Baton Haxhiu i përgjigjet vjehrrit të Arminës dhe Metës: Ilirit duhet t'ia shkruajnë atë që thotë, s'ndërton dot një fjali normale

2 Korrik 2019, 10:07Politika TEMA

Baton Haxhiu tha në emisionin “Opinion”, se Ilir Meta “nuk e meriton funksionin që ka”, ndërsa Berishës iu drejtua me termin “vjehrri i Arminës”.

Baton Haxhiu: E para e punës, më vjen keq si shkruan Iliri, më mirë t’ia shkruajë dikush se ai që moti është një frazist, i cili interpreton atë që ia thonë të tjerët dhe nuk ka fuqi të fjalës për të ndërtuar një fjali normale.

Kjo frazë është burokratike, por ajo që vjen pas saj është që një prej pasojave që sot ka Shqipëria më 30 Qershor, është mënyra se si ai i është qasur krejt çështjes shqiptare për disa muaj e gati një vit.

Realisht nëse hyjmë në referencë të kohës, pjesa kryesore e sulmit që i është bërë sistemit politik ka nis me çështjen e Kosovës dhe me atë që quhej korrigjimi i kufijve…

Ju e dini se çfarë ka bërë, ai që më tha Baton Stanishici, dhe unë po i them vjehrri i Arminës, sepse një njeri i cili flet me këtë gjuhë, tregon se ai nuk ka kontrolluar çfarë ka krijuar për një kohë në politikën e tij dhe ia ka lënë gjërave luksoze të familjes së tij.

Nuk mundem të mos e përmend këtë, e di është është keq dhe nuk paraflas për këto gjëra, por është e turpshme, që dy njerëz që kanë udhëheqin Shqipërinë kanë këtë diskurs.

Blendi Fevziu: Po flet për Berishën dhe për Metën?

Baton Haxhiu: Po.

7 komente në “Baton Haxhiu i përgjigjet vjehrrit të Arminës dhe Metës: Ilirit duhet t’ia shkruajnë atë që thotë, s’ndërton dot një fjali normale”

  1. ¬ says:

    Politikani është si qelqi., po u thye imazhi., të ndryshoj orientim.

  2. Me ne fund shqiptaret po zgjohen e reagojne te bashkuar ndaj se Keqes -Antishqiptares

    sherbetoreve te Grekut si meta
    dhee serbit si beerisha .

    Eshte koha e Shqiptareve te bashkuar ,
    qe si dikur ,kur u bashkuan i shtine Friken me Gangsterrave te ksaj bOTE

    1. Kalec Dega says:

      oopsy daisy! harrove sorrosjan ramutin qe vulosi shitjen e detit por qe pret dhe vulen e floririt….

    2. Dritoni says:

      Batoni eshte vertete i madh. Nje M… i madh sa nje mullar kashte. Nuk ka me te madh ne mesin e gazetareve ne Kosove, e ne Shqiperi jane ca qe i bejne karshillek. Nje spiun i Serbise me tradite familjare ne kete zanat. Nese doni ta njihni Batonin lexoni librin e Veton Surroit “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”.

  3. Feik Njuzi says:

    Ke shume te drejte prandaj PS dhe Sorrosjan Ramuti e boni President.

  4. Vatra says:

    Po edhe Damir Fazlič neser ka për të quajtur argati i çetnikëve serbë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje