Moisiu, i ashpër me Metën: 30 Qershori do t’i presë rrugën një presidenti të rrezikshëm. Do ketë arrestime dhe tërmet politik

29 Qershor 2019, 18:59Politika TEMA

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i ftuar në ‘Kjo javë’ ka folur për zgjedhjet e 30 qershorit.

Moisiu është shprehur se dita e nesërme nuk e zgjidh situatën politike, por vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm.

Sipas Moisiut, probleme të tilla mes mazhorancës dhe opozitës ekzistojnë në të gjithë bottën, por duhet të jetë presidenti ai që duhet të di t’i ndryshojë.

“30 qershori nuk e zgjidh këtë situtatë, vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm sepse kuptohet mazhoranca dhe opozita kanë problemet e tyre si e gjithë bota.

Prandaj edhe partitë kryesore si në kohën kur kam qenë unë kanë marrë një vendim dhe është firmosur. 

Megjithëse u ra dakort, nga opozita u kërkua kohë dhe ranë dakort të gjitha palët.

Megjithatë unë e pranova këtë pjesë dhe i kërkova kuvendit të asaj kohe, kryesisë, ishte pikërisht neni 131/ 1 dhe zhvlerësova dekretin e mëparshëm duke vënë një të ri”, tha Moisiu.

Moisiu tha se mosndëshkimi i politikanëve që kanë shkelur ligjin, ka rritur “zullumet”.

Ai u shpreh se mendon se do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë, dhe se kjo është e vetmja formë që “ne të mësojmë”.

Moisiu tha se është zhgënjyer nga akti i opozitës për djegien e mandateve, ndërsa tha se në këtë kohë po ndodh një tërmet politik që do të ketë pasoja për të dyja palët, por më shumë për opozitën.

I pyetur se a mendon se do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë, ai u shpreh:

“Duhet të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë, padyshim, sepse ndryshe ne nuk mësojmë, madje kjo frikë i ka detyruar disa politikanët  të bëjnë veprime të pamatura.

Ky është një tërmet politik, dhe do të ketë pasoja tek të dy krahët, por tek opozita më shumë, sepse bënë një vendim shumë të pamatur për djegien e mandateve. Sjelle negative ndaj popullit, përbuzje”, u shpreh ai.

17 komente në “Moisiu, i ashpër me Metën: 30 Qershori do t’i presë rrugën një presidenti të rrezikshëm. Do ketë arrestime dhe tërmet politik”

  1. ¬ says:

    U habitëm kur e bëri Kryeministri Rama., Metën President. E dinim që se ka aftesin për një post të tillë ish kryetari Parlamentit, por ka menduar Z. Rama që do e këshilloj si duhet që të mos bie në sy handicapées i tijë. Dhe opozita se kuptoj ç’dekretimin e zgjedhjeve. Një kokë shkrepje që i kushtoj karrierën politike atij, familjes së tijë, fisit, rrethit, Partis që përfajqson

  2. John says:

    Ky budallai thote se opozita do arrestohet e penalizohet me shume se ka djege mandatet!! Pse shkelje ligji dhe krim eshte djegia e mandateve? Ja ka vene syrin presidences per ndonje mik te tij ky? Pse shkel heshtjen zgjedhore e nuk denohet ky qe mjere ne qe e paskemi patur president kete joshqiptar ne origjine e psiqike.Dhe media qe e ftoi te denohet. Apo drejtesia punon vec per fakire e te dobet.Te filloje nga flagranca e ketij robit.

    1. katarakti says:

      Sa idiot je o i shkrete. As shqip nuk kupton, lere anglisht, megjithese e quan veten John! Presidenti Moisiu, me i miri qe ka pase Shqiperia qe nga 1944, thote se djegia e mandateve tregon perbuzje per popullin, o dru me pre!
      Edhe keta idiotet e “Temes”, njelloj si ty, shkruajne krijohet “president” i rrezikshem, ne vend te “precedent”!!!

  3. Qytetari says:

    Moisiu flet per nje “precedent te rrezikshem” dhe jo president te rrezikshem ! Gazetare dhe redaktore sh te pa vemendshem ! Perndryshe, gjithecka komenton Ai,qendron dhe eshte korrekt ! Qytetari

  4. Kopani nga malokeria says:

    John. Na gerrice koqet me kopetencen tende. Ky. Moisiu eshte me Shqiptar se ti è une bashke. Ti fsheh qim Peken me karlleqet qe thua. Malok.

  5. drino says:

    Zoti Mojsiu, ju jeni i vetmi burre qe e ke merituar poztin e presidentit……
    Turpi me i madh qe beri Edi Rama eshte qe beri president nje njeri te degjeneruar, hajdutin e thesarit te shtetit ne kohe qe te gjithe shqiptaria i thote ILIR FLORIRI…..
    Cte mbjellesh do korresh prandaj ta mbaje Edi…..

  6. ME EMER says:

    TE GJITHE NJELLOJ PASKI QENE ..! KENI NGRENE E KENI PIRE SI DJE DHE SOT PA U NGOPUR DHE ME MEZE , JO SI NE FUKARENJTE ME ATE RROGE “GJAKU”.. ENVERI JU BERI NJEREZ , JU NGRITI NE PERGJEGJESI NE ATE SISTEM QE AS VETE ZOTI NUK MUNDET , PASI “DJAJTE” JANE TE POSHTER , TE SHUMTE , TE PA MESHIRESHEM .GJEJENI RRUGEN TE VOTOJE E GJITHE SHQIPERIA DHE NE “FERR” TE SHKONI TE GJITHE JU INTERESAXHINJ TE PA NGOPUR QE VETEM SHKATERIME SOLLET NE KETE TRIDHJET VJECAR ..!

  7. Guri i Kamjes says:

    Fjalia “President i rrezikshem”, duhet lexuar “precedent i rrezikshem”.

  8. Pensionisti says:

    Babai i ish presidentit moisiu(Spiro) ka kontribuar per mire ne luften Italo Greke .E dergonin oficerat ltalian qe ti thonte ushtareve shqipetare qe te luftonin kunder grekeve ,ai bente te kunderten .I thoshte mos luftoni eshte lufte e pa drejte.Kete ma kane thene ish ushtare shqipetare nder ta dhe babai im.

  9. DRENICA E KUQE says:

    Z. President, kjo klase politike ne pushtet mese paku eshte klase politike e Shqiperise dhe e shqiptareve gjithandej… Kjo gjendje do te mund te ilustrohej me thenien gjeniale te popullit shqiptar: Kur t’jua heqesh lopeve kerpeshin, ta bejne aren rrafsh me toke!… Keshtu po na e ben tash e 30 vjet “demokracia” e PD dhe e aleateve te saj… Per juve si President i Shqiperise kane respekt te gjithe shqiptaret, po Shqiperia duhet bere me çdo kusht, sepse, ndryshe, me kete “demokraci” ekziston rreziku te shuhet krejt, e shihni se te rinjte shqiptare nga paperspektiva po e braktisin Atdheun dhe kjo eshte pasqyra me e mire per klasen “politike shqiptare” e cila po e favorizon veten dhe familjen e farefisin e ngushte, ndersa, per popull e per Atdhe s’e çan koken asnjeri ne pushtet…
    Shendet per Juve z. President dhe jete te gjate dhe te lumtur!…

    DRENICA E KUQE

  10. alphade says:

    A keni burreri,karakter e parime ju ish- presidentet e Shqiperise “demokratike”
    apo jeni burravece konjukturale: Para do kohesh ju zoti Moisiu e karakterizuat
    Metushin si Presidentin me te mire te te gjitha kohrave te “demokracise ” anar-
    kiste shqiptare,ndersa tash na del se ky Metushi i Skraparit na qenkerka nje
    “president i rrezikshem ” ?! Hajde merri vesht keta ish- Presidentet ,si Moisiu,
    Mejdani, paermendur ketu ulokun e te tjere qe lane name sa qene ne kolltukun
    presidencial…… nNejse, kjo eshte fatkeqesia e shqiptareve qe e ka zanafillen
    te Monstra e Vicidolit..,..,

  11. Pensionisti says:

    ISH BABAI I PRESIDENTIT MOISIU (SPIRO) ISH OFICER NE LUFTEN ITALO GREKE E DERGONIN OFICERAT ITALIAN QE TU BENTE MORAL USHTAREVE SHIPETARE QE TE LUFTONIN.AI SHKONTE DHE I THOSHTE “MOS LUFTONI ESHTE LUFTE E PA DREJTE.DORZOHUNI IKNI NE GREQI.SHUME PREJ TYRE U DOREZUAN .KETE MA KA THENE BABAI IM
    .

  12. alphade says:

    Korigjim: jo “president i rrezikshem” por “precedent te rrezikshem” ! Ndjese,
    U sygjestionova nga titulli i gazetes ” TEMA” qe ne vend qe te shkruhet ” Pre-
    cedent te rrezikshem” ka shkruar gabimisht,lapsur ” President i rrezikshem”

  13. ME EMER says:

    NUK JU PELQEN KOMENTI I IM ? NUK JA U INPONOJ PASI JAM NJERI I THJESHTE , POR QE KURRE NUK E KAM ULUR KOKEN PER T`JU BINDUR QORCE DIKUJT ..! ME KANE NJOHUR PLOT TITULLARE TE HETUESISE , PROKURORISE , GJYKATAVE ETJ ETJ SI NE sHQIPERI DHE KETRU KU JETOJ SOT . MENYRA SI U ZGJODH PRESIDENTI I VENDIT ISHTE SHUME E PA MORALESHME . MENYRA SI PO VEPROHET PER ELIMINIMIN E TIJ NGA AI QE E VURI , E CILESOJ NGA AI QE E VURRI ESHTE ME E KEQE . KRIJOHINI MUNDESI POPULLIT TE VOTOJE I LIRE ORE PARAZITE TE NDYRE , O TURPI I KOMBIT ..!

  14. Piro says:

    Moisiu eshte burre, si president dhe kur flet. I qarte, I ndershem dhe dinjitoz. Nje specie ne zhdukje.

  15. moisiu krushku I vilma nushit thyn heshtjen zgjedhore says:

    Krushku I vilma nushit oli-kar-kes.Nushi vjedh leket tona, ja jep krushkut moisiu , ky news 24 , news 24 ja kthen me reklame pushteti rilindas-vilma.Gomari nuk ftohet per gje tjeter vrc me i vu samarin, nuk ftohet per mend.Se dhe mishi nuk i hahet Turp dhe per ju dhelprat e news 24.Thyt heshtjen zgjedhore me nje te pallur gomari.

  16. astrit says:

    Presidenti me i mire qe ka patur Shqiperia. Jep mesazh te qarte, te paster dhe realist! Zyrtaret e korruptuar dhe te papergjegjshem nuk duhet te lihen te vazhdojne te sillen si te duan! Duhen ndeshkime teper te ashpra per kedo qofte! Nese vazhdohet me politiken terhiq e mos keput, si deri tani, Shqiperia nuk ka per te ndryshuar dhe nuk mund te behet Evropiane! Ndeshiimet duhet te fillojne qe te ne 1 korrik 2019!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje