Në muzeun ku mban 34 trofetë e fituar me Barcelonën dhe 5 Topat e Artë, Leo Messi grumbullon gjithshtu dhe 9 zhgënjimet me Argjentinën. Vetem medalja e arit në Lojrat Olimpike në 2008-ën e arritur me albiçelesten në Pekin ka zbutur pak shijen e hidhur që lë Argjentina për të.
Ylli azulgrana është golashënuesi me i mire i Argjentinës me 68 gola por nuk ja ka dalë të fitojë asnjë nga 4 Botërorët dhe 5 Copa Americat, kur ka përfaqësuar kombëtaren e tij.
Që nga Botërori i Gjermanisë në 2006-ën deri në Copa American e Brazilit të 2019-ës, Messi ka tentuar të cojë albicelesten drejt suksesit por fati nuk ka qenë me të. Pa fat por dhe pa gola. Leo nuk ka shënuar në asnjë nga 9 eliminimet e Argjentinës me të. Një simptomë që bën edhe më të madh zhgënjimin e tij dhe kritikat drejt yllit që ka provuar të gëzojë shterpësinë e tij por i ka munguar gjithmonë pasi i fundit.
Në Kupën e Botës në 2006-ën pa nga stoli se si Argjentina mundej nga Gjermania me penallti 5-3 pasi sfida ishte mbyllur në barazim 1-1. Si titullar me Argjentinën mori pjesë në 2007-ën në Copa America ku ka shënuar në çerekfinale ndaj Perusë, në gjysmëfinale ndaj Meksikës dhe nuk ja doli të realizonte ndaj Brazilit në finale ku u munden 3-0, shkruan Supersport.
Kjo ishte goditja e parë. Në 2010-ën në Afrikën e Jugut në Botëror me Maradonën trajner shënoi 3 gola në fazën e grupeve dhe në fitoren që i dha Argjentinës përballë Meksikës në 1/8 por edhe njëherë Argjentina u shtyp 4-0 ndaj Gjermanisë në çerekfinale, edhe njëherë Messi nuk ja doli.
Përsëri Copa America në 2011-ën Messi e provoi por në shtëpinë e tyre dështuan përballë Uruguait kur sfida ju drejtua penalltive. Më pas erdhën 3 finale të humbura rradhazi. Ne 2014-ën Kupa e Botës në Brazil, Argjentina e Messit arriti në finale dhe Gjermania i mposhti në kohën shtesë. Nje tragjedi që vijoi në Copa American e vitit 2015 përballë Kilit dhe atë të 2016-ës përsëri ndaj Kilit.
Eliminimi ndaj Francës në Botërorin e Rusisë në 2018-ën dhe humbja me Brazilin ne Copa American e këtij viti janë pjesë e karrieres së tij me gola me finale por pa tituj. Një mallkim që nuk ka fund. Copa America e ardhshme do të mbahet në Argjentinë dhe Kolumbi në 2020-ën aty ku Leo do të ketë mundësinë e 10-të për të fituar një trofe me Argjentinën.