VIDEO/ Surprizon Miley Cyrus: Do të shkoj në Prishtinë me "Mbretëreshën e Kosovës”... Dua Lipa

2 Korrik 2019, 08:56Lifestyle TEMA

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, nëpërmjet një videoje në llogarinë e saj në instagram, bën me dije se në festivalin e Prishtinës që do të mbahet me 2 gusht në Kosovë, përpos faktit që do të jetë vetë e pranishme, ajo do të marrë me vete edhe kolegen e saj, këngëtaren me famë botërore Miley Cyrus.

“Unë do të shkoj në Kosovë me Mbretëreshën e Kosovës”, shprehet Miley në videon e publikuar.

Me siguri të gjithë ju po e prisni me padurim këtë surprizë mjaft emocionuese.

Më herët është njoftuar se në këtë festival do të jetë edhe një prej Dj më të njohur në botë, Calvin Harris.

 

Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje