Rudina Hajdari: Meta është i acaruar, hoqi dorashkat e bëri shumë gafa. Atakoi ndërkombëtart në mënyrë të turpshme

3 Korrik 2019, 21:42Politika TEMA

Për Rudina Hajdarin, zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin idealet, por përgjegjësia në radhë të parë sipas saj, është e opozitës që mori një vendim të gabuar për t’i bojkotuar.

Referuar konferencës për mediat që Presidenti Ilir Meta mbajti ku kërkoi që më 13 tetor të mbahen sërish zgjedhjet vendore, por edhe parlamentaret dhe për Presidentin, kryetarja e grupit parlamentar demokrat tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv, se kreu i shtetit në mënyrë të turpshme sulmoi ndërkombëtarët.

Sipas saj, diplomatët e huaj kanë luajtur rol konstruktiv në Shqipëri por në këtë krizë të fundit, zgjidhjen ja kanë lënë në dorë politikanëve shqiptarë. E ftuar në Repolitix, Hajdari tha se në atë konferencë Meta hoqi dorashkat dhe nuk u soll si burrë shteti.

Ndoshta këto zgjedhje nuk ishin ideale. U bojkotuan nga opozita. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Ne duhet të pranojmë fajet tona dhe të ecim përpara sepse jemi përpara vendimit të tetorit për hapjen e negociatave.

Sa i përket presidentit dhe konferencës ishte një dalje e cila nga të gjithë u pa problematike se ai hoqi petkun e një burrë shteti dhe foli në një mënyrë që nuk i takon një presidenti të flasë në emër qoftë të popullit.

Pashë një president të shqetësuar, hoqi dorashkat por bëri dhe shumë gafa në atë prezantim dhe në mënyrë të turpshme atakoi ndërkombëtarët që nuk i takon presidentit t’i sulmojë në atë lloj mënyrë ndërkombëtarët që luajnë një rol konstruktiv në Shqipëri, sugjerues, dhe nuk kanë fare të bëjnë me vendimet tona.

Në këtë krizë ndërkombëtarët kanë zgjedhur të zgjidhet midis nesh, dhe ne nuk arritëm dot ta zgjidhim. Ishte një situatë e vështirë për të gjithë, nuk do donim të kishim zgjedhje pa opozitën…

Presidenti duhet të reflektojë. Presidenti duhej të ishte në Shqipëri kur opozita dogji mandatet, jo në Gjermani.

Të mos e kishte lënë këtë hap të opozitës të bëhej sepse solli pasoja shkatërruese për vendin, prandaj kemi këtë situatë që mazhoranca ka uzurpuar institucionet. Edhe opozita ka përgjegjësinë e saj në situatën që jemi sot“, tha Hajdari.

2 komente në “Rudina Hajdari: Meta është i acaruar, hoqi dorashkat e bëri shumë gafa. Atakoi ndërkombëtart në mënyrë të turpshme”

  1. Lili says:

    I atakoj edhe beri shume mire! Mjaft me me servile si tij !

  2. lajmsi says:

    Rudi na nxorre mallin e te ndjerit!Nuk thuhet “foli ne nje menyre qe nuk i takon nje presidenti te flase ne emer qofte te popullit”;duke i thene kembes dore e dores kembe!Preçedentit nuk i takon te flase ne kete menyre ne emer te popullit ,qofte edhe ne emrin e tij personal,pasi funksioni qe ushtron nuk eshte personal por perfaqeson popullin jo me qofte por ate simbolizon !Jam i bindur qe nuk ke per ta kuptuar kete lapsus!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje