VIDEO: Tentoi të arratisej nga policia, i riu për pak sa nuk bie nga tavani

29 Qershor 2019, 09:53Lifestyle TEMA

Matty Walsh, 25-vjeç, nga Britania e Madhe, kishte shkuar në një aheng së bashku me disa shokë, kur në një moment dëgjuan një zhurmë të madhe në derë dhe një zë: “Policia”.

Në ato momente, një nga të pranishmit iku dhe thjesht u zhduk. E derisa policia po bisedonte me të tjerët dhe pyesnin për të dyshuarin, në një moment tavani i dhomës filloi të shembet.

“Në një moment është dëgjuar një krismë në tavan. Filloi fasada të bie dhe për pak sa nuk ra mbi kokën e policit. Nuk kishte nga t’ia mbante dhe kështu vendosi të dorëzohet”, ka deklaruar një dëshmitar.

Ndërkaq, policia ka konfirmuar se ky i ri është arrestuar për shkak të një problemi të mëparshëm, dhe dhunës fizike që kishte ushtruar ndaj familjarëve të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje