Meta uron festën e SHBA: Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur

4 Korrik 2019, 09:08Politika TEMA

 Ilir Meta ka uruar festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë  se shqiptarët e Amerikës nuk ndihen të lumtur me krizën ku ndodhet vendi dhe bën thirrje për reflektim e përgjegjshmëri.

“Mirëmëngjes të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA!

Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontribuon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës”, shkruan Meta.

3 komente në “Meta uron festën e SHBA: Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur”

  1. A says:

    Ne diten e festes…te urojne ooooo idiot president…nuk urojn njeri me hallet e tija o idiot.
    Shajne ne por e verteta eshte se president e beri rama…dhe kur shajme ndonjerin, i themi o bir kurve…keshte qe i bie kurva te jet rama dhe i biri iliri

  2. Irma says:

    Irma
    Çfarë rastësie! Sot ka dhe Rama ditëlindjen! Rama i paska yjet dhe planetet njësoj si Amerika! Prandaj si duket dallon nga politikanët e tjerë!

  3. Lazni says:

    Po leri keto dokrra se nuk te shkojne or liliput por meshoji asaj qe deklarove para dy ditesh qe Ne Shqipetaret duhet te punojne fort me Europen se ne nuk do hyjme ne NATO qe ta kemi mire me SHBA!Apo ishe i pire ,apo Saliu te dha ndonje hapje qe te eksitoi ne ate fare mase sa ishe gati me njerezit qe ke e i komandon ti hapje lufte si Vojo Kushi duke u hedhur granate ne Ambasade!Ti sot sduhet te kishe kohe ti shkruaje keto rreshta sepse duhet te ishte gjetke,por si thote ajo fjala popullore se ti mendove qe “bishti e ka dardhen para e jo dardha e ka bishtin mbrapa”!Ndaj kujdes ,mos shko me ne plazh se te bene keq e ku ta dishe dite te nxehta vijne !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje