Erjon Braçe: Votat e pavlefshme janë vota kundër nesh, duhen lexuar shumë mirë. Meta, si Berisha në '97-n

4 Korrik 2019, 08:09Politika TEMA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se votat e pavlefshme që u regjistruan në zgjedhjet lokale 2019 janë shumë dhe, sipas tij, ato janë vota kundër qeverisë.

“Votat e pavlefshme janë shumë dhe duhet të jemi realistë: ato janë vota kundër.

Duhen lexuar shumë mirë nga secili prej kandidatëve dhe nga PS-ja për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar në këtë aspekt.

Faktori i parë ka lidhje me qeverisjen; faktori i dytë mund të jetë qeverisja vendore, ka shumë të pakënaqur sidomos në zonat rurale për infrastrukturën; faktori i tretë mund të jenë kandidatët”, u shpreh Braçe.

Kur u pyet se si do të veprohet me kryebashkiakët e opozitës të cilët kanë deklaruar se nuk do të largohen nga zyrat e tyre, zv/kryeministri u përgjigj:

“Janë deklarata që më ngjajnë si ato që nuk ka zgjedhje në 30 qershor, që do të bëhej nami.

Janë deklarata për të motivuar disa punonjës bashkie që të dalin në protestë me molotov në dorë në 8 korrik.

Shteti ligjor do të veprojë për secilin nga personat që shkelin ligjin”.

Sipas Braçes, Shqipëria nuk ka më një president në korniza kushtetuese.

“Nuk e mendoja kurrë që pas Sali Berishës president, modeli i tij do të replikohej nga dikush tjetër.

Nga viti 1997 e këtej, presidentët kanë qenë burra zotni.

Shqipëria e ka humbur presidentin në kornizën e tij kushtetuese. Pretendoja se kishim president jo të njëanshëm dhe aspak partiak, por në gjykimin tim nuk është në këto konture.

Duhet të qetësohemi dhe të themi gjërat siç duhet, pa i bërë dëm shqiptarëve.

Gjithkush mund ta kritikojë këtë parti, por jo ai që i ka marrë gjithçka kësaj partie, që nga votat deri te ofiqet”, tha Braçe.

5 komente në “Erjon Braçe: Votat e pavlefshme janë vota kundër nesh, duhen lexuar shumë mirë. Meta, si Berisha në ’97-n”

  1. Brahoo says:

    Braçe edhe ti (si gjithmon dhe si gjithe socialistet) e ke votuar Like floririn si president !
    Vetem per kete, president qe kemi, edhe fale teje,duhet te mbyllesh gojen e te kerkosh falje… ne qofte se ke nje minimum morali .

  2. Zambi says:

    Jane vota te njerezve qe ju i nxoret me presion te votojne por qe ju ka ngel pak integritet dhe respekt per veten e tyre.

  3. drino says:

    Votat kundra dihet jane te militanteve te PD qe Edi i mban ne atministrate, Sali krimineli kur vjen ne pushtet dihet qe fillon heqjet qe nga pastruset ndersa Edi nuk leviz njeri pervec ndonje drejtori….
    Ky eshte ndryshimi mbidis shplarit dhe qytetarit….

  4. Korcari 1 says:

    Brace,mjaft me brockulla,nderroni kushtetuten ate beni te tjerat jane pazaret tuaja.

    1. XHOANA NIKA says:

      Po Brace Votat Kunder Jane Voto KUNDER QEVERISE e sidomos KUNDER RAM KRIM_DROGES…BRAVO QE I LEXON QARTE KETO VOTA, PO AI LEXON AI I MARRI? BENI ZGJEDHJET ME DKRET ME 13 TETOR DHE PRANONI VERDIKTIN E SHQIPTAREVE. MOS HARRON SE NJE DITE NUK DO TU RUAJNE URDIA E POLICISE, MEKATET DO TU NDJEKIN EDHE NE VARR…MOS U KARAGHASONI ME MEKATET E BERISHES DUKE I THELLUARA SHUME E ME SHUME ATO…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje