Ambasador Britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka qenë i pranishëm në qytetin e Kamzës për të vëzhguar procesin e votimit.
Deri më tani në këtë qytet nuk janë shënuar incidente, ndërsa votimi ka qenë i qetë.
I pyetur në lidhje me procesin e votimit deri më tani dhe situatën që Shqipëria u fut në votime Norman ka thënë: Zgjedhjet që bëhen sot është gjë e mirë megjithatë është një situatë e pazakontë. Pasi votuesit nuk kanë mundësi të zgjedhin mes kandidatëve, por nuk na takon ne kjo. I takon gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar. Ne jemi në krye të detyrës për të vëzhguar këtë proces dhe situatën”
I pyetur nëse ky proces i shërben zgjidhjes së situatës ai tha se, “çmoj faktin që zgjedhjet janë të qeta. Po patjetër që i shërben. Ne jemi për dialog, patjetër që është një mundësi dialogu. Kemi bërë thirrje për dialog. Shpresojmë që kjo t’i shërbejë dialogut”.
Kjo është ditë historike për Kamzen e shkretë që të fillon të çlirohet nga terroristët