nuk e ka ditur qe ishte kaq i lig, i shkreti ai veç dum Baben bertiste, njelloj si keta te Rilindjes qe bertasin dum Edin.

  4. FLUTURA says:

    Shtetar i formatit evropian. ?

  5. Ceni says:

    Hallall Sander, u beme si talibanet.

  6. K9 says:

    Z. Gjeneral kam shumë respekt për ju, ndershmërinë, karrierën tuaj brilante dhe drejtimin gjakftohtë të policisë në këtë situatë komplekse, por do t’ju ftoja miqësisht të ndryshonit përmbajtjen e deklaratave tuaja. Mjafton Spiropali, Balla & company për deklarata pompoze e patetike. Në fund të fundit ata janë socialistë ramistë, ndërsa ju Jo! Ju jeni shprehja më e lartë e përfaqësimit të shërbëtorit të depolitizuar të shtetit në politikë. Ata janë shërbëtorë të Ramës dhe ashtu si ata të Berishës pështyjnë e lëpijnë me urdhër.
    Uroj që deklaratat tuaja të ardhshme të jenë pa shumë Pathos, pa gjuhën e përçmimit dhe urrejtjes partiake, brenda karakterit tuaj prej ushtaraku, intelektuali dhe njeriu të urtë dhe të mënçur. Përballë kini gjethsesi shqiptarë.
    Lini Berishën të shohë tek shqiptarët derra që mund ti zhdukë dhe pushkatojë nga zyra e tij, si Mehmet Shehu derrat në gjueti!
    Lini Gjekmarkajn të përlyhet me pathosin melodramatik tek pështyn gjithë dynjanë dhe lëpin gjithë dëshpërim pandoflat e Bajraktarit të tij, nga frika se ngelet si qen pa zot!
    Lini Ramën, Lubonjën, Bushatin, Zhejin & company të vazhdojnë luftën e paskrupullt që lanë përgjysëm baballarët e tyre, tek i nxirrnin sytë njeri tjetrit pa mëshirë!
    Por mos braktisni kurrë veten! Atë njeri të shtruar dhe patriot, që di t’a masë fjalën dhe nuk humb zotnillëkun dhe kontrollin, kur gjithë bota humbet fillin.

  7. Silvio says:

    Dhe diktatura komuniste me 1945 keqperdori nje minister te brendshem, Haxhi Lleshi dhe per sherbimet antiveriore (duke terrorizuar e vrare veriore qe ne hall te vet quheshin reaksionare se nuk besonin tek zgjedhja sllave per hoxhen ne krye te vendit) qe beri per Enver u be president leshi e vec pershesh hante.Tani nje llesh tjeter po keqperdoret kunder veriut.Fundi? Natyrisht shume me i shpejte se parardhesit. Nder rastet e rralla qe psmja e jashtne e timbri i zerit mashtrojne.

  8. BARDHYL says:

    ME SE FUNDEMI KEMI NE QEVERI NJE MINISTER TE MBRENDESHEM QE KURREN E KURRES NUK MUND TE KOMPROMENTOHET DHE TE KORRUPTOHET.I VE DUART NE ZJARRE PER PASTERTIN E TIJE DHE KESHILLOJ KEDO RETHE E ROTULL TIJE SE DO DEMTOJ VEHTEN NE SE DO MUNDOHET TE BEJE SANDER LLESHIN TE SHKEL LIGJIN QOFTE DHE PER 5B LEK.PER KETO CILSI E VIRTYTE QE KA PD E LARGOI SE SESHTE MESUAR TI THOTE TE ZEZES TE BARDHE DHE ANASJELLTAS.KUZHDO QE DO MUNDOHET TA PADISE PER SHKELJE LIGJI DO NXJERRE SYTE E VETE ,KESHTU DO NDODHE DHE ME VOLTANEN QE E KA PADITUR PER PERDORIM TE PA DREJTE NDAJ PROTESTE VOLTANOPAQESORE GAZ LOTSJELLES,KUR U PA ME SE MIRI SE VOLTANA UDHHIQTE GRUPET E DHUNES NDAJ POLICIS.TE UROJ ME GJITHE ZEMER PUNE TE MBARE NE SHERBIM TE POPULLIT DHE ATDHET SANDER LLESHI BARDHYL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje