Presidenti serb Aleksander Vuçiç në një konferencë për media në Beograd, foli hapur për situatën në Kosovë dhe presionet sipas tij të përditshme për serbët, por edhe për hetimin lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviç, raporton Telegrafi serb.
Presidenti i Serbisë, tha se situata në veri të Kosovës, është komplekse dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Vuçiç tha se vështirësitë më të mëdha të furnizimit në atë pjesë janë për shkak të taksës së vendosur nga Prishtina, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Duke komentuar hapjen e pikave të shitjes nga ana e autoriteteve të Prishtinës, pasi për dy ditë me radhë, afaristët serbë i mbyllen dyqanet, presidenti Vuçiç tha se kjo është bërë me qëllim që “serbët të harrojnë lidhjen me atdheun e tyre”.
“Objektivi kryesor i këtyre masave të Prishtinës, është ta marrë veriun e Kosovës, dhe të dëbojë popullsinë serbe nga mbarë Kosova”, tha Vuçiç.
Lidhur me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në veriun e Mitrovicës, presidenti serb, tha se autoritetet shtetërore në Serbi kanë fotografi që qartësojnë vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe do të përpiqen të marrin prova materiale për të konfirmuar dyshimin se kush është vrasësi.
“Ne kemi gjithçka të mbështetur këtu nga fotografi dhe shkrepje të panumërta, ne do të përpiqemi të marrim dëshmi materiale dhe së shpejti të bëjmë publike. Hetimi ynë nuk do të ndërpritet kurrë derisa të arrijmë te vrasësit e Ivanoviçit”, tha Vuçiç në konferencën për media.
Vuçiç foli edhe rreth vizitës së sotme të kongresmenit Eliot Engel. Ai vuri në dukje se Engel është një nga avokatët më të mëdhenj të Kosovës.
“Ai është një nga avokatët më të shquar të pavarësisë së Kosovës dhe protagonistët e pavarësisë së Kosovës. Ne folëm rreth asaj se sa e rëndësishme është të vazhdojmë bisedimet dhe dialogun dhe se kjo është e rëndësishme për marrëdhëniet e mira serbo-shqiptare dhe stabilitetin e vendeve. Shpresoj se mesazhet e tij në Prishtinë do të kontribuojnë në përshpejtimin e kushteve për vazhdimin e dialogut “,tha Vuçiç.
Ai tha se shpreson që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë sa më shpejt të jetë e mundur me dialog. (Përgatiti Zana Beja) (TemA TV)
S’besoj që do antarsohet Sërbia në 2025.
Prishtina kerkon te marre veriun…
Pse nuk ishte e gjithe kosova serbi tani vetem veriu na paska ngel serbi?
Durim plako durim
Thuaju o Vucic serbeve te kthehen ne vendin e tyre.Boll ndenjten emigrante ne nje vend qe nuk ju pelqen shteti.
Qindra fotografi paskan pë vrasjen e Oliver Ivanoviçit!!!!…. A ua kanë dhë këto autoriteteve hetimore të Kosovës? Nëse jo, pse? A jan vërtet të interesuar pë zbulimin e vrasësit? Çne ky fotograf , nga e ka ditur se kur dhe ku do të bëhej vrasja që paska qenë në gatishmëri për shkrepjet??!! Duket se Beogradi ka inskenuar diçka për të fshehur vrasësit e vërtet që mund të jenë dorë e tyre.
Hahaha buzederri,kosova eshte e njoftur me kufijte aktual zoti dobic,.nuk ka ne voje temare nje gje qe e ka. Serbet me te vertet janw nje popull i trashe,genjehen me idiotesira te tilla,dhe i besojne ketij dobicit me sy mbyllur.Ke Lulushin qe imiton presidenin dobic te serbeve,dhe ne fak, pas i rrine vetem disa debila me sindrome serbe.