Meta "dorëzohet" për 30 qershorin, propozon zgjedhje të përgjithshme dhe për president më 13 tetor

2 Korrik 2019, 11:10Politika TEMA
Meta "dorëzohet" për 30 qershorin, propozon zgjedhje të

Ilir Meta ofroi si zgjidhje të krizës politike mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe për president më 13 tetor.

Meta kërkoi që Edi Rama dhe socialistët të propozojnë kë të duan për kandidat, dhe se ai do të garojë në këto kushte që ndodhemi.  

“Vendi kërkon zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht, prapë jap zgjidhjen time në interes të shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.

Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin, përgjegjësi e të dy palëve, dhe disa të tjerëve që u përfshirë në këtë lojë shqiptare, kundër parimeve europiane.

Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe për presidentin. Dhe unë do garoj për president, dhe Rama të vënë kandidat kë të dëshirojnë, dhe kjo e zgjidh këtë krizë, që të mos na futen prapë nesër ambasada se është dhe 2 korriku”, u shpreh Ilir Meta.

(TemA)

7 komente në “Meta “dorëzohet” për 30 qershorin, propozon zgjedhje të përgjithshme dhe për president më 13 tetor”

  1. Ilir N says:

    Nuk don të jet presidenti parë i shkakrkuar për faqen e zezë të tij, prandaj propozon zgjedhje me 13 tetor “edhe për presidentin”!
    Nuk e ditka zotëriu se 13 tetori nuk do zë në atë zyrë.

  2. Elidoni says:

    Hahaha…ti do shkarkohesh ne ceremoni o hsjdut muti!

  3. ¬ says:

    E mbylli me turp. (si Ramiz Alia)

  4. durresi says:

    hahaha, per zotin ka levizur me te vertet nga fiqiri

  5. Flutura says:

    Prit ore debil, me 13 tetor jane per lokalet, apo do besh prap cdekretim?
    Cojeni diku per vizite te shendetit mendor,
    dhe te largohet nga detyra se e turproi Shqiperine e shqiptaret. Po tallet bota.
    Mban pergjegjesi edhe parlanenti per kete po te vazhdoj ta leje ne detyre.

  6. Jimi says:

    Ti piratpresident nuk ke as tager, e as moral te vendosesh kushte. E vetmja gje qe mund te besh eshte doreheqja, ose ajo qe ti e kishe shum per zemer, te shnderrohesh ne Salvador Allende. Mos prit per alternative tjeter, ashtu sic te keshillon, e te pompon Nikoll Lehesi! Sic po e shikon gjerat po rrokullisen shum shpejt dhe pale c’ka brockullisur ai ish keshilltari yte, qe keta grigot e rrembyen fluturimthi ne ambasaden USA! Gojet e liga thone qe ai nuk paska lene gje pa rrefyer tek keta dreq gringosh, e pale c’ben vaki !? Hajde i dashur piratpresident, gjerat priti me dashuri e qetesi ashtu sic i kemi pritur ne “rajaja” tere keto vite te sundimit tuaj!

  7. beso says:

    Ilir floriri do shkosh ne burg si hajdut dhe vrases….
    Kjo eshte e sigurt dhe koha do e tregoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje