A i përmbushëm standardet këto zgjedhje? Ja si përgjigjet Glover (flet dhe për dekretin e Metës)

1 Korrik 2019, 16:02Politika TEMA

Kryesuesja e OSBE-ODHIR Audrey Glover deklaroi se ende po mblidhte informacion në të gjithë vendin nëse këto zgjedhje i kanë përmbushur apo jo standardet

Ju keni vëzhguar edhe zgjedhjet e vitit 2015 dhe nga pasqyra që i bëtë zgjedhjet të djeshme ishte shumë i qartë. Por nuk u tha nëse u arritën apo jo standardet?

Glover– Ne ende po mbledhim informacione nga vëzhguesit tanë në të gjithë vendin dhe nuk kemi ende një raport të plotë për të gjithë vendin dhe të gjithë procesin zgjedhor. Në dy muaj ne do kemi një raport përfundimtar ku do të jetë ky vlerësim.

Sa shanse ka të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit dhe nëse ka ndonjë shans për tu ripërsëritur nisur nga fakti që ka një dekret të presidentit Meta për 13 tetorin?

Në fakt nuk është puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, janë autoritetet e këtij vendit, një sërë konsultimesh me një sërë gjykatash për të parë nëse certifikohen apo jo. Nuk është mandati ynë të certifikojmë zgjedhjet ne do të dalim me raportin tonë përfundimtar.

Ju keni monitoruar zgjedhje në Maj 1996 dhe nga raportimet e deritanishme duket një ngjashmëri mes atyre zgjedhjeve dhe këtyre zgjedhjeve?  A mund të na ofrojnë standardet e djeshme hapjen e negociatave?

Glover– E para doja të sqaroja që në maj të ’96 nuk kam qenë fizkisht këtu. Nëse këto standarde na ndihmojmë në hapjen e negociatave, nuk është detyra jonë të themi se kur ndikojnë këto standarde të zgjedhjeve. Do të ishte një pyetje më e përshtatshme për Bashkimin Evropian.

3 komente në “A i përmbushëm standardet këto zgjedhje? Ja si përgjigjet Glover (flet dhe për dekretin e Metës)”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Keta te huajt flasin ” as mish as peshk”
    Asnjehere nuk thone asgje.

    RAMA=BASHA=META=BERISHA=VELIAJ= “Futja popullit , pasurohu per vete”

  2. Shoku says:

    Per menimin tim , aq sa kuptova, Glover ishte as mish,as peshk. Si duket priste mendimin e Amerikaneve dhe BE.

  3. faro says:

    Pas pothuaj 30 vitesh demokraci, kjo mësuese e ciklit të ulë na ofendon duke na cituar Abetaren, e demokracisë!
    A nuk tregon nivelin e ulët të të gjithë personave që kanë bashkëbiseduar me të, prej shumë vitesh?
    Votimi I shërben popullit qe voton dhe jo politikaneve, që një nga idetë që guxoi t’u mësonte përfaqësuesve të medias!
    A ka ofendim më të madh?
    Ndaj na nëpërkëmbin në ndërkombëtarët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje