Nga Kristo Mërtiri
Një grusht mercenarësh të përjetshëm, kokëtulë e të pagdhendur, numërorë topi të gatshëm e mendjembyllur përballë qytetarisë më minimale, lehin në cdo kohë dhe presin të dalin tamam si qentë nga zinxhiri. Një rit gati kafshëror tashmë i stërnjohur, që i bën karshillëk e maskarallëk shtetit ligjor, Lirisë e Demokracisë së vërtetë. Mjafton një kuisje a sinjal i papërgjegjshëm nga goja dhe gjuha e liderëkalanderëve partiakë të etur për pushtet e para. Sic po ndodh ditët e fundit. Janë po këta bicim udhëheqësish, sojsëzë të mbytur në pasuri e luks, që “ i kanë lëshuar për të rrënuar procesin zgjedhor dhe paqen në vend”!
Janë po ata drejtues të kollarisur që të nesërmen na poftisen nëpër mikrofona e ekrane dhe na prezantohen si “kalorës të vrerosur” për fatet e pafata të mëmëdheut. 3 dekada kështu ! Sepse në Shqipërizën tonë halleshumë, këtyre u pjell edhe kau, edhe mushka ! Kanë shirë e shijnë me galop nëpër lëmenjtë e pluralizmit politik, pa u hedhur hic sytë mijra fukarenjve buzëplasur. Mirëpo, mbrëmë, në vigjilje të “heshtjes zgjedhore” ligjore, pranë Bashkisë së Kryeqytetit, plasi natyrshëm edhe një humor bio mes njerëzve të thjeshtë:
-A e kënduat Dekretin e tretë Presidencial ?
-Aman, më qafsh, mos më ndërliks zorrët e barkut, sepse kujtesa nuk më ka lënë shëndenë akoma !,-u përgjigj si me përgjërim një ish punonjës i minierës së Valiasit.-Ju tiranasit e dini më mirë, te kjo ndërtesë dikur ka qenë Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit…
-E cë pastaj, unë po pyes për Dekretin e ti më vërvit te Komiteti…
-Duro pak, o i duruar ! Atje dua të dal. Por mua më ngjethet mishtë sa herë që më bie rruga këtej. Më fanepset para syve ajo beteja e tmerrshme për sigurimin e strehimit, për të marrë një cati ku të futja kokën me gruan e kalamajtë. Zvarritje e mashtrime pa hesap në zyrën përkatëse. Duke shkuar shpesh në orarin e “pritjes së popullit”, më në fund filluan të më përcillnin edhe me një avaz të butë e disi origjinal: “-Mos u mërzit fare, a derëbardhë ! Ja, sa të mbarojnë ndërtimet dhe do merren vendimet. Ti je i treti në listë…”. Kjo përgjigje mbeti varur si këmborë pa gjuhëz për mjaft kohë. Por mua më gjëmonte në kokë. Në fillim sikur më lidhej komb në grykë. Ikja me nofulla, duar e gishtrinj shtrënguar. Por një miku im që e kishte pësuar herët si unë, befas më shikon tek po numëroja a kërcisja gishtat rreth një gote birre te Bar “Sahati”. Kur ia zbraza hallin dhe po krekosesha pakëz pas premtimit të freskët zyrtar si “ I treti në listë”(më saktë: I treti, i vërteti !), qeshi fort ca sekonda dhe mbante duart në ije. Pastaj u bë serioz dhe mu lut gati në mënyrë urdhërore : -Shko tani tek Shefi i Strehimit të Tiranës (hape pëllëmbën e dorës, përkule gishtin e mesit dhe lëvrije pa pushim), dhe…i thuaj shkurt e prerë: -O filan, t’u bëfsha kurban! Më hiq nga vendi i tretë në listë, se më sjell tersllëk ! E kam “amanet” nga gjyshi besimtar…Dëgjo mua, miku im bashkëvuajtës, bëje se do shpëtosh pa zarare. Hajt, të vaftë mbarë !…
Qeshëm të gjithë. Menduam se ia hodhëm paq “heshtjes zgjedhore”. Po ku të lenë rehat molotovët dhe “pishtarët” e mesjetës në Bushatin e Vaut të Dejës e gjetkë ?! Si ti pagëzojmë flakët
brenda vatrave të Diturisë, brenda shkollave shtetërore? “Dekreti i tretë” presidencial nuk është thjesht “kondrapedal”, por edhe memec, qorr e shurdh përballë ndonjë flakadani në fushë a në mal.
-E tha bukur një kolegu juaj jodosido, kur e pyetën publikisht se c’farë parashikonte në ditën e zgjedhjeve : “ Do doja që në datën 30 qershor opozitarët të rrinin në shtëpi, të iknin në plazh, të rrinin në ndonjë kafene, të bënin seks, të luanin me letra, të lexonin ndonjë libër… Ata kanë të drejtë të mos votojnë, por nuk kanë të drejtë të pengojnë të tjerët të votojnë. Sepse kjo e fundit nuk hyn te “të drejtat e njeriut”… Ja, na thuaj ti, byrazer, të qeshim a të qajmë ? Po të isha sot te Sheshi i Cecos ose nëpër Qafën e Pazarit, unë do kuvendoja e do gajasesha me Këthen e paharruar(kështu e thërrisnin në Gjirokastër të famshmin Kico Th. Spiri nga Zagoria)…
Bëmat e tij në vargje, sidomos për Dashurinë dhe Polit(h)ikën, kanë fituar natyrshëm popullaritet e ilaritet të merituar. Jo vetëm në qytetin e gurtë mbi gjunjët e Malit të Gjerë. Se Këthja i paarritshëm të detyron të vësh buzën në gaz, me të vdekur e të gjallë. Ama, askush nuk e shiti a t’i bënte keq nëpër ingranazhet e monizmit. Askush nuk ia ngriti carkun e frikshëm të Nenit 55 “për agjitacion e propagandë”. E respektonin, por edhe e donin gjer në adhurim. Hapur e më tepër në heshtje e distancë.
Ndërsa ai zbriste e ngjitej nëpër dheun drithërimë të Cajupit, vetëm “qesh e ngjesh”. Ndonjë pushtetar lokal që hiqej parimor e i rëndë përpara miletit, e kalonte shtegun shpëtimtar me një “mo e trazoni Këthen, ia ka marrë era catinë”. Nuk mërzitej kollaj e as mbante mëri kurrë. Krijonte pa pushim, me gojë e me shkrim. Kur të tjerët mbanin ngrehur kycet “tutius”!… “U trete, Kico, u trete,/ Rrugës shkon e flet me vete,/ Ke ca brenga, ke ca derte,/ Nuk tregon dhe heq me vete…/ Por një hall i madh më gris:/ Komiteti i Partisë,/Bilbilin e Zagorisë/ Nuk e lë të pijë sisë/ Nga nusja e Poezisë !”. Hokatar e qesëndisës i thekur, cartalloz kokëkrisur, noksan apo shakaxhi shpotitës, finok tepër i zgjuar apo fare pak nopran i pashtruar ?! Hajde merre vesh plotësisht. Sinqeriteti i tij të mbërthen. Nuk e urren dot. Sinqeritet që ndonjë mediokër e etiketon padrejtësisht “naivitet” apo ligësisht me “një dërrasë mangut”. Punë e madhe !
Por K.Th. Spiri nuk i vendoste kurrë vargut mballoma “silikoni”, sic bëjnë sot me fjalën, buzët, gjokset, vithet me bokse e pa bokse nëpër ekranet televizive, në faqe gazetash e fejsbuqe. Dhe u lëpihen intervistuesve pushtetarë e opozitarë, pasanikëve të pistë e të pastër. Madje, nganjëherë përpiqen të hedhin edhe vickla të “pavarura”, të vdekura e të pakallura. Vickla gazetareske(kupto: humoreske) që tashmë nuk pijnë më ujë në opinionin e shëndoshë e të kulturuar. As mund të maten me Këthen e nahijes tonë.
Fjala vjen, ja si i drejtohej shokut të fëminisë, që ishte bërë ministër në metropol : “Ti ministër, unë kapistër…/ Katër dhen e katër dhi/ Ka poeti në shtëpi./ Dil, të na dalë sikleti,/ Se një hall e ka mileti/ I do djali bursë shteti”. Po kështu lutjet(kërkesat) drejtuar ish Komitetit Ekzekutiv në Gjirokastër, për të cilin kish thurur edhe një poemë konkrete, sarkastike, origjinale e antiburokratike. “Burokratizmit,/Sipas qilizmit,/T’i shkulim rrënjën,/T’i nxjerrim tënjën…/ O burokratë,/O jut ë ngratë,/Ju rrofshin rrogat,/Ju rrofshin gratë!/Sepse për punë/ Jeni për lumë…”.
Dikujt, ndoshta me të drejtë i kujtonte Don Kishotin, “me ndryshimin që spanjolli është krejt i marrë dhe nuk e di”. Ndërsa Këthja ynë vjershëtor pranon vetë dicka natyrisht jo pa “fshikulluar” veten :”K.Th. Spiri, K.Th. Spiri/ Ishte pak eksiq fakiri”. Dhe nuk është kurrsesi sinqeritet i tepruar dhe as i mbyllur në ndonjë kuvli frymëzimi. Shkurt, sic thekson një miku i tij i vjetër, “ua ngatërron letrat të gjithëve, ua bën lëmsh llogaritë e pandehmat” për cdo fjalë me qar a me zarar…Te motivet lakuriq për Dashurinë, si ai nuk besoj se ka të tjerë ! Asnjë gjurmë hipokrizie, asnjë jargavitje, “Se nuk ka poet në
jetë/Karasevdalli mos jetë !”. Përshembull, leitmotivi i pashterur metaforik e aspak shtirak për “Ksanthipin”, shpesh të lë pa fjalë, por me buzëqeshje ujëvare në buzë: “Gjeta thesarin kismet,/Jo në fshat, por në qytet,/ Tërfilin me katër fletë/Nuk e di si na u pleks filli/Zjarr i shkurtit, borë e prillit,/Fletë e katërt e tërfilit”….Por edhe për ca kunguj që nuk kanë haber nga Kushtetuta e që dalin me ura zjarri në duar pas kushtrimeve “opozitare”, le të lëcisin K.Th.Spirin : “Se këtu në vendin tim/ edhe kungulli ka kuptim,/kungull, ty t’u shoftë fara/ ngado shkoj më del përpara”. Bën mirë Safeti, shitësi i librave të vjetër në trotuar, që kohët e fundit fotokopjon mjaft krijime të vjershëtorit të cuditshëm gjirokastrit dhe një pjesë ua dhuron mitingashëve kur kthehen djersëmbytur nga mitingjet. Disa nga këta ngadalësojnë hapat, dëgjojnë recitime gratis, por edhe qetësohen sadopak:
Mora pushkën dola malit,/
Të luftoja për atdhe,/
Ku ta dija unë i varfri/
Se armiku ishim ne !
Dikur, ish Kryeministri Meksi sevdallisej shumë pas kësaj strofe. Jo më kot i ligjëronte publikisht, pa mllef por me pasionin e njeriut të lexuar. Ndoshta e kishte në vend të një uikendi të paplanifikuar ! Ama, poetit popullor i rritej nami. Edhe pak ditë para se të mbyllte sytë përgjithmonë, Këthja nuk heshti. Tregojnë se ia mori shtruar e me shpirt: “Do t’ia marr me zë prej xhani/ Ma mbani, o miq, ma mbani,/ U plak Kico Spir Khajami./ Mezi i hedh këmbët osh/ U thinja lart e përposh…/Po s’dorëzohet Kico Spiri:/ Kokrrat hajt, shëndosh kalliri !”. Mos vër buzën në gaz po deshe ! Dhe në këto orë të “heshtjes zgjedhore”, Polit(h)ika rrumpallhane mund dhe duhet të ulë armët. Boll është tallur. Le të sundojë humori ! Në fund të fundit, vetëm ky “bën katarsisin” dhe barazon gjithcka, as monizmi, as pluralizmi…
E ke qarëëë?
Ose”Kiço Spiri,Kiço Spiri
,ndër poetët më I miri ”
“Andon Zako fli I qetë
Vëndin ta kam zën vetë”
Ose për ish ministrin:
“Kiço ti,dhe Kiço unë
Dil Kiço,mos më ha munë”
…
Kico ti, Kico vellaj,
Me je bere si but me vaj!
Thuhet se e kishte me Kico Ngjelen, ish ministrin e tregtise, babane e “avokatit”.
Jo…jo, nuk eshte keshtu. Eshte: -KIÇO TI E KIÇO UNË, NËSE S’MË PRET MË HENGSH MUNË.- dhe eshte pikerisht per Kiço Ngjelën, po nga një Kiço tjeter nga fshati, shoke femijerie dhe pjesemarres ne lufte.
si perhere kristianet otrtho/xe ajka e shqiperise……………sa per korraket sunite, bir selman i nenes ke te qaj me pare………………….totalisht plehraaaaaaaaaaaaa!
Hahahaha… Rrofsh o Kristo qe ne keto dite te nxehta na bie humor nga Kico Spiri. Heshtja zgjedhore le ti kthehet ketij humori.
Si nje gote uje i fresket vjen shkrimi ne keto dite zallamahije e çoroditje totale.
…
Kico ti, Kico vellaj,
Me je bere si but me vaj!
Thuhet se e kishte me Kico Ngjelen, ish ministrin e tregtise, babane e “avokatit”.
Shkruaj mor Kristo Mertiri,
shkruaj mor te ndrite ylli,
Se keshtu ka ardhur koha,
s’kane te ngopur keta horra.
E ka thene G.Brahimi,
keta u ngriten nga hiri.
O Gafur, te qofsha fale,
Mjalte e paske ate fjale.
Pene e Kristos, pene e rralle,
Buron mall per fukarane.
Kurre s’u qas me zuzare,
Me dyfaqshit qe te lyejne e te lajne,
E ka thene Gafur Brahimi
Keta u ngriten nga hiri,
Dhe tani s’duan tia dine
Me parane ta kene mire.